DOSSIER/ Miku amerikan i Fatos Nanos: Ministri yt i Jashtëm është idiot. Nano: E di

25 Janar 2016, 19:42Politika TEMA

Në disa kujtime të botuara nga DITA në korrik 2013, diplomati i njohur Fatos Tarifa flet për Bruce Jackson.

Në tetor 2002, Tarifa dhe ambasadori amerikan i asaj kohe në Tiranë, James Jeffrey, i propozojnë kryeministrit Nano ta priste Bruce Jackson-in në Tiranë si një “njeri të rëndësishëm dhe me lidhje të forta në Uashington”.

Tregon Tarifa ndër të tjera:

“Të nesërmen paradite, në 10:00, Bruce Jackson u prit në takim nga kryeministri Nano. Unë isha i pranishëm në të dhe, qysh në fillim, kuptova se Jackson dhe Nano, shumë shpejt do të bëheshin miq, siç edhe ndodhi në të vërtetë. Fjalët e mia për z. Jackson, të përforcuara nga përshtypjet e ambasadorit Jeffrey në Tiranë, bënë që kryeministri Nano të krijonte besim tek ky “emisar” jozyrtar i Uashingtonit dhe ta konsideronte atë ndër miqtë e tij të afërt.

Pas atij takimi dhe, vazhdimisht më vonë, ata do t’i drejtoheshin njëri-tjetrit në emër: Bruce dhe Fatos. Kaq të afërt u bënë për njëri-tjetrin këta dy individë, saqë në takimin e tyre të fundit në Tiranë, në fillim të majit 2005, në praninë time, Bruce Jackson i është shprehur kryeministrit Nano se “your foreign minister, Islami, is an idiot” (ministri juaj i jashtëm, Islami, është idiot). Dhe Nano iu përgjigj: “I know” (“E di”).

Nëse z. Jackson shprehte hapur në atë kohë përshtypjen e tij për Kastriot Islamin, karakterin, cilësitë njerëzore dhe paaftësinë e të cilit si ministër i jashtëm i kishte njohur mirë për afro një vit e gjysëm, kryeministri Nano, duke pranuar “idiotësinë” e Islamit, nuk nxirrte ndonjë sekret shtetëror.

Besnikëria e Bruce Jackson-it ndaj kryeministrit Nano u manifestua edhe më qartë dy muaj më vonë, më 1 korrik 2005, vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti në Shqipëri, kur z. Jackson, bashkë me James O’Brien (i cili kishte qenë këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright dhe i dërguari i posaçëm i Administratës së Presidentit Clinton për Ballkanin) në një artikull që botuan në gazetën e famshme The Wall Street Journal, me titull “Albania’s Choice”, u shprehën hapur në favor të Partisë Socialiste në ato zgjedhje. Në artikull Jackson dhe O’Brien e mbështesnin hapur publikisht Partinë Socialiste dhe kryeministrin në detyrë në atë kohë, Fatos Nano, duke përfunduar me këto fjalë: “Për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të Shqipëria ka qenë e parëndësishme për ne, por ajo çfarë do vendosë populli shqiptar [në zgjedhjet e së] djelës do ketë shumë rëndësi për të gjithë ne”.

23 komente në “DOSSIER/ Miku amerikan i Fatos Nanos: Ministri yt i Jashtëm është idiot. Nano: E di”

  1. Kor+ca says:

    Ju lutem njerezve te gjuhesise dhe filozofise, qe te japin mundesisht ketu tek komentet edhe kuptimin real te emertimit IDJOT, te cilen edhe neper biseda te thjeshta , hera-heres perdoret nga nje shumice njerezish, qe ndofta nuk ja dine drejt perdorimin ketij emertimi.

    1. nd-ih-ma says:

      “Ι VETEM NE LLOIN E TIJE”.besoj eshte kuptimi Shqip i shprehjes idiot.

    2. Neo says:

      Ashtu eshte more djale mbase ministri i jashtem ka qene idiot por ambasadori Tarifa pervecse hajdut ka qene dhe idiot qe u kap duke kerkuar rryshfet ne telefon

    3. vjosa says:

      idiot=idiotis , quheshin ata qe nuk mernin pjese ne diskutimet publike ne athinen e aristotelit. njeri i vetmuar!

    4. Artur Duka says:

      Vjen nga greqishtja e vjeter, baza e fjales eshte IDIO dmth vetvetja, dhe ka pasur kuptimin njeri egoist qe mendon vetem per vetveten, jo ne kontekst me te tjeret. IDIOT me vone ka marre kuptim pathologjik si njeri budalla dhe pa ndjenja njerezore.

  2. tfgs1 says:

    Nano,humbe rastin magjik per te hyre ne historine e Shqiperise si figure kombetare,pa e tepruar duke u radhitur ne listen e patrioteve te Rilindjes,Nolit apo dhe ndonje tjetri si gjithmone keta vec kristiane shqiptare…………….
    gabove duke dhene doreheqjen, e le Shqiperine ne doren e suniteve gjaxore,bere te njejtin gabim te Nolit……………
    ja ku eshte katandisur sot shqiperia,nje bourdhelo sunitesh……FATALE!

    1. shen thomai says:

      Te degjoi Hiresia e Tij qe ti lavderon Nolin….te beri lanèt !-Ai prifti i Elbasanit ka mare mallkimet e dheut mbi koke nga kisha ne Greqi ,vetem se mbante mbi koke aty ku flinte ,portretin e Nolit.Vetem per kete edhe e kane shkisheruar,imagjino ta marin vesh kete LAJTHITJEN tende sot !?

  3. Jorgo says:

    nqs amerikani eshte bere mik me Nanon, dmth ka qene si ai, pijanec, kumarxhi, i korruptuar dhe legen. Aq me shume qe e paska perkrahur, ne nje kohe kohe qe qeveria Nano eshte me e korruptuara qe ka pasur ndonjehere ky vend. As Rama nuk i afrohet, megjithese eshte ne vend te dyte, por me diference.

  4. intelektuali says:

    ME MIRE TE JESH MINISTER IDIOT SI ISLAMI SESA VRASTAR FIRKACAK SI FATOS NANO

    prandaj edhe media jone kombetare duhet t’i meshoje me teper moralit sesa senzacioneve me amerikone dhe gjermone si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur Enveri kishte vene ne shenjester per te goditur ARMIKUN e radhes te Kllases, sepse:

    FATOS NANO DIHET QE KA GODITUR NE AUTOSTRADE NJE NJERI, NJE KALIMTAR DHE BASHKE ME BLENDI KLOSIN, MINISTRIN E EDVINIT TE RILINDJES SOCIALISTE QE PO RILIND PARTINE E PUNES, PRA KY FATOS NANO BASHKE ME BLENDI KLOSIN E HODHEN NE KANAL MJERANIN QE GODITEN ME FUORISTRADEN E TYRE LLUKSOZE PA I DHENE ASNJE NDIHME DHE JA MBATHEN ME VRAP NGA VENDI I KRIMIT SI FRIKACAKE.

    Prandaj edhe ne, Shoqeria Civile kemi te drejte te pyesim:

    KUR DO TE BEHET SERIOZE MEDIA JONE KOMBETARE?

  5. Definition of Idiot says:

    Cdo person, mashkull apo femer, mbi moshen 20 vjec(e) qe shpreh dhe tregon simptoma psikopatie pergjithesisht te krahasueshme me ato te Kastriot Islamit te shfaquara ne menyre te perditshme, do

  6. roberto says:

    Idiot do te thote as me pak e as me shume vecse “KASTRIOT ISLAMI”!

  7. Canada says:

    Zoti Tarifa
    Nuk dua te hyj ne debate me ty por Mund te them se pari qe edhe nese kjo eshte e vertete nuk Mund te thuhej ne public dhe besoj Ti si diplomat (nese pretendon se je) e kupton per efektin qe ka kjo si per Nanon qe e ka aprovuar, si per kete mikun tend amerikan. Kjo qe shkruan tregon qarte se kush je dhe ku eshte katandisur shqiperia.
    Pse nuk e besoj kete qe thua. Se pari nje I huaj ne takimin e pare me kryeministrin I thote qe ministrise I jashtem yt eshte idiot dhe Nano e aprovon indirek aprovon qe edhe vete eshte idiot. Nuk Mund te them qe Islami shkelqen ne diplomaci por idiot nuk eshte sepse ka mbaruar nje nga universitetit me te Mira francez even per fizike, ndersa ju Tarifa shkollen e tyt eti ate te Nexhmije Hoxhes, ate te marksizem-leninizmit. Turp per Ju Tarifa qe vodhet kasen e ambasades. Fatkeqesi per Shqiperine qe funderinat Tarifa, Nano, Sala and company uzurpuan shqiperine.

  8. Lec-Kabashi says:

    — Kuprimi i fjales— IDJOT — mund ta kete prejardhjen nga SLLAVISHT-JA
    – Dhe mund te kete kuptimin per nje njeri;
    – te luajtur,- te hecur,- te hikur, – te levizur, -te shkuar- te rreshqitur nga trut.

  9. england says:

    Nuk ka thene dicka qe nuk e dime!po te thoshte qe Kaci eshte gomar mund te na bente pershtypje,pasi do na ofendoheshin gomeret e tjere me ne krye Sali Berishen dhe ushtaret e tij ne parti…

  10. Mariana says:

    Gënjeshtra me bisht ! Kastriot Islami vërtetë mund të jetë idiot , por diplomatët e nivelit të lartë në takimet zyrtare , edhe pse mund të behen në mënyrë kofindenciale , kurrë nuk mund të perdorin një gjuhë jashtë etikës profesionale. Edhe Nano i cili ka nivel të lartë politik nuk duhet të ketë miratuar fjalët e diplomatit amerikan.
    Mendoj se Tarifa i ka deformuar fjalët qëllimisht për shkak të inateve personale me ish ministrin e jashtëm , sepse ky i fundit e shkarkoi nga detyra me dekret të Presidentit Moisiu si rezultat i akuzave për korrupsion gjatë riparimit të selisë së ambasadës tonë në Uashington!

  11. FREDI says:

    NIVELI I DOBET I ARTIKULLIT PASI JANE POLITIKAT AMERIKANE QE E CUAN KETE POPULL NE KETE FARE IXHALEJE DHE TE VLERESOSH NJE PERSONAZH I CILI SHITI PARTIN ME DUKET MUHABET PA BUKE

  12. !!!! says:

    Ka te drejte lekurekuqi i irlandes, ajo cfare vendosi populli shqiptar me 2005 pati shume rendesi per “ne” dhe per ta. Per bechtel-il, per podesten, per wisner e pidhsner, per vete ata qe me ne fund iu dha rasti te shperndanin dekorata per burra shteti! Rrofshin qukalashet qe flasin ne emer te ameriqise! Rrofte ameriqia! Rrofshin o’brien, o’harat, mcnamarat dhe te gjitha karat, qe na duan te miren si popull!

  13. gjergji says:

    I paditur ose me sakte i trashe … i mete qe nga lindja jo intiligjent ,qe ben veprime ose me fjale,, qe nje mendje normale nuk do ta bente …?? perdorin i perditeshem cfare idioti kur gabon per dicka -nejse por mendimi im ky …shoqeria shqiptare ka shume probleme te trashegura nga otomanet edhe intelektualet nuk po punojne per nje identitet shqiptare me moderne ne kete drejtim nuk them te gjithe por provone ne shqipni per nje fjale idiot apo ose va fa culo ha thiken ose fjale te tjera qe jashte nuk arrijne ta kuptojne …se me fjale nuk vihet ne diskutim nderi ……………..

  14. LORA says:

    Per mua, eshte zbavitje te lexosh kacafytjet e vonuara ne stanin e nano-kurvave,,,,sepse edhe F.Tarifa I kishte kaluar te gjitha filtrat e kredencialeve te kesj duhme puthadoresh.

    1. Juli says:

      Idiot ne Greqine e lashte quhej personi qe nuk merrte pjese ne mbledhjet e qytetareve tek agoraja ose tregu.Aty diskutoheshin problemet e qytetareve dhe votohej nga te gjithe per zgjidhjen e tyre .Ne gjuhen Greke idhiotis do te thote privat ose njeri i vetvetes.Greket i jepnin shume rendesi pjesemarrjes ne jeten dhe problemet e komunitetit. Ata i perbuznin personat qe nuk merrnin pjese ne mbledhjen qe behej ne tregun e qytetit dhe i quanin IDHIOTE. Me kete fjale ata nuk nenkuptonin nje njeri te mete nga ana mendore . Ky kuptim kesaj fjale iu dha shume me vone ne Evrope.

  15. mohikani says:

    idiot=rrotkarri

  16. Andrea says:

    Sa here e shoh Kastriotin me kujtohet Dostojevski!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje