Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 3 vjet burgim për Marjo Bicin, 22-vjeçarin e akuzuar se, nëpërmjet kanosjes, i ka kërkuar 500 euro një punonjëseje policie në Elbasan, në këmbim të mospublikimit në internet të një videoje, në të cilën kallëzuesja ishte duke bërë dush në shtëpinë e saj.
Hetimet ndaj të pandehurit janë zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë gjykimi është zhvilluar me procedurë të përshpejtuar.
Mbrëmjen e datës 24 gusht të vitit të kaluar, shtetasja R. L, po bënte dush në tualetin e shtëpisë së saj një-katëshe në Elbasan.
Gjatë kohës që ishte në dush, ka dëgjuar zhurmë në dritaren e tualetit dhe ka parë një djalë të ri që po e filmonte.
Ajo i ka thirrur dhe djali është larguar.
Duke qenë se kallëzuesja ka qenë e zhveshur, nuk ka mundur të ndjekë djalin, i cili ka kaluar murin e oborrit dhe është larguar me vrap.
Dy ditë më pas, mëngjesin e datës 26 gusht, në derën e shtëpisë së saj ka gjetur një letër anonime, në të cilën shkruhej se “duhej të linte 500 euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, në orën 22.00 të mbrëmjes së asaj dite, pasi në të kundërt pamjet e saj nudo në dush do të bëheshin publike në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme interneti”, raporton Shekulli.
Me të marrë këtë letër, policja R. L. ka bërë kallëzim pranë kolegëve.
Oficerja e policisë u autorizua për të kryer veprime simuluese si “dorëzim i kontrolluar i një zarfi” në vendin e paracaktuar nga letërshkruesi, duke u mbikëqyrur ky veprim nga forcat e policisë. Mbi bazën e autorizimit, oficerët e policisë gjyqësore printuan nga interneti një 100 euro me numër serial (pesë të tilla), dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja, dhe para orës 22 të datës 26.08.2015, ajo me automjet shkoi tek koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi dhe hodhi aty zarfin.
Sapo ajo u largua, një person u afrua tek koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap.
Ai u identifikua si shtetasi Marjo Bici, 22 vjeç, banues në Elbasan. Me vete, krahas zarfit “me para”, atij iu gjet dhe një aparat telefoni celular “NOKIA E51”, me numër serie përkatës, me kartë numri dhe një kartë memorie, që u këqyrën dhe u dokumentua video e kallëzueses.
Në marrjen në pyetje, Marjo Bici pranoi autorësinë e kryerjes së këtij veprimi të kundërligjshëm. Ndër të tjera ai ka deklaruar se në ecje e sipër, kishte parë një dritare të hapur të një shtëpie private dhe një femër të zhveshur. Ishte afruar dhe me telefon e kishte filmuar atë. Ajo e kishte parë dhe i kishte thënë “çfarë bënte?”.
Nga titulli duket sikur gjykata ka marre dy vendime; Me te parin ka denuar me 500 euro oficeren e policise ndersa me te dytin ka denuar me 3 vjet te riun ne burg. Korrekt duhet te ishte: 500 euro gjobe dhe 3 vite burg te riut per videon ne dush te oficeres se policise.
Haha
Haha
Mua titulli qe propozoni nuk me duket korrekt, sepse gjoba 500 euro nuk eshte per te riun! Eshte gjoba qe ai vuri, dhe qe per kete u denua me tre vjet burg!
Tani do te filmojme ne o cun duke mare sapunin ne burg
O njerez, as titull te sakte nuk dini me te shkruani.
TURP