Namik Dokle fiton gjyqin për pagat e hequra nga Topalli: Ja sa do përfitojë

26 Janar 2016, 14:33Politika TEMA

Heqja e pagës deputetit socialist Namik Dokle në periudhat shtator 2009-­Maj 2010 nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është vlerësuar e padrejtë. Deputeti socialist ka fituar në gjykatë të drejtën e fitimit të pagës për 9 muaj, ndërsa një padi të ngjashme rezulton ta kenë bërë dhe disa deputet të tjerë socialist të cilët në 2009 bojkotuan punimet e kuvendit.

Ish­-nënkryetari i Parlamentit aktualisht deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit Namik Dokle fiton gjyqin me Kuvendin duke përfituar pagën e munguar, shpërblimet dhe dietat për një periudhë 9­mujore.

Vendimi në favor të deputetit është dhënë nga gjyqtari Gentian Hamiti i cili i ka njohur Dokles të drejtën për të përfituar afro 1.4 milionë lekë përfitime për periudhën shtator 2009­maj 2010.

Report TV ka siguruar ekskluzivisht një kopje të këtij vendimi ku gjyqtari sqaron se për këtë periudhë parlamenti duhet të paguajë paditësit në këtë rast Dokles, pagën neto prej 780.243 lekë shpenzime telefonike në shumën 147.100 lekë, dieta në vlerën e 272.282 lekë si dhe shpenzime transporti në vlerën e 223.042 lekë.

Por përse nuk u paguan deputeti Dokle?

Juristi i parlamentit në gjykatë ka sqaruar se konflikti financiar me deputetin ka ardhur si pasojë e bojkotit të plotë që z.Dokle i ka bërë punës së Kuvendit duke mos marrë pjesë në seanca plenare, komisione parlamentare dhe veprimtarinë e parlamentit.

Periudha shtator 2009 ­ maj 2010 përkon me protestën e Partisë Socialiste në atë periudhë në opozitës, e cila nën moton “Hap Kutitë” bojkotoi për disa muaj punimet e Kuvendit.

Në atë periudhë Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli e cila vendosi që jo vetëm deputetit Namik Dokle por plot 63 deputetëve të tjerë socialist t’i ndërpresë përfitimet financiare.

Mes deputeteve që ju ndërprenë pagat dhe kanë bërë padi në gjykatë janë Vali Leskajt Olta Xhacka e ish­deputetja Shegushe Ligori. Me këtë vendim të Gjykatës Administrative vendimi i ish­kryetares së Kuvendit është konsideruar i padrejtë duke detyruar administratën aktuale të paguajë paratë

9 komente në “Namik Dokle fiton gjyqin për pagat e hequra nga Topalli: Ja sa do përfitojë”

  1. aliu says:

    Domethene te braktisesh punen dhe te marresh leket pa qene ne pune, shtet rrumpall

  2. syleshi says:

    Qe ketu duket drejtesia.kur ishtene opozit nuk ja dhane tani qe eshte ne pozit paska te drejte tamam si ajo shprehja drejtesia vonon po nuk harron sidomos kur je mbi kal

  3. bznsmen says:

    o Edo ….
    muzeumi ka mor n’telefon dhe kerko dinozauret qe i ke adoptu ne parlament……

    ska turni i nates me ca te punoj…..

  4. yyyyyyp xhixhi says:

    Miliona leke dalin nga dera e bankes e futen ne xhepat e ketyre KELLIRAVE!
    Qindra e mijera BARKTHARE e FUKARENJ dergjen e ulerasin per kafshaten e bukes thate!
    Zoti ju ardhte hakut e te gjitha ato para i befshi ILACE e ne shtrat te spitalit ti konsumoni!
    PER te gjithe hajdutet po u dergoj kete urim!

  5. Treviso says:

    Po personi i parlamentit qeshkeli ligjin

    Po per kryetaren e parlamenti qe shkeli ligjin duke mos paguar deputetet nuk duhet te merret mase ? Amendohet se çfar dami ekonomik i krijon qeverise sot, ky vendim. Me e kenaqur eshte Jozefina me partine e saje se sa ato qe marrin parat e munguara. Zonja Jozefine per vendim te gabuar duhet te denohet minimumi me gjobe.

  6. Shoku Rrok i Druve says:

    Fukaraja! Shyqyr qe i mori! Tani te botoje ndonje roman “te shkelqyer” qe ta shetise ne qytete te tjera, ose te vere ne skene ndonjw traume ne teatrin e Korces, pas rikonstruksionit te nderteses. I hengsh me te shendosh, kandidat per kandidat ambasador per ne Spanje, qe na ke merzit se si senator i perjetshem nuk dashke te kandidosh me per deputet. Tani ulu e shkruaj kujtimet! Ti nje ane e Gramozi ne anen tjeter, si nje pende qe te mbijeturish (?!)Vec me ma fal librin e kujtimeve se ne librari jo njehere per te gjalle.

  7. Zani T. says:

    Mos u ngutni, komentues/e, se mos pasi t’i marre ato “para te qelbura”, – te mos shkosh ne pune e te marresh pagen me 5-6 vjet vonese, kur ndodh dhe rotacioni politik, vetem ketu mund te ngjase kjo cudi per librin e Ginesit, – do te beje ndonje investim personal ne Shishtavec, per ndonje kopesht a cerdhe, ose mendon per bustin e ardhshem te tij, post mortum! Prisni, mos u ngutni!

  8. Exact says:

    Kuvendi i sotem nuk ka asnje detyrim te demshperbleje Doklen. Jozefina Topalli ta paguaje ate nga parat qe ka vjedhur kur ka qene kryetare parlamenti.

  9. maks says:

    zoti dokle per ti treguar te gjith politikaneve qe je njeri nga zerat me autoritet ne politiken shqiptare keto leke qe ti dha gjyqi falja fukarenjve qe edhe keta fatkeq .jo per fajin e tyre po te politikes vuajn per buken e gojes.behu nismetare ti dhe dhuroiketo leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje