“E patëm tmerrësisht gabim”! Pranvera arabe në sytë e shkrimtarëve të penduar

24 Janar 2016, 00:23Politika TEMA
“E patëm tmerrësisht gabim”! Pranvera arabe në

Në janar të vitit 2011, disa ditë pas ditë pas kryengritjes së parë në Tunizi dhe nisjes së protestave në Sheshin Tahrir, “The Guardian” ftoi shkrimtarët kryesorë nga e gjithë bota arabe për të reflektuar mbi revolucionionin gjithëpërfshirës në rajon. Atëherë, ata shprehën optimizëm të madh për të ardhmen.

Tani, kur rishohin përgjigjet e tyre të asaj kohe pyesin, a ka ende vend për shpresë?

Janë 10 shkrimtarë që i kthehen deklaratave të tyre: Robin Yassin-Kassab(Siriano-anglez), Alaa Abd El Fattah(Egjipt), Ahdaf Soueif(egjiptian), Mourid Barghouti(Palestinë), Laila Lalami(Marok), Raja Shehadeh(Palestinë), Khaled Mattawa(Libi), Tamim al-Barghouti(Palestinë), Nouri Gana(Tunizi), Joumana Haddad(Liban).

“Pesë vjet më parë ‘The Guardian’ më kërkoi të vlerësoja efektet e kryengritjes tuniziane në pjesën tjetër të botës arabe, dhe në veçanti në Siri. Thashë se vendi ishte ‘i përjashtuar nga kriza pan-arabe e papunësisë, pagave të ulëta dhe mbytjes së shoqërisë civile”, por megjithatë argumentova se ‘në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, duket e pamundur që regjimi sirian do të përballet me një sfidë si Tunizia”, kishte shkruar më 2011 siriano-anglezi Robin Yassin-Kassab. Sot, ai pranon se pesë vite më vonë, miqtë e të afërmit kanë humbur shtëpitë, pauritë dhe janë detyruar të emigrojnë.

“Edhe sa herë të tjera, popujt arabë do jenë të detyruar të zgjedhin mes një monstre dhe një tjetre”

Ndërkaq, Alaa Abd El Fatah, tashmë në burg dukje vuajtur një dënim pesëvjeçar në Kajro. “Të vetmet fjalë që mund të them, është se kam mbetur pa fjalë. Pesë vite më parë, në atë që del se ishte dita e fundit normale e jetës sime, jam ulur në një tavolinë në një firmë IT në Pretoria dhe pretendoja se po punoja ndërsa po shkruaja një artikull të shkurtër për ‘The Guardian’. Tregonte pse revolucioni egjiptian duhej marrë seriozisht. Ose të paktën unë kështu e mbaj mend. Nuk mund ta rishoh më atë artikull tani, pasi prej një viti, nuk kam pasur akses në internet. Në Egjipt, të burgosurit, nuk lejohen  të bëjnë as një telefonatë madje. Por, nuk duhet të ankohem: të paktën unë mund ta shoh familjen time dy a tri herë në muaj. Të burgosurve të tjerë politikë, (shumica islamikë) nuk u lejohen fare vizitat”.

“Mbase ka qenë fort naive të besonim se ëndrrat tona do të realizoheshin, por jo të mendonim  dhe të besonim se një tjetër botë, ishte e mundur”

Mourid Barghouti, poet palestinez, tregonte në vitin 2012: “Forcat  revolucionare ende po vrasin, torturojnë, grabisin dhe po bëjnë gjyqe. Vrasësit dhe demonstruesit janë ende të shumtë në numër dhe janë të mbrojtur; media shtetërore është ende brenda të njëjtës gënjeshtër, keqinformimi dhe mosinformimi dhe kërcënimi i forcave konservatore vijon. Revolucioni mund të mos shihet si dështim total dhe një ngjarje e shëmtuar. Revolucioni nuk është një ngjarje. Revolucioni është një proces – i gjatë, i mundimshëm dhe i kërkuar. Ai ka dhe baticat e zbaticat dhe surpriza e saj” ndërsa sot thotë: kjo ishte situata në Egjipt nën sundimin e Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura (SCAF), dhe më pas nën Vëllazërinë Myslimane. Ajo është ende e njëjtë nën sundimin ushtarak të Gjeneralit Sisi.

“Edhe sa herë të tjera, popujt arabë do jenë të detyruar të zgjedhin mes një monstre dhe një tjetre” ( Pasqyre.al)

10 komente në ““E patëm tmerrësisht gabim”! Pranvera arabe në sytë e shkrimtarëve të penduar”

  1. naku says:

    “Pranvera Arabe”eshte e barabarte me Lyften e Dyte Boterore. Askysh nga politikanet ne Europe e Bote nuk flet per jete te ashtyquajtue Pranver Arabe. Amerika eshte fsjtorua nr.1 dhe dusa aleate europian qe ne bashkepunim me naivet arab bene kete kasapane. Pupujt arab u nanipuluan e manipulohen dhe sot gjenden mes kater rrugeve. Krim i nadh.

    1. ganiu says:

      Përse është Amerika fajtore?
      Nga kush ua manipuluan?
      Duhet të sqarosh këto pyetje para se të shkruash përfundime.

      1. geto says:

        Pergjigjja eshte Edward Snowden……

      2. GPD says:

        Hapni syte o njerez dhe mos besoni gjaprinjve….Rrini larg tyre, se kur nuk kane ke te helmojne kafshojne bishtat e tyre me helmim, pasi nuk i len instikti…..

    2. adi says:

      nuk eshte faji i amerikaneve qe i perdorin.

      gjithmone keshtu ka qene njeriu gjithmone i ka shfrytezuar kafshet qe nga derat deri te gomeret.

  2. tfgs1 says:

    nje REALITET qe tregon se cdo te thot te jetosh ne nje shtet myslimonesh,jo me kot e mjera Shqiperi ska per tu bere kurre………………

    1. ganiu says:

      Mos vallë nuk është e njëjta gjë si të jetosh në një shtet si ai që organizon referendum brenda një jave dhe ishte zbath brekët pasi ka thënë se nuk të lë të ma rrisësh bërrylin? Për mendimin tim është normale. Jeni kojshit më të afërt të këtyre shteteve që ti shan.

      1. koment says:

        gjithmon problematik vendet arabe lindja mesme palestine tunizi marok siri irak .vende te pasura me nafte por tmerrsisht te varfera dhe injorante
        te mbyt injoranca ne kto vende .kan pak zvillimkryeqiteti por fshatrat e periferia jane mijra vite drite pas .si ka mundesi kaq te pasur dhe kaq injorante .vritenmes tyre ne vitin 2016 nyslimon mes myslimonesh mijra te vdekur .kta islamik si kupton asnje ne bote .s kan asnje kauz per cfar luftojne rasti siris .vrasjet i bejne si ne kohen e kanibalizmit prerje koke perdhunim kufomash tortura mesjetare qe po shokojn boten me prapambetjen e tyre .
        eshte e vertet qe dhe bota qytetruar i le t vriten mes tyre myslimonet duke shfrytezuar injorancen e tyre
        shqiptaret qe pin raki vere festojne festa krishtere si vitin e ri qe bota islame i quan festa harami festat qe permenda dhe festat jo myslimane duhet t rrin larg ksaj feje myslimane dhe injorances .ne duhet ti bashkohemi kultures europiane si pjes e saj dhe familjes qe ne i perkasim europes e mire apo e keqe sado qe shume here europa na i ka fut dhe do qe te na i fusi si rasti i races me te vjeter ne europe racesh shqiptare paraqitja e saj si rac arabe turke e myslimane .ktu duhet t hapim syte dhe te ruhemi nga antishqiptaret qe thon qe shqiperia eshte vend islamik e mysliman qe ne fakt as ka qen e sdo jet kurre.

  3. Shqipja says:

    Kariola prape ti? Te shkuara kolotrypides!

  4. ASLLAN says:

    Pranvera Arabe
    jane shume larg realitetit.
    ata njerez nuk behen.
    ata duan cdo gje dhe qe te mos punojne.
    jevgu i bardhe nuk behet kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje