Është mbledhur paraditen e kësaj të marte në Tiranë tryeza e Vëzhguesve Vendorë, në fokus të të cilës ka qenë reforma zgjedhore.
Të pranishëm në këtë tryezë kanë qenë kryeministri Edi Rama, kryetari i PD Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, etj.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka deklaruar se ka ardhur koha që Shqipëria të shkëputet nga historiku i zgjedhjeve të deformuara dhe jotransparente.
“Duhet të shkëputemi nga kthetrat e së kaluarës, me zgjedhje si ato të vitit 2009 dhe 2011. Rruga drejt përsosjes nuk ka mbarim, por për realitetin në Shqipëri ka ende shumë vend për korrigjime”, ka deklaruar Rama.
Ai ka vlerësuar se, problemet e konstatuara gjatë proceseve zgjedhore kanë ardhur duke u tkurrur, por vazhdojnë të jenë të pranishme në çdo zgjedhje.
“Në zgjedhjet e viteve 2009 dhe 2011 u pengua në mënyrë brutale transparenca. Situata ka filluar të ndryshojë. Proceset zgjedhore të viteve 2015 dhe 2013 janë të gjithëpranuara nga vetë zgjedhësit”, ka thënë Rama.
Ai ka nënvizuar më tej se aleanca qeverisëse PS-LSI është e interesuar për adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe në këtë drejtim ka theksuar se i rëndësishëm është edhe konsensusi me opozitën.
“Reforma e re zgjedhore do të sillte shumë gjëra pozitive nëse do të kishte konsensus për të. Konsensusi është i domosdoshëm pasi nuk mund t’i privohet asnjë pale mundësia që të hyjë në lojë me rregulla të barabarta”, ka thënë Rama.
Ai ka vijuar më tej duke thënë se, korrupsioni zgjedhor është i ngjashëm me atë që është bërë sipas tij ndër vite në fusha të tjera, si me pronat, etj.
po 2.000.000 emigrantet a do pyeten per te ushtru te drejten e votes ku banojne apo do marrin aoutbuze dhe avione nga PS e Pd e mafjizat e lsi per te votu……..
mashtrues