Ime më është shenjtore. Pas rritjes së tre fëmijëve dhe punës me kohë të plotë, ende gjente kohë për të dalë vullnetare si kryetare e një zone zgjedhore në Kaliforni. Ne kalifornianët ankohemi shumë. Asaj i duhej të merrej me persona të zemëruar që kishin harruar dokumentet identifikuese ose që nuk gjenin emrin në listën e votuesve. Ne në Kaliforni jemi kaq të çmendur saqë, nëse kërkon të votosh nga makina jote, në fakt të sjellim tek makina një makinë elektronike që të votosh aty.
Ajo doli vullnetare jo për ato pak para që merrte, por sepse besonte në rëndësinë e zgjedhjeve të ndershme dhe në detyrimin që kanë qytetarët për të qenë pjesë e ndërtimit të një demokracie të fortë.
Kur vizitova qendrat e votimit në Shqipëri gjatë zgjedhjeve vendore të verës së shkuar, pashë më së shumti të njëjtën gjë — persona që punonin shumë, sikurse nëna ime, të përkushtuar që ta bënin punën sa më mirë të mundnin. Punonjësit shqiptarë të qendrave të votimit me të cilat jam takuar ishin njerëz të zakonshëm — mësues, punonjës fabrike dhe fermerë.
Ndaj u inatosa kur pashë militantët e partive që kërkonin të minonin punën e këtyre vullnetarëve të ndershëm në qendrat e votimit. Disa Ambasadorë të BE-së dhe unë pamë grupe të mëdhenj gangsterësh të rinj në moshë, jashtë qendrave të votimit që dukshëm donin të frikësonin votuesit. Shumë njerëz na dhanë gjithashtu prova të blerjes së votës dhe të votimit në grup. Dhe, sikurse e dimë, disa prej kandidatëve kishin të shkuar të turpshme kriminale. Abuzimet zgjedhore janë një tradhëti ndaj demokracisë shqiptare.
Këto çështje zgjedhore u vërejtën gjithashtu në vlerësimin e zgjedhjeve të ODIHR-it [odirit]. ODIHR-i lavdëroi gjithashtu punën e mijëra punonjësve në qendrat e votimit që punuan me nder ditën e votimit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht reformat e mbështetura në rekomandimet e ODIHR-it dhe i bëjnë thirrje Kuvendit që t’i zbatojë ato këtë vit.
Por, për të arritur reformë të vërtetë duhet të bëhet edhe më shumë.
Partitë politike kanë nevojë ta marrin seriozisht detyrimin për të siguruar financa transparente partiake. Kemi parë një parti që ka bërë të ditur planin për transparencë të financave të saj. Nxisim të gjitha partitë politike që të prezantojnë auditim ndërkombëtar të financave të partive dhe të fushatave të tyre dhe që t’i bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve.
Udhëheqësit e partive duhet të bëjnë gjithashtu më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale nga radhët e tyre dhe të mos i vendosin fare emrat e tyre në fletën e votimit. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit ishte një hap i parë i rëndësishëm, por tani është po kaq i rëndësishëm zbatimi i plotë i tij.
Së fundi, votuesit shqiptarë kanë nevojë që po ashtu të marrin përgjegjësi — përgjegjësinë për të mos pranuar pará për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë. Shqiptarëve dhe amerikanëve u pëlqen të ankohen për politikanët e tyre. Ne mund të ankohemi sa të duam, por në një demokraci ne jemi përfundimisht përgjegjës për politikanët që zgjedhim.
*Fjala e ambasadorit amerikan në tryezën për reformën zgjedhore
Po hajde beji ti listat e deputeteve shoku LU, sepse aty jane te gjithe kriminele. Ata qe jane dhe ata qe do vijne.
E vetmja reforme qe duhet eshte ajo zgjedhore dhe me konkretisht ose ligj mazhoritar te mirefillte si ne Angli ose te kombinuar me proporcional kombetar sic e kishim dikur. Boll me lista gjepurash, si te hapura si te pahapura, populli vihet ne rresht per te votuar alternativen e keqe por qe mban larg pushtetin alternativen akoma me te keqe. Qe votuesi te mos votoje me pishmalleqe “po te mos votoj per kete, hyn tjetri pastaj” mire do ishte te konsiderohej edhe sistemi irlandez STV ku votuesi voton disa alternativa me preference qe varion. I dine kodoshat e politikes keto por nuk duan ti bejne se pastaj nuk qeverisin dmth vjedhin, me gjate. Dhe perendimi behet pale me keta palo kur miraton ne heshtje arnimet zgjedhore te rradhes.
ashtu tha perfaqesuesi i kinës?
O Lu, o xhan, po paraja hedh shurren perpjete, e jo me te mos japin voten. Edhe ty po te te japin para do votosh per kriminelin.
A mund te saktesosh se cili nuk eshte kriminel apo i korruptuar si nga PD ashtu dhe nga PS, keshtu qe i ke rene kitares me tela te keputura o xhan.
E po kjo Pune. Cdo koment poshte teje mund te shkoje dicka pornuk mund t’i heqe asnje presje komentit tend.
O Lu po perdor te nje jeten loje si Arviziu ne vend ti mblidhni ripat partive politike i drejtohesh votuseve qe skane gje ne dore edhe pse votojne nuk e dine se ku shkon vota e tyre. Shko tako kriminelin Berisha sic bere disa dit me pare dhe e mbyll programin tend e te SHBA pa per shqiptaret as qe ju ua ndien fare. Ne vend qe te izoloni kriminelin e vrasesin Berisha e ti beni presion drejtesise te pa beje pune e saj ne lidhet me krimet e tij ju duke i qendruar prane e ledhatuar i beni nje dem te madh Shqiperise e popullit shqipetar. Prandaj lereni popullin dhe miru me politiken e partite politike se ato jane te keqet e ketij vendin e jo votuseve e saj se dhe bandat ato i ngrene e frymezojne e mbrojne. LU te fal Arviziu se vetem vendet keni ndruar asge tjeter e njejta ne politike e veprimet e mbeshtet dhe e vaket.
Z.Lu,a e dini se Arvizuja juaj perveshi menget per te pranuar vjedhjen e votave te Rames nga Basha per KRYEBASHKIAK? A e dini ju se vjedhjen e votave e futi ne METODE Sali Berisha qe ne 1996-ten? NQS i dini keto-pse ju shkoni ne SHQUP e takoheni me LULIN dhe Saliun shume here dhe kjo po bie shume ERE TE KEQE se YLLIN NE NgJITJE te ARVIZUS kekoni ta beni K/Minister…! Ky do ishte turpi juaj..!
O shoku Lu per ke kriminel e ke fjalen per ata “burra shteti” ,apo per ata qe drekojne si “yje ne ngjitje”!Ne nuk e dinim ç’fare ishte vjedhja e votes ,kjo u be e mundur fale Juve “miqeve te vertete” te pasurive te vendeve te ndryshme ku per ti rembyer keto pasuri u duhet qeveritare te koruptuar,presidente kaptere,drejtesi qe e çone hajdutin,vrasesin,apo bashkepunetorin e tyre ne drejtim te paditur.Ndaj me mire na trego ndonje gje tjeter se sa keto broçkulla pasi na i ka mesuar se miri ai qe Ju zevendesuar paraadhesi juaj ,pseudodiplomati qe populli nuk ia dha voten Lu-se tone, per Kryetar bashkie e ai nxorri nga menget votat e fallcifikuara!Ndaj leri keto leksione ne kete vend se s’pijne me uje ..Nuk na thua se si shkoi dreka ma shokun Lu o zoti Lu?
Zoti LU, ju falenederojme per ndimesen qe i jepni vendit tone , per te dale nga letargjia ku gjendet dhe qe spo orjentohet si duhet per konsolidimin e demokracise dhe ritjen e nivelit ekonomik te shqiptareve. Na vjen keq qe ose se kini kuptuar, ose beni te njejten gjr qe beri paraardhesi tuaj me qendrimin qe mbante ndaj Berishes, duke e quajtur bure shteti, nderkohe qe ky bastard eshte e keqja e shqiperise dhe shqiptareve. Deri tani kemi pare ne shtyp mbi 100 akuza te ndryshme, disa prej te cilave jane edhe krime kunder njerzimit. Vajtja dhe perulja qe ju beni para saliut ka ndikuar dhe ndikon shume keq ne opinjon, pavaresisht bisedave qe beni me te. Populli me dy zgjedhjet ne 2013 dhe ne 2015 e ka hedhur ne koshin e plerave Prandaj mose e sperkatni me uje trendafili dhe mose i merni doren keti personi, sepse eshte ai , qe e sjll rotull vendin dhe popullin tone, te hiqet zvare dhe te mose perparoi si vendet e tjera.Nese drejtesia dote vepronte konforme kushtetutes dhe ligjeve saliu duhej te ishte mbrapa hekurave dhe jo te kakarise ne zyra luksoze .