Fatmir Toçi sulmon Kokëdhimën: Është bërë si Ali Pashai, po merr gjithë jugun

25 Janar 2016, 15:13Politika TEMA

Deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi, ka sulmuar ashpër në mbledhjen e sotme të grupit socialist, deputetin tjetër të zonës, Koço Kokëdhima.

Toçi e ka akuzuar “komisarin e Jugut” se po i zgjedh të gjithë drejtuesit lokalë të PS privatisht pa përfillur strukturat dhe pjesën tjetër të deputetëve socialistë.

Sipas Toçit, jo vetëm drejtuesit e PS në rreth, por edhe në emërime dhe biznese është shtrirë ndikimi privat i superdeputetit Kokëdhima.

“Eshtë bërë më keq se Ali Pashë Tepelena, tha Fatmir Toçi. Por ndërsa Aliu e pushtoi jugun, Koços po ja falin. Nuk e di se kush, por po ja falin”, mësohet të ketë thënë Fatmir Toçi, sipas burimeve të lapsi.al brenda grupit të PS.

Koço Kokëdhima, ashtu si dhe kryeministri Rama nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e grupit socialist.

Top Channel raporton se atij Toçit iu përgjigj Gramoz Ruçi:

Përgjigja e Gramoz Rucit ka qënë e prerë.

“Nuk është etike të flasim për çështje kur kolegu deputet nuk është mes nesh. Ju në territorin që mbuloni jeni inekzistent në zbatim të vendimit të Asamblesë Kombetare.

Ju të gjithë deputetët e qarkut Vlorë, Gjirokastër jeni jashtë linjës. Keni shmangur me apo pa dashje vendimet e Asamblesë. Përgjegjesia për mbajtjen peng të zgjedhjeve në Vlorë dhe Gjirokaster është e juaja, e të gjithë deputetëve të zonës”, ka thënë Ruçi.

Ai ka kërkuar me urgjencë nga deputetët e qarkut Gjirokastër-Vlorë të procedojnë me shpejtësi ashtu sic ka lënë detyra Asambleja.

9 komente në “Fatmir Toçi sulmon Kokëdhimën: Është bërë si Ali Pashai, po merr gjithë jugun”

  1. Shqip says:

    O Toci po ti mbaj premtimin njeher per zonen tende elektorale, me mbas sulmo te tjeret mashtrime e pervetesime.

  2. ALban says:

    Kokedhima eshte personalitet i larte, politikan i merituar ne cdo pergjegjesi te dhen, epitet sinonimet apo sarkazmat jane pjelle e nje pune te madhe te kryer prej ti. Respekte dhe nderime

  3. genci says:

    O Toci! Po ti diskuto njehere me Kocon pastaj dil ne publik, mos u sill si saliu!
    Me keto qe po beni ju sduhet te jeni ne asamblene PS, sepse ju sjeni te afte per te drejtuar apo zgjidhur problemet e elektoratit!

  4. elton says:

    Toci ka te drejte. Kocua po shkaterron PS. E ka kthyer ne biznesin e tij dhe po emeron njerez anonime, pa kontribute ne PS e ne jeten intelektuale e publike. Kocua nuk ka lidhje me PS dhe po mundohet te fshije historikun e saj duke imponuar ne krye te puneve njerez pa peshe. Pergjigjen do e marre. Baza e socialisteve eshte kazan qe po vlon.

  5. s.h. says:

    F.Koci nuk qullosi gje mandatin e pare ….mendon te vegjetoj edhe te dytin…K.Kokedhima , per mua eshte njeri punetor qe do te ndryshoj gjendjen …!

  6. fluturaku says:

    Koco Koke Dhima eshte si kryetari i bashkise te njujorkut i vitit 1982 i cili i kishte futur ne nje thes te gjitha mekanizmat e shtetit dhe te pushtetit dhe duke u leshuar ndonje lemoshe i perdorte per te perfituar 50% te investimit qe do te behej me rafshimin e nje lagjeje te tere, per ngritjen e rokaqiejve te famshem te njujorkut. Ka te drejte Fatmir Toçi pasi nuk eshte ne axhenden e shokuzotit Koco, ndersa zoti Ruçi tulatet pasi zotishoku Koco mund ti kete ndonje dokument kompromentues te 97-es. Po ç’rendesi kane keto ketu eshte rumpalle siç ka qene dhe para 100 vjetesh, e ky popull hak e ka pasi vet u ka dhene postin hajduteve e zagareve, ish sekretareve dhe instruktoreve, pionereve te enverit. Çfare ndodh mes tyre eshte vetem qejfmbetje interesash. Keta e kane kuptuar mire sa perfitime mund te kesh kur vendos masken para se te dalesh nga shtepia e deri sa ta heqesh para se te flesh gjume.

  7. Artemisa says:

    Si nuk del asnje kokepalare sot dhe te thote : ” Fajin e ka Saliu qe ka blere Tocin”.

  8. kodrasadikit says:

    Do te ishte nji mrekulli nese Koqo behet sikur Ali Pasha dhe ta merre tane jugun duke perfshi tane Qamerine deri tek Janina dhe ne kete menyre do te zgjedhet qeshtja e Qamerise .Te shpresojm se kjo do te behet realitet ne nji forme o ne nji tjeter…..

  9. Bregdetasi says:

    Z Toci eshte kucjot dhe zona e laberise eshte pjese e Bashkise se Re Himare.Nuk di qe ai te kete tentuar e jo me te kete treguar se si deputet i zones interesohet per hallet dhe problemet e zones.Me 30 Dhjetor vajza dhe djem te shtabit te zyres se deputetit Kokedhima dhuruan buzeqeshje dhe dashuri te familjet ne nevoje dhe invalidet e zones permes nje dhurate simbolike qe Z Kokedhima kishte bere per ta.Ky eshte realiteti.Dhuro edhe ti TOC!Burrat i diskutojne problemet e familjes brenda deres,grate e liga dhe jashte gardhit dalin dhe gllamaqisin poshte e lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje