Një replikë me Sali Berishën

24 Janar 2016, 11:32Politika TEMA

Nga Elvin Luku

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një koment në faqen e tij zyrtare në Facebook, më akuzon se:

1. Jam gazetar i bindur i Koço Kokëdhimës;
2. Kam rënë pre e presioneve të Edi Ramës;
3. Jam kërcënuar nga Emiljano Shullazi…

Ka akoma!

Sipas tij, nën trysninë e këtyre tre personave, unë kam ndikuar te bashkëshortja ime, Prokurorja që nisi hetimet kryesisht për akuzat e Dritan Zaganit, mbi eprorët e tij, për pushimin e kësaj çështje…

Vijon…

…të gjitha këto akuza publike i bazon në një mesazh që i ka mberritur në imbox-in e faqes së tij në Facebook, në kuadër të nismes “Qytetari Digjital”.

Uauuu…, çfarë guximi “intelektual”!

Përtej hilaritetit, si gazetar, kam detyrimin profesional të sqaroj publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale se personat e sipërpërmendur nuk i kam takuar kurrë më parë, veçse në ndonjë kronikë, shkrim apo ndonjë koment në Facebook.

Së dyti, Doktori si intelektual që është duhet te dijë, se kush ka pak respekt për deontologjinë e profesionit të vet, e ka parim primar respektimin e pavarësisë së vendimarrjes edhe në profesionin e tjetrit. Kjo do të thotë se, as ka ndodhur dhe as do të ndodhë që unë të ndërhyje për vendime apo gjykime në punën e bashkëshortes sime!

Kaq, për të parën!

Për të dytën, Doktor, ju kujtoj se Prokurorja që ju akuzoni sot, është e njëjta që hetoi së fundi të ashtëquajturin “Skandalin e Doganave” mbi shmangien e akcizes, që i kushtoi shtetit një dëm mbi 2 mln euro. Në këtë çështje u arrestua edhe Zv.Drejtorja e Përgjithshme Doganave, Lula Njebza, të cilën ju vetë e keni akuzuar në Kuvend, si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Sot, ndërsa hetimi vijon, pesë prej të akuzuarve, prej të njëjtës Prokurore që ju shenjestroni, janë lënë nga gjykata në arrest me burg, ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie.

Për hetimin e këtij skandali në dogana, kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur falenderimin e tij të posaçem për Prokuroren në fjalë, në intervisten e fundit në emisionin Opinion.

Ndërsa sot, kur e njëjta Prokurore vendos pushimin e një çështje, që nuk shkon me interesat e partisë suaj, ju Doktor dhe kryetari yt Basha, e cilësoni si ” mercenare të pushtetit”.

Kjo është jo serioze për një ish-kryeminister dhe një aspirant për kryeminister…

Është standard i dyfishtë!

Së dyti, Doktor, unë jam një nga mbeshtetesit më të fortë i mediave sociale, ose medias së qytetarit (mjaft të bësh një search në Google). Respektoj opinionin e gjithësecilit. Dhe, një prej ndjekësve tuaj në këto rrjete ju ka dërguar një informacion, mbi të cilën ju bazoni këtë konspiracion, që, edhe Kastriot Myftari do ta kishte zili…

Ju jeni një ish-kryeminister, njeri i librave, një figurë publike, dhe si i tillë e keni detyrim profesional dhe moral, të verifikoni burimet që citoni, aq më tepër kur mbi to, bazoni gjithë argumentet tuaja.

Intelektuali ka përgjegjësinë e fjalës, veçanërisht, kur artikulohet në publik.

Ju keni një zyrë shtypi në PD. Disa prej zëdhënësve tuaj i njoh për shkak të profesionit, të tjerë, kanë kryer studimet e larta në të njëjtin grup me mua në UT. Mund të kërkoni edhe ndihmën e tyre për informacione mbi shkollimin dhe karrierën time.

Kjo është njëra mënyrë…

Tjetra, duke njohur kufizimet që ju vijnë edhe për shkak të moshës, për t’iu rikthyer sërisht kërkimeve, po ju ndihmoj me një informacion të përmbledhur, që të mos mërzisim dhe lexuesit e Facebook-ut e portaleve, me CV-ne time:

– Kam mbaruar studimet në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, dega anglisht;

– Kam kryer studimet universitare në UT, dega “Gazetari dhe Komunikim”, në nivelin bachelor, ku jam vlerësuar nga Ministria e Arsimit (në kohen tuaj) me medalje ari…;

– Kam kryer studimet e DND-së dhe kam një Master për “Marrëdhënie me Publikun”, në UT…;

– Aktualisht, ndjek Shkollën Doktorale në Dep. “Gazetari dhe Kom.”, Fakulteti Histori-Filologjik në UT. Po zhvilloj një kërkim “Mbi talk show-n në Shqipëri”, me udhëheqës, Akademik Artan Fugen;

– Në vitin 2007 kam filluar punë me kohë të plotë në TV Ora News, si gazetar…;

– Që prej Janarit 2009 e deri më sot punoj si gazetar me kohë të plotë në TV satelitor kombëtar “Vizion Plus”…;

– Gjatë karrierës sime si gazetar jam aktivizuar në shtypin e shkruar si opinionist në gazetat “Shqip”, “Standard”, “Shekulli”, “Tema”, etj…, dhe në portalet online “Observatori Europian i Gazetarisë”, “Kosova info”, “Telegraf” (Kosovë), “Shenja” (Maqedoni) etj…

– Gjithashtu, në cilësinë e kerkuesit shkencor, jam një botues i rregullt në revistat shkencore të Departametit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, si dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare…

Së treti, Doktor, m.q.s ju keni marrë dhe nismen “Qytetari Dixhital” dhe keni ndërmend të botoni dhe një libër, si kërkues i komunikimit dhe mediave të reja, më lejoni t’iu jap një keshillë:

Rrejtet sociale janë mediat që do të demokratizojnë shoqërinë, madje, dhe vetë pushtetin e katërt.

Por…, kujdes!

Kur nuk përdoren si duhet, siç thotë dhe Umberto Eco, rrezikojnë që të kthehen në “mjete komunikimi që u japin të drejtën e fjalës budallenjve…”.

15 komente në “Një replikë me Sali Berishën”

  1. pro.... says:

    -Bukur..shpresoj t’ju kuptoje, megjithese tani i ka ngelur hirra..dhe po konservohet ne mendjet tona ne formen me te keqe,.. kur del ne tv..ndroj kanal.

    1. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      E lexova dhe un shkrim dhe u habita sa shum respekt paska ky Luku per Berish kriminelin!! Nga fillimi ne fund i drejtohej me titullin Daktor.
      Po pse more çuno nuk ju drejtove si Vrasesi Sali,Tradhtari Sali Hajduti Sali Genjeshtari Berisha,i rrjedhuni Berisha,…i Pjerdhuni Berisha i Tromaksuni Berisha .
      Jo Elvin e ke shum Gabim.
      Elvi LLUKU BABASHTA,,
      Zgjoju nga gjumi.
      Sali Berisha ishte Doktor ne kohen e Enverit POR mbas vitit 1990 ai u kthye ne Kasap. dhe mbas vitit 2013 ne ..
      …TRAP

    2. Gezim says:

      Te dashur miqe,mos humbisni kohen me nje te cmendur,ai ka rjedhur,mjere Niper,Mbesa,te aferte,dhe mjere P.D,dhe populli shqipetar.

  2. shkelzeni says:

    Ke harxhuar kohe kot more djale. Me mire fol me gomarin e ka per te marre vesh se sa me Sali shpellarin. Respekt

  3. e verteta says:

    eshte dhe me universitet burri botes dhe akoma se kupton qe nuk ndryshon nga mendja nga ata per te cilet ankohet….me kujton Brace kopacen apo Ballen e enverit……..merret me thashetheme pa bereqet

    _ ne qofte se SALIU ka thyer ligjin padite….ne qofte se shpik dhe kundra ligjit padite..ndryshe mo na trego prralla me mbret….

    me duket se saliu po e ben me mire punen e e gazetarise , se po na jep informacion te nevojshem per publikun, kurse ti do ti mbyllesh gojen apo ti mohosh te drejten per informacion.

  4. XHATELI says:

    Njw pergjigje e mjerw, e vaket, ku ndihet toni i servilizmit, i ndjekwsit tw verbwr, i njw lakeu.
    Turp qw gazetaria jonw ka tw tillw qw nw fakt janw gaztarw, shakaxhinj tw pwrparimit.
    Ai nuk di as tw mbroje veten dhe nw vend qw ta vwrw mw shpatulla pwr muri, nuk ka as guximin tia pwrplasw nw sy atw qw meriton dhe cfarw meriton kjo monstwr, qw ka duart me gjak, gojwn nevojtore, qw i trillon vetw vucidolasit shpellare digjitale.
    A bashkejetojnw dot shpella me digjitalin?
    Kwtu te ne ndodh, ku monstrat prodhojnw vdekje, sharje, akuza, ndyresira dhe, ne vend qw tw ndeshkohen, perkedhelen edhe nga pushteti, edhe nga njerwz te medias si, ky luku, edhe kur kjo monstwr ua ban ftyren tw zezw si kpuca….

  5. boll zgaqer qaramane says:

    E lexova artikullin e Elvin Lukut.

    Me shume te shkakton depresion dhe fatalitet PSE ?

    Keshtu si Luku jane qindra deputete,ministra,gazetare dhe qytetare te thjeshte
    qe Monstra Berishe nga burgu i tij i FUCKBOOK-UT. I AKUZON..TALL LESHT ME KETO LEPUJ .qe kane zene rradhe
    te sqarojne nje kanibal nje monster nje tradhetar se Elvin Lukat qenkan te virgjer

    Rasti i fundit NJE FOTOGRAFIE kur surrati i Edi Rames ishte i goditur me leva direkt me urdher te tij per
    disa artikuj te forte diskretitues te KOHA JONA dhe ai i quan per aresye pasioni…duhet te mendojme qe monstra berishe
    e ka perdhunuar ..po e perdhunon dhe do ta perdhunoje ate vend qe jane bere te gjithe lepuj si ky
    Elvin Luku

    o Elvinnnnnnnnnnnnnnnnnn
    duhet te dilni ne rruge ta bllokoni..ta kapni per fyti kete monester dhe jo te beheni qaramane me ate Edirampordhen…turp

  6. EmigrantiE says:

    Ju zoti gazetar mundoheni ti mbushni mendjen Saliut me kulture dhe profesjonalizem, pore gomari, smer vesh me fjale, do dru edhe Saliu duhet rahur tre here ne dite qe te mose shpifi, te mose pergojoje, shaje e te mose genje te gjalle e te vdekur, sepse kete pune bene cdo dite , ne medja. Ky moster po e mban peng SHqiperine , me krime intriga e mashtrime. Kure te thuej qafen ky satan, dote kethehemi edhe ne , sepse guri i rende peshon ne vendin e vete.

  7. Hasani says:

    Po cfare patet more te uruar?Haleja vdiq para tre vjetesh ju pse e ngjallet me keto mut rrjete sociale a cju thone?Po le reni ti dale fryma si qen i vetmuar dhe i trembur nga te ligat qe ka bere per Shqiperine dhe shqiptaret.Po si nuk kane turp gazetare e analiste qe faktorizojne nje te cmendur e idiot qe dhe i vdekur ka lene litarin neperkembe dhe do te duhen dhe tridhjet vjet te ndreqim pasojat e krimeve dhe cmendurite tij.

  8. tekniku says:

    Ky plehre s’mund te dali dot jashte lekures se vet gjenetike’i semure patologjik qe ka kenaqesi te veten shpirterore te shaje e te shpife per kedo te baltose cdo njeri qe atij i thote ajo pak mendje qe i ka mbetur ne moshen e tij.Mero pse i kushtoni kaq vemendje nje njeriu qe duhet injoruar dhe izoluar ne menyre te vecante nga media nga ajo qe ju e cilesoni pushteti i katert.Larg shtypit dhe televizionit kete fatkeqesi kombetare qe nu ka lene kusur pa i bere ketij populli.

  9. gallate says:

    Hahahhaaaaaaaaaaaa, gazetar qe ka mbaruar anglishten dhe thote “Imbox” …

  10. Sal Bathorja says:

    Kush eshte ky gazetari qe ka shkruar kete reagim, se qeka djale i mire por pak i leshte.I leshte sepse Saliu ja ka fut gazit kur ky ka fillu me u mrojt nga akuzat e pa verifikume te Saliut.Saliu ka qesh duke thene eh shyqyr qe kena trapa te tille ne media dhe une boj qejf.Politikane gjasme, intelktuale te gjithe profesioneve gjasme, e tjere e tjere gjasme kane 25 vjet qe i shpjegojn e Saliut ca vija demarkacioni e kufinj morale ligjore e bla e bla, dhe Saliu kenaqet me keta idiote e i falet allahut duke thene shyqyr qe ka shtene kaq shume idiote ne token shqiptare.O njerez e ka thon poplli ” Mutit me shkel nuk i bihet se vetem se mban ere e ndotesh vete” Ju vazhdoni i bini mutit me shkel, epo ndotuni njesoj si muti e mbani ere masanaj. Hajt Tung.

  11. qytetari B says:

    Elvin Luku, njeriu ka parametra ne jete, flase per njerez normale se sot ka shume anormale qe jane dhe me diploma dhe akademike dhe profesora etj etj, por, veç asaj qe shkrimi me pelqeu, me zuri frika kur shkruaje se temen ta udhehiqte akademik Artan Fuga qe une e njoh si profesori i komunikimit sipas nje thenie te tijne. Po u bere si Artan Fuga kot e ke, do ngelesh ne shenjester te njerzeve te drejte e do te shajne, se Artani eshte njeri banal nga bemjet dhe goja dhe s’meriton as titull intelektuali te thjeshte. Te pakten merri Artani ndonje te mire , po e pati dhe ate se me sa e kam lexuar shpesh ai eshte koke e kembe i futur ne gropen e erret te arsyetimit idiotesk.

  12. Emigranti says:

    Ervin, nga polemika qe beni me kriminel berishen dukeni se jini nje gazetar i kompletuar dhe me kulture, pore deri do plump thote populli dhe jo sperkatje me uje trandafili , si veproni ju tte polemizoni me kete kafshe , qe cfare thote ne menjgjes , sthote ne mbremje. Ky moster e ka ne edukate te shaje, fyej, shpifi e mashtroi qytetaret perdite, kure ka parlament qe e ka kethyer ne vend komedie karagjozash dhe jo per ligjeberje serjoze, ndersa ditet e tjera qyravitet ne koputer me kusare e zagare . Mose harxho kohe te meresh me kete plere injorohe fare.

  13. ajas says:

    O gazetar,paske kohe teper qe merresh me nje burre rrepalle.
    Sali Berisha eshte i akuzuar dhe i dekumentuar kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje