FOTOT/ Kur rrihej barbarisht Edi Rama

23 Janar 2016, 14:51Politika TEMA

Nga Nikoll Lesi, Koha Jonë

Si mbrëmë vonë, 19 vjet më parë, ishim tek koka e njeriut që sot është Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.  Me Ben Blushin e Martin Lekën sapo kishim mbaruar gazetën “Koha Jonë” dhe e kishim nisur për shtypshkronjë, kur morëm vesh se kishin goditur Edi Ramën dhe Vladimir Myrtezain. Për Edin na thanë se është në gjendje kritike. Na thanë se gjendet tek spitali nr.2. Nxituam në një makinë me Blushin e Lekën për tek krevati ku ndodhej i shtrirë në gjak Edi. Nuk kam ç’të shtoj më shumë se sa shkrimi i Martin Lekës në lidhje me këtë akt kriminal shtetërorë botuar në datën 24 janar 1997, por më duhet të bëj këtë shënim të sotëm jo vetëm për faktin e një kujtese njerëzore se si ishte ai fillimviti i mbrapshtë 1997, por edhe si thirrje Kryeministrit të sotëm dhe Edit të djeshëm.

Rilexova shkrimin e Fatos Lubonjës botuar në “Koha Jonë”  një ditë pas goditjes nga shikasit e pushtetit të asaj kohe dhe mund të them se jemi 19 vite pas asaj nate të zezë, por ende pothuaj  nën një mendësi  pushtuese, ku pushteti nuk rreh më si dikur, por të blen, që jep leje pallatesh apo koncensione pronarëve të medias, që jep leje në bregdet pa pyetur për ligjin, ku mendimi  oponent e kritik shikohet me shpoti e  inat edhe nga ata që u goditën natën 22 janarit 1997.

E ribotova  sot gazetën e asaj nate 1997 edhe si një thirrje Kryeministrit  Edi Rama, i cili asokohe ishte një intelektual karizmatik e kurajoz, që ta lërë të lirë median e sotme të jetojë në kushte konkurrence të barabartë e jo ku disa i mban me hatër, disave iu jep leje ndërtimi  biznesi, të cilët shkatërrojnë median e pavarur apo ndonjërin e mbron publikisht sepse i duhet politikisht në luftë kundër opozitës apo aleatëve.

Zoti Rama! Kujto atë natë të dhimbshme të 19 viteve më parë, kur i sapo kthyer nga Parisi, po bëje një shkrim në “Koha Jonë” dhe të goditën për mendimin, për lirinë tënde me të cilën i shkruaje idetë tuaja për një demokraci e vend të lirë dhe tani që keni gjithçka në dorë mundohu të zbatosh ato çka kishe shkruar edhe në atë janar 1997.

Ndjesë nëse botimi i sotëm të solli lëndimin për një kohë kur të dhunuan në emër të asaj çka besoje se duhej të ishte Shqipëria.

Sot fati, puna dhe Zoti ta sollën të realizosh atë çka kërkoje publikisht prej ish-Presidentit të atëhershëm Sali Berisha.

Në të kundërt e meriton një “rrahje” të dytë, por kësaj radhe prej Ben Blushit, Martin Lekës dhe mua që ishim tek koka e krevatit tënd , i gjakosur, atë natë të 22 janarit 1997.

 

LAJMI I KOHA JONË, 23 JANAR 1997

“Rrihet barbarisht Edi Rama”

“Mbrëmë në mesnatë, persona të panjohur kanë goditur me hekura në kokë piktorin e njohur Edi Rama. Rama, i cili sapo është kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë ishte duke shkruar një intervistë mjaft të ashpër ndaj politikës së Berishës. Pas kësaj ngjarjeje, ai është shoqëruar në spital dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore pas plagëve të rënda”.

 

(SHKRIMI I  GAZETES “KOHA JONË”, 24 JANAR 1997)

Pas rrahjes barbare të piktorit dhe publicistit të njohur, Edi Rama  

“Të hatashëm përsëkeqi në diktaturë, të hatashëm dhe përsëkeqi në liri”

 Nga Fatos Lubonja

Parmbrëmë natën, kapuçonë të zinj goditën barbarisht me leva dhe doreza hekuri Edi Ramën dhe mikun e tij, piktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Vladimir Myrtezai teksa ktheheshin në shtëpi.

Opinioni publik, veçanërisht ai intelektual, u rrëqeth dhe u trondit shumë thellë nga kjo ngjarje. U trondit sepse e do Edi Ramën, artistin dhe njeriun karizmatik, që në vitin ‘90 e shndërroi sallën e Akademisë së Arteve në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë universitare, intelektualin që u ka qëndruar koherent idealeve të atyre viteve dhe që ka goditur ashpër prirjet e neokomunistëve, me në krye Sali Berishën, për ta kthyer vendin në ato kohëra të zeza. Por opinioni nuk u trondit vetëm për këtë. Ai u trondit edhe sepse me rënien e firmave piramidale mashtruese vendi ndodhet në gjendje krize të rëndë, ku njerëzit po presin me frymën pezull se çfarë zgjidhje do t’i japin forcat politike qorrsokakut tragjik ku na kanë futur. Me goditjen barbare të Ramës, i cili është edhe njeri i rëndësishëm politik, të gjithë ndjenë se pushteti ka zgjedhur rrugën më të mbrapshtë dhe më të ulët, atë rrugë që i ka bërë historikisht shqiptarët vrasës të njëri-tjetrit.

Si është e mundur që njerëzit nuk u kujtuan të godisnin ata që u kanë vjedhur me mijëra dollarë, por gjetën kohën ta ngrenë dorën kundra shtatlartit paqësor Edi Rama, i cili di të godasë vetëm me forcën e ngjyrës dhe të fjalës?!

Nuk është e vështirë të merret me mend se kush i nisi ata muskuj pa tru në orët e vona të natës në apartamentin e Edit në fund të Tiranës, në atë apartament të varfër një dhomë e një kuzhinë, të cilin së bashku me Delinën, ai e ka ndarë me Zaken, piktorin e talentuar si pakkush tjetër?

Në mbrëmjen përpara se Edi të goditej, isha me të në një restorant të qetë, ku mblidhen, pinë e kuvendojnë njerëz gjithfarësh, pozitarë dhe opozitarë, oficerë policie dhe intelektualë dhe ku të krijohet për një çast përshtypja se vërtet ka ardhur koha kur mund të jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit, edhe pse të ndryshëm. Po bisedonim për fatet e vendit tonë. Ai më foli për një intervistë që kishte shkruar që në Francë dhe që nuk po e botonte, pasi ngjarjet po rrokulliseshin aq shpejt sa ajo i dukej e vonuar. Afërmendsh, rrahëm edhe mendimet sesi mund të kapërcehet, pa u përsëritur katrahura e viteve ‘90-‘91, situata që po krijon rënia e njëpasnjëshme e piramidave dhe na u duk një punë shumë e vështirë. Veçanërisht, duke pasur parasysh konsekuencën në aventurizëm dhe dhunë të atyre që na e kanë gatuar.

Të nesërmen, pasi mora vesh lajmin e zi, shkova ta shikoj dhe nuk i mbajta dot lotët përpara fytyrës së tij të masakruar. O Zot, çfarë përbindëshash ka kjo botë!.

Pas ndonjë ore, i kërkova Delinës intervistën. Fillova ta lexoj dhe ende pa e mbaruar, më pushtoi pyetja: si është e mundur që pushtetet shqiptare gjithherë kanë vrarë dhe burgosur mendjet e tyre më të ndritura? Kur do të vijë ajo ditë që njerëz si Edi Rama dhe Vladimir Myrtezai, të cilët vërtet e nderojnë kombin me talentin e tyre, do të respektohen më në fund edhe nga pushtetet? Janë pyetje që i kemi shtruar dhe rishtruar sa herë. U është rikthyer edhe Edi Rama në intervistën e tij të fundit. Këtu do të doja t’i përgjigjesha pikërisht nëpërmjet gojës së tij, por veçse më duket disi e vështirë, pasi stili i tij i mirënjohur, sikur nuk i shkon kësaj gjendje që na ka krijuar goditja e tij. Edhe nga stili ai kuptohet se është njeri paqësor, njeri që shkruan me një ironi dhe sarkazëm të gëzuar, me ironinë e njeriut të lirë që hedh valle rreth të vërtetës, ku edhe ata që i urren nuk i vret, por i tall. Por meqenëse Edi do të jetë shpejt shëndoshë e mirë dhe mund t’i them, ashtu siç u thoja dikur miqve të burgosur kur dilnin nga ndonjë fatkeqësi “Të shkuara”, besoj të më lejojë të përdor fragmente nga intervista e tij, për t’ia prurë edhe njëherë publikut Edi Ramën, njeriun që jam i bindur, shumica e shqiptarëve e do me gjithë shpirt.

I pyetur sesi e gjykon gjendjen në Shqipëri, ai jep një përgjigje, e cila më duket se përmban edhe përgjigjen e pyetjes mbi atë çka i ndodhi:

Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilët lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur në një qorrsokak; hipin dhe zbresin Vargmalet e Gënjeshtrës, notojnë nëpër Lumenjtë e Frikës, zdërhallen nëpër Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin nëpër Frëngjitë e Hakmarrjes, azdisen nëpër Pyjet e Marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten nëpër Qyngjet e Injorancës, llokoçiten nëpër Baltën e Nënshtrimit, gremisen nëpër Honet e Dëshpërimit, për t’u shfaqur befas, majë Mullarëve të Entuziazmit Pa Arsye, e kësisoj, vegjetojnë në zemër të Kontinentit të Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit. Duke gjetur tek kjo “mbijetesë” oazin e Parajsës Tokësore, e të mbledhur grusht nën hijen e Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajze Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht, për t’u përsosur shpirtërisht, e pse jo, edhe fizikisht. Nëse për një Tekë të Fatit, pas një vetëburgosjeje që zgjati me qindra vjet, u gjendëm tash të fundi të lirë, e vërteta tragjike që nuk po dimë ç’të bëjmë me lirinë përpos se të shfrytëzojmë hapësirat e saj për të qarkulluar paranë pa lëvizur vetë, gjë të cilën, duhet pranuar, e bëjmë si pakkush tjetër përgjatë perimetrit të globit tokësor nuk është se përbën ndonjë gjë për t’u habitur. E po ashtu, nuk përbën kurrfarë çudie as edhe fakti që ata capak individë të bashkësisë sonë të vjetër, të cilët përgjatë këtij kalvari pambarim kanë rënë pre e një të atilli tundim të ulët siç është dëshira për ta parë në sy të vërtetën, janë konsideruar dhe konsiderohen nga bashkësia si antishqiptarë, tradhtarë, imoralë, perversë, psikopatë apo homoseksualë. Gjithsesi, duke pasur fatkeqësinë të jem njëri syresh dhe të metën mendore që të mos arrij të rresht së marri e së dhëni me bollëk, me fjalë, me këmbë e duar për t’i përçuar bashkësisë ku bëj pjesë, diçka nga shqetësimet e mia për punët e saj, mbroj mendimin se gjithherë në kuadrin e vallëzimit tradicional të historisë sonë kemi bërë “një hap përpara, dy hapa prapa”. Pas një hapi përpara është krejt e natyrshme që bashkësia së shpejti të bëjë dy hapat prapa e t’i bindet kësisoj, si ngaherë, ritmit të vallëzimit në fjalë, të cilin në Shqipëri, e kanë mbajtur rëndom ca ahengxhinj kokëkrisur të vullnetit të një populli, i cili me çka duket përherë e më qartë, i pushtuar nga ethet e ekonomisë së fajdesë ka arritur në përfundimin lapidar se akti i votimit është një akt i kotë për gjallesën dhe se abstenimi është garancia më e fortë për një gjumë shumë të gjatë e të rehatshëm në orbitën e përqindjeve. Nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajze Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht, për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo, edhe fizikisht.

Mendje e pavarur, skeptik ndaj aderimeve në parti, ja si e përcakton Edi Rama në intervistën e fundit, pozitën e tij në raport me politikën:

Zgjedhja e intelektualit është për natyrë e papërputhshme me realitetin e dhënë, e për këtë, vështrimi i tij mbi këtë realitet është ngaherë krejt i ndryshëm prej vështrimit të politikanit, i cili nga ana e vet shpreson të vërë dorë mbi realitetin duke u njehsuar më parë me të. Intelektuali nuk kërkon vota, sepse nuk i duhen, ai kërkon të vërtetën. Duke ia bërë të njohura opinionit kërkimet e tij, ndodh që në ndonjë rast fatlum, intelektuali edhe ta influencojë atë, por sidoqoftë nuk duhet harruar se tekembramja, nuk është e vërteta në vetvete, por kërkimi i saj që mëshiron zgjedhjen e tij. Ndryshe politikani, ai është njeri i terrenit, të përditshëm dhe normalisht ka mbi vete barrën e madhe të përgjegjësisë për votat që kërkon e nëse nuk arrin t’i marrë këto vota, gjithherë duke besuar në programin e tij politik, ai duhet patjetër të reflektojë për arsyet e mosbesimit popullor mundësisht të gjejë pikat e dobëta të taktikës së tij e pse jo, të ndryshojë edhe krejt strategjinë në funksion të marrjes së pushtetit. Është pikërisht ky reflektim që i mungon sot krejtësisht politikës shqiptare…                                

Edhe kësaj here, Edi Rama nuk ka munguar të jetë kritik ndaj opozitës.

Si pozita, ashtu edhe opozita në Shqipëri, janë dy struktura të ngritura në shpatullat e gjera të arketipit të Njeriut të Ri, këtij modeli të krijuar nga propaganda e shfrenuar komuniste, e cila u mbështet fuqimisht tek dobësitë e karakterit të shqiptarit dhe tek burimet e pashtershme të traditës së tij që ushqen Barbarinë, Totalitarizmin, Autoritarizmin apo thënë me një fjalë të vetme, Nënshtrimin ndaj Babës, duke frymëzuar kësisoj një servilizëm të përmasave të mëdha që nuk kufizohet vetëm brenda mureve të klanit familjar, por që kthehet në Apoteozë të Nënshtrimit kur është fjala për t’iu bindur të gjitha atyre forcave udhëheqëse autoktone apo të huaja, të cilat shfaqen në Majëmalin e Politikës Shqiptare me synimin për të përsëritur Projektin Rutinë të lënies së Shqipërisë në errësirë, edhe pse, meqë ra fjala, duhet pohuar këtu se asnjë forcë e huaj që pati rastin të sundonte shqiptarët nuk arriti asnjëherë t’i sjellë Shqipërisë aq dëme morale dhe materiale sa i sollën vetë udhëheqësit autoktonë.

E thënë ndryshe, Politika Shqiptare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, po vjen e po plazmohet dita-ditës si një shartim i kulturës së moçme të primitivizimit me shpresën e papërmbajtur se Amerika do të ndërhyjë më në fund për ta zbritur Skënderbeun nga kali, e për t’ia besuar opozitës atë kalë të bekuar. Fakti që në radhët e opozitës ka individë gjithsesi më të zotë, sesa mesatarja mizerabël e pozitës, po e humbet dita-ditës domethënien e vet, sepse këta individë po tregohen të pafuqishëm për t’u ngritur mbi kufizimet tradicionale kulturore dhe për të artikuluar një forcë të mirëfilltë alternative dhe po mbeten pre’ e entuziazmit të trishtueshëm të ca mitingjeve a takimeve nëpër rrethe me nostalgjikë të së kaluarës, me të papunë, me sehirxhinj, e me të tjerë individë kësodore, që pasi rrahin shuplakat ia mbathin nëpër shtëpira a mejhane dhe presin që të mbijë bar nëpër rrugën plot gropa ku marshon çalë-çalë opozita.    

Tashmë duhet të jesh vërtet qorr për të parë se pa një frymëzim të vërtetë për të dalë nga qerthulli i traditës së stërlashtë të vjedhjes dhe përvetësimit të së ardhmes së fëmijëve, pa një vullnet të vërtetë bashkëpunimi nën “diktatin” e Frymës Kritike, pa një formulim të qartë të disa aspiratave dobiprurëse për vendin, pa një sakrificë të Unit Deliroz të gjithsecilit në luftë të përditshme me Psikozën e Shumëpërhapur të të qenit Prijës, pa një bashkim të madh e solid të të gjitha forcave opozitare më të emancipuara, do të vazhdojmë të kontribuojmë për të shtuar rentabilitetin e tregut të kafesë dhe të birrës së hapur e për të ngritur xhiron e kioskave, por kurrsesi nuk do të mund të kontribuojmë në ngritjen e rentabilitetit të politikës dhe në kapërcimin e gjendjes paradoksale ku e ka ngërthyer bashkësinë politika e Sali Berishës, në gjendje permanente lirie të kërcënuar ku vlera e opinionit publik është reduktuar në zero, për shkak të vjedhjes së votës. Vërtet, ç’kuptim ka shtypi i lirë pa zgjedhje të lira?

Kur flet për situatën e sotme, ai vazhdon ta konsiderojë, si edhe në shkrime të tjera, jo vetëm rezultat i bëmave të këqija të pushtetit aktual, por edhe produkt të kulturës primitive dhe të prapambetjes sonë shekullore.

Përgjegjësitë e pushtetit të sotëm, janë padyshim të rënda plumb, ashtu sikurse janë të mëdha përgjegjësitë e njeriut që drejton këtë pushtet, por pse-të e keqqeverisjes aktuale nuk shpjegohen thjesht me konceptin krejt të shtrembër që ka Sali Berisha për demokracinë dhe as me vullnetin e tij të pazakontë, për t’i shkuar deri në fund rrugës së gabuar ku ka hyrë duke tërhequr nga pas gjithë bashkësinë. Vetëm për të interpretuar më qartë këtë ide, do të shtoja se po njësoj, edhe pse-të e barbarisë komuniste nuk shpjegohen kurrsesi vetëm e vetëm me perversitetin e mendjes së Enver Hoxhës apo me debilitetin kriminal të marroqëve që i rrinin rrotull atij kodoshi të neveritshëm, sepse asnjë mendje njerëzore, sado e djallëzuar dhe e mbrapshtë qoftë, nuk do të mund ta ndërtojë dot e vetme një të atillë ngrehinë ngjethëse siç qe komunizmi shqiptar dhe të mbajë mbyllur në të për gjysmë shekulli një bashkësi dymilionëshe qeniesh njerëzore.

 

(A nuk të shkon mendja këtu menjëherë për robotët mjeranë të veshur me xhupe lëkure dhe doreza hekuri që godasin pritave të natës dhe vrapojnë në terr?FL)

 

Pa themelet e shtrembëta të kulturës shqiptare, pa gurët e pagdhendur të historisë sonë, pa llaçin e frikshëm të gënjeshtrave dhe falsifikimeve që vetëm një mendje si kjo e jona mund të prodhojë, ajo ngrehinë e pakrahasueshme në shëmtim me asnjë nga kështjellat e komunizmit europiano-lindor do të kishte qenë të paktën më e jetueshme. Për fat të mirë, orteku që përmbysi atë Perandori të Shkëlqimit Kriminal e mori me vete edhe regjimin komunist të Tiranës, bashkësia shqiptare u gjend e lirë, sistemi ndryshoi, por Ritmi i Historisë fatkeqësisht është ende po ai, e ne jemi ende po ata, të hatashëm përsëkeqi në diktaturë, të hatashëm përsëkeqi në liri; në të dyja rastet, njësoj të paaftë për të njohur dhe pranuar vlerat universale të humanizimit dhe abc-në e moralit të ekzistencës njerëzore. Unë nuk mendoj se kemi dalë nga errësira. Një dritare na është hapur për kah bota e lirë, e nëse në dritë dukemi akoma më të shëmtuar, kjo vjen ngase errësirën vijojmë ta mbartim brenda vetes. Bashkësia jonë përjeton sot një krizë morale me përpasa katastrofike, sistemi artificial i vlerave që krijoi komunizmi mbi substancën e traditës sonë ia ka lënë vendin zbrazëtisë së plotë, drejtësi nuk ka fare, solidariteti midis anëtarëve të bashkësisë inekzistent, për harmoni shoqërore as që mund të flitet, Ethet e Parasë kanë pushtuar të madh e të vogël, sepse me paranë sot mund të blesh gjithçka, bile më lehtë se çdo gjë tjetër mund të blesh drejtësinë dhe respektin e pakushtëzuar të bashkësisë, e cila i adhuron telefonat celularë njëlloj si dikur patllaket në të ndenjurat e regjimit të vjetër. Hemorragjia e braktisjes së atdheut është fakti më kokëfortë që e provon këtë mjerim. Plot njerëz potencialisht të aftë i kanë lënë shëndenë Shqipërisë, plot e plot të tjerë nuk mendojnë tjetër gjë përpos si t’ia arrijnë së njëjtës gjë.

Megjithatë, atij nuk i mungon krejt optimizmi. Një optimizëm tragjik që duket se do ta ndjekë deri në botën tjetër ku siç thotë ai në intervistën e fundit “do të jemi njësoj si të tjerët”.

Është e vërtetë se njëzet e tetë mijë kilometrat katrore ku na ra për pjesë të lindim, nuk është se frymëzojnë lehtë ideale dhe nuk nxisin për një rezistencë të gjatë në mbrojtje të idealeve, por në krahasim me shkretëtirat ku erdhi vërdallë i vetëm për gjithë jetën e tij udhëheqësi i sotëm i popullit palestinez, i cili arriti më në fund t’i imponohet krejt botës së qytetëruar, që për turpin e saj e pat degdisur në ato shkretëtira, terreni ynë është ku e ku më i favorshëm që opozita shqiptare të luftojë për të ndërtuar një jetë normale.

Duke vërejtur tragjedinë e re ku po rrokullisemi me rënien e sistemit të fajdeve, e cila padyshim ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë, mbetemi gjithherë të mbërthyer në dilemën: ky qenka fati ynë, të vrasim dhe të godasim njëri-tjetrin me plumba dhe me hekur, derisa domosdoja historike të bëjë punën e vet dhe të na fusë në zgjedhën europiane; apo vullnetet e individëve mund ta ndryshojnë këtë situatë? Personalisht, jam i prirur të besoj se pa vullnetin e njerëzve, historia nuk bëhet.

Dikur, në fillim të viteve frymëzues ‘90, së bashku me një grup të burgosurish i kam dërguar Sali Berishës një letër ku i përmendja thënien e popullit: “Pas lotëve, sytë shohin më mirë”. Kisha shpresë se nga ajo dhimbje e madhe do të nxirrnim ndonjë mësim. Kisha shpresë se dhe ky do të ishte ndonjë nga ata që kishin qarë. Por mesa duket, Sali Berisha është njeriu që nuk ka qarë kurrë në ato vite. Zoti e shpëtoftë!

 

(SHKRIM I KOHA JONË, MË 24 JANAR 1997)

Tetanoz për Edi Ramën

Nga Martin Leka

“Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…”. Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë. Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt dukej se e kishin shpëtuar gjallë. Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit, t’i sfumonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtonin. Buza kishte filluar t’i ënjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vrisnin?!…” Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetëra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut. Infermierja, një grua e shkathët na kërkoi të gjenim një antitetanoz. U larguam të tre, bashkë me çudinë e madhe se si ka mundësi që në spital të mos këtë antitetanoz. U drejtuam në një farmaci nate afër spitalit, por ajo qëndronte hapur vetëm ditën. Në spitalin tjetër përballë, megjithë dashamirësinë e mjekut nuk mundëm të gjenim një ilaç të tillë. Përballë hotel “Arbëria”, edhe farmacia e natës punonte ditën. Kështu na ndodhi në shumë nga farmacitë e kryeqytetit. Shikonim njëri-tjetrin me habinë e njerëzve që takohen pas vitesh. “Ku mund të ketë farmaci tjetër nate”. Absurdi qëndronte bashkë me pyetjen. “Ne jetojmë në absurd. Absurd plagosja për vdekje e Edit, absurd mungesa e tetanozit në spitalin e një kryeqyteti europian, absurd që farmacitë e natës punojnë vetëm ditën…”. Shpresa jonë e fundit u bë farmaci “Agimi” në kryqëzimin e lagjes “Vasil Shanto” nga ku me shpejtësi arritëm në urgjencë me urgjencë. Kishte shumë njerëz. U larguam. Shërim të shpejtë Edi. Zoti qoftë me ty dhe me të gjithë ne shqiptarët e pa zot…

 

*Shënim: Këto ishin shkrimet e botuara 19 vjet më parë në “KOHA JONE”, kur goditën Edi Rama për vdekje)

36 komente në “FOTOT/ Kur rrihej barbarisht Edi Rama”

  1. .... says:

    A o Ed sa tolerant qe je,shpresoj vertet te kesh ligjin ne krahe dhe te vendosi drejtesi per kete Popull.
    Mallkuar qofte ajo dite qe lindi Vicidolli i Stepave Siberiane.

    1. Adriatik says:

      Ky do dru prape sot se eshte nje burre plehre dhe pa integritet.

      1. Kenedy says:

        Ai nuk ishte dru or pa tru por ishte qellim per ta vrare.Druri eshte tjeter e qellimi per ta vrare eshte tjeter.
        Po ti Adriatik,je i moralshem,trim,me integritet,me personalitet me ndershmeri?O Adriatik,shko ha ndonje paçe
        te mbledhesh veten se eshte edhe ftohte!Nga e njohe ti Edi Ramen?Nga thashethemet dhe llumi i nxjerre nga gojet e palara
        te atyre qe e lane kete vend mes kater rrugeve se rruget i hengren vete?

      2. Edkari says:

        eshte rrahur per probleme morali apo nderi.
        Edi Rama eshte nje njeri pervers dhe ishte bere i bezdisshem per njerezit qe banonin prane tij se ky here pas here dilte ne dritare i xhveshur apo duke bere skena te ndyra perversitetit..e kishin lajmeruar disa here po perversiseti nuk hiqet( e ka akoma) dhe burrat e lagjes u mblodhen dhe vendosen ti japin nje mesim te mire dhe ja dhane dhe sot te keni turp ju qe ja kujtoni.
        Edi Rama do haje dajak me shume nga shqiptaret e ndershem,dajak qe ka me bo shurren ne pantaloni.

      3. spartaku says:

        ADRIATIK! Qenke me te vertete injorante dhe njeri pashpirt e pa tru.nga njerez si ty vuan shqiperia se ka si ty qe jane per ti çuar te ruajne gomaret.Pis njeri.Meriton ofendimet me te renda.Palaço.

    2. Fieraku 71 says:

      Dale dale,cfare statusi kishte edi rama???
      Emigrant ne france qe e kishte frike berisha???!!!!!
      Se kishte shkruar nje artikull kunder berishes dhe ende se kish botuar???!!!!!
      Are you f ucking kidding me.
      Hajde merua i temjes hajde.

    3. adri says:

      Edi rama do te mbahet mend si shkaterruesi i Demokracise ne shqiperi pasi me marreveshjen e vitit 20008 shkaterroi bashke me berishen sistemein zgjedhor duke vendosur nje sistem zgjedhor qe nuk i jep mundesine popullit qe te pastroje parlalmentin nga te paaftet dhe te korruptuarit.
      Te vendoset Sistemi mazhoritar i Zgjedhjeve si Sistemi qe i jep mundesine popullit te zgjedhe perfaqesuesit e tij ne parlament. Vetem Sistemi mazhoritar i Zgjedhjeve pastron parlamentin shqipetar nga te paaftet dhe te inkriminuarit dhe te Korruptuarit.
      Vetem Sistemi mazhoaritar i Zgejdhjeve Largon nje here e pergjithmone Korrupsionin ne Emerimin ose Zgjedhjen e kandidateve per deputet nga Kryetaret e Partive.
      Perfundimisht Sistemi Zgjedhor mazhoritar i Jep mundesine dhe eshte nje sistem i zgjedhjes dhe e marrjes se nje mandati per deputet te merituar, dhe nuk i jep mundesine kryetareve te Partive Politike qe te cojne njerez te korruptuar ose me rekorde kriminale ne Parlament.
      Kthimi i Sistemit Mazhoritar te zgjedhjeve kthen Demokracine e marre peng nga kryetaret e partive politike ne Shqiperi.

  2. Alban says:

    Sa koherence edhe sot me ato qe ka shkruar Edi me ato te kohes se qelbesit Berisha.Shkon ne spital dhe te thone shko te privati,njeriun e ri te Enverit i ka zevendeduar me njerezit e rinje te Edit pa te shkuar e pa te ardhme.I vetmi ndryshim eshte qe mund te rrahin,te te rrembejne e vrasin cdo njeri e ta gjejne te vdekur ne nje qytet tjeter e nuk dihet kush e beri.Kurse atehere dihej qe ishte plehra Berisha.

  3. qytetari B says:

    Aman o Nikolle, ti je bere dordolec, ndoshat ashtu ke qene qe atehere qe beje foto me Shkullakun me lesh ne fytyre si majmun, me Blushin si kastravec, me Bushatin, me Martin Leken si neperk etj, me Aeksander Frangen si mafjoz i betuar qe nga karakteri i ngjan me shume dreqit se robit Ti Nikolle i ke dredhe llafet sa here ngrije dhe ulje koken, ktheu nga Saliu, ktheu nga ariu, andej e ketej e s’gjete dot vend ku te shlodheshe. Por nuk jeni vetem. Eshte koha e maskarenjeve dhe ata jeni ju qe vetem kthehi nga fryne era, pa moral, pa dinjitet, pa respekt, pa pergjegjesi, por gjallesa pa pik humanizmi, gjoja jeni intelektuale dhe elit, por perseprapothi. Hengert sa u dendet dhe vazhdoni nen hien e krimit te Sali Berishes

  4. tosi says:

    ka te dhena se e ka rrahur Edi paloka dhe bashkim gazidede ate nate

  5. prenga says:

    edi rama nuk ka qene me vladimir murtezain kur e kane rrahur ato te shikut o bole. ka qene diku tjeter

  6. nano dy says:

    Edi rama po bente gati nje shkrim kunder Berishes asokohe dhe ishte thirrje me titull Popull ngrihuni te rrezojme qeverine e malokut Sali!

  7. habibi says:

    Edi Rama eshte lideri i krejt shqiptareve dhe e ka palluar Berishen . Edi do qendroje deri ne vitin 2032 si kryeminister

  8. tfgs1 says:

    Ram,jep doreheqjen,nuk je per poitikan.
    Ti nuk merr dot hakun[drejtesine] tend e jo me te marresh hakun e dhjetrave shqiptareve te pafajshem vrare apo masakruar ne keto 25vjt prej islamikut Berisha dhe suniteve kriminele qe ai drejton…………..
    Nqs nuk vendoset sot DREJTESIA ,keshtu do te rrihen edhe femijet tuaj ne brezat qe do te vijne…………sunitet jane barbare!

  9. edi says:

    jeni trapa te gjithe!!! si guxoni te shani liderin e madh te shqiperuse Sali Berisha sikur ka urhderuar ai ta rrahin ramen.

  10. megjithese tashme jam fans i Edi Rames,sot mesova ,se Edi paska qene nji zheni !
    shkrimet e tij,shprehjet e tij,shtjellimi i fuqishem dhe shume llogjik i harmonishem i fjaleve te tij ,me bindin se une perkrah vertet nji personalitet shqiptar te padiskurueshem !
    i uroj suksese ne keto kohera teper te veshtira si per popullin shqiptar ,por edhe per ate personalisht,qe mban mbi supe hallet e komplet shqiptareve.

  11. kaktus says:

    Le ti vendosim për ballë njeri tjetrit, Saliun me Edin: Saliu, komunist deri në palcë, një provincial nga zonat e thella malore, kriminel përballë një djali në shpirt demokrat, që ka luftuar për fjalën e lirë dhe përsëri e lejon edhe pse fjala është më së shumti e shthurrur dhe e pavërtetë, njeri me kulturë, që di të bëj gjithshka, publicistikën më mirë se kushdo, pikturën moderne, folës në disa gjuhë të huaja, basketbollistl , karismatik me një ironi të hollë, por ky poppull nuk e meriton sepse ka nivel të ulët. Ai mundet të tregohet kaq tolerant me Berishën shtazarak, një Zot e di?!

  12. Arber says:

    Kur Edi Theofan Noli nuk meer hak per veten e tij te gjymtuar, mos prisni ju te tjeret, por lutjuni Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes, te dergojne ne Shqiperi nje burre shteti.

    1. LORA says:

      Mos e merr me ngut,Arber,,,prit,,,,nuk ke pare gje akoma,,,por, je mese i sakte kur thua Edi Theofan Noli.

  13. lala says:

    Sa mire qe i postuat keto foto, ka te tjerra se mu be qefi shume me ato qe pashe.

  14. Dajaku says:

    Mire ja kane bere bq, ky sot meriton plumbin se e shkaterroi vendin. Edhe ju qe e perkrahni dajakun meritoni. Tju vije turp injorante.!

    1. katarakti says:

      Ke vend shkaterroi Edi Rama?! Ate te ndertuar nga shpellari yt?!

    2. Pertyopopull says:

      O popull po sa negative jeni ne komentet tuaja e ne shpirt, e prisni t’ju vi e mira nga qeveria. Edhe une po te isha ne vend te Edit e Sales frymen ju Kisha marre se jemi popull injorant e inatci, zihemi me njeri tjetrin si kafsh dhe nuk shohim punen e hallet tona e injorojm politieke qe mbjell vecse mllef. Ne vend te mendojm me tru e te punojm me duart tona qe te krijojm dicka te bukur, kalojm diten ne Kafe dhe si vemje para TV e presim nga qeverria…Edit i lumte se e ka krijmtarin me pash dhe punet e veta dhe te shtetit do ti kopsisi mire, po ti merru me veten o popull se ate e ke lene mbas dore, fal dhe kupto tjetrin o popull fillo te piqesh pak se te mirat do vine, durim…uroj popullin Tim te dashur te doje e te fali veten per gabimet qe ka bere deri me tash fajin nuk ja ka as qeveria as ata qe na Kane drejtuar e drejtojn, pergjegjesin duhet ta mbajm vete e kemi merituar.

  15. Niko says:

    Po akoma merr fryme kerma sali krimineliiiiiiiiiii?????

  16. na mbyten perverset.. says:

    te me falin lexuesit por Nikoleshin dhe Edi Ramen (ER) do ti quaje perverse:

    te kuptohemi

    kam qene nje perkrahes i madh i (ER) per rrezimin nga pushteti te bajlozit berihse dhe denimin e tij spektakular,por nese e para u realizua perkundrazi e dyta jo vetem qe nuk u realizua por (ER) po behet nje jelek antiplumb ne mbrojtje te krimeve te SB..dhe me e keqja eshte se lulbasha eshte fuqizuar dhe e trajton (ER) si lepur.

    Per bese asnje krim te dyshes kriminale 2B nuk eshte denocuar seriozisht por jane tallur

    Eshte nje monstruozitet qe (ER) ne kohen e Ehoxhes nuk ka lene kryeqytet te europes pa gjezdisur edhe pse ka qene nje lojtar medioker…….biles ne nje emision ne gjermani mburrej se kishte ngrene nje gjysem meter kubi makarona me mish pula se..Enveri e kishte lene pa ngrene..dhe ne 1990 donte te varte komunistet ne shtylla…edhe kristaqin me spiron….

    Pra me enverin qe e mbajti me buke lepurushi u be kanibal sidomos pas 2013..kurse SB qe e mbyti me hekura ( dhe izet haxhia qe ja hiqte kemishat rruges dhe ky qante !!) I shpeton shurra…

    Une nuk e shaj Pervers Ramen por eshte ai qe sillet i tille..

    Kurse ky Nikoleshi qe u be pjese e kabinetit SB ne 2009 eshte pak ta quash monster..ky veprim i tij eshte si ai djali qe respekton nje mashkull qe ja ka perdhunuar nenen..dhe mburret me koqet e perdhunuesit.

    shame..shame ..shame !

  17. PERPARIM MUSLIU says:

    ORE KUJ TE I BESOHET SALIUT CE THOTE SE RAMA ESHTE ZENE ME NJE MASHKULL TJETER DUKE BERE SEX APO QELBESIRAVE TE TEMES CE JA FUSIN KOTE

    1. Topuzi says:

      Ore Mik i nderuar , ndaje mendimin me ty Nese Sala sot thot se ka patur
      keqeardhje per rrahjen e Rames Dhe ka urdherue atehere si president qe
      organet te zbardhin gjithecka dhe ligji te veproj Me siguri kur salo tani
      Nuk ka pushtet dhe thot Se rrahja e Rames ishte pune pasioni dhe Rama
      ishte me nje burre tjeter kur u rrah dhe vete Rama nuk dha informata
      per rastin Tani saloja i ka argumentet se rrahja paska ndodhe puna e
      Ped…… Rama as tani qe ka pushtet nuk guxon ta hape kete teme se Dalin argumentet
      siq po thot Saloja ha ha ha Valla bre po mire e kishin pase vizatue ftyres
      Nese eshte per pasion Hallall zoti iau bafte ! E bravo i kofte rrahesit!
      Nuk po rrene Salih i ! Kallxo Ram kristaqi a qasi flliqku koke a

  18. Sali Edvini..... says:

    Gallat o njerez te varfer e te mjere,
    Behet politik me nje njeri te dhjere,
    Kenga e Edi Rames nuk do refren.
    Ishte vetem nje zero,nje skizofren.

    Psaka lindur me kemishe,e me kapister,
    Ne vendin e cudirave u be kryeminister,
    E njohe mire dhe paska fate,
    Skishte asnje merite vec nje psikopat.

    E rrahen po kush e rrahu keshtu,
    E dinin se gomari donte vec dru.
    Mallkuar qofte ajo dite qe hyri ne politik,
    Shfrytezoi rastin qe i ati Tosin kishte mik.

    Tani ka kapur qiellin,kerkon dhe henen,
    Cdo dite me shiringe po injekton venen,
    Edhe jevgjiti ma i thjeshte ja di,
    Per thaset me para qe beri ne bashki.

    Saliu gam gam,si kone e vjeter
    Sipas marveshjes qe kane bere me leter,
    Budallenjte vazhdojne te besojne verberishte,
    Dhe marin te verteta renat me bishte.

  19. shqiptari says:

    Me cudit nje gje e Rames , gjakftohtesia e toleranca ndaj kriminelit SALVICIDOLI. Ai nuk beri hakmarrje , por pret me durim rilindjen e drejtesise dhe autodemaskimin e SALKRIMIT nepermjet te vetmes foltore te Kuvendit ku ai flet e vetedemaskohet duke ia hedhur gjithnje fajin e tij te tjereve , genjeshtra e thash e theme si nje grua e perdale. Te gjithe shqiptaret e ndershem e kane alergji kur llomotet . Po afron dita qe t’i mbyllet goja e nuk do ta degjojme me , kete ”BILIBIL ,, te viteve te zeza , ku e katandisi Shqiperine !!

  20. Daku says:

    Shkrimet e Edi Rames ne ate kohe ishin ushqim per gjithe brezin e Ri.
    Une I kam ruajtur te gjitha gazetat qe botonin ato,
    Edi Rama vjen pas Fan Nolit per oratori.
    Nuk ka te dyte sot.

  21. ok says:

    njeriun e mban karakteri gjaku dhe vendoshmeria nuk e kuptoj kete kryeminister si mund ta harosh ate dite kur te kan ber keshtu
    .shqiptari nuk fal e nuk haron sot ke pushtetin bej shtet ligjor dhe t ngelesh histori se ke then vet dhe jo t ikesh vitin tjeter qe thon njerzit se ka te gjate se deri tani ka ber nje zero te madhe
    .ke dhe pak kohe nje vit shfrytezoje ne maksimum lere pasurin se leku e pasuria nuk jan gjithshka jeta eshte shume e shkurter .bej shtet qe asnje t mos vjedhi arken e shtetit dhe institucione te pavarura. pastro vendin nga hajdutet e institucioneve dhe shporre kte klas te ndyre politikanesh nje here e mire.

  22. adi says:

    rama duhet t iki urgjent te japi dorheqjne s me pare nuk eshte per kte pune dhe une mendova se ky do ishte burreee por ky po tregohet shume i urte si ka mundesi qe ky e ka ul veten kaq poshte qe cdo njeri mund ta fyej e ofendoj nje here i thon keshtu dhe nje here ashtu cfar nuk kemi degjuar per te .aq me shume qe eshte dhe kryeminister .edhe njj njeri i thjeshte reagon dhe te tregon vendin kur te ngacmojne .po sikur t ishte nje njeri i thjeshte ky si do ishte sot do e kishin rrahur prap???? edhe sot qe ka pushtetin spo reagon.leri udhetimet jashe se u bere si saliu lere fjalimet per kosoven se ajo ka shtetin e saj dhe ka politikanet e saj skan ngel ta rregullosh ti rregullo shtepin tende ketu se dhe nje vit je iken tre vjet dhe asgje ske ne terezi.

  23. Mentari says:

    Mira ja kan bere sepse gjith jeten e tij ai Edi Ram vetem rrihte femnat gjinine e dobet fizikisht dhe asnjehere nuk ishte burre tu zinte apo te rrihej nga burrat,Edi rama ishte burracak per tu zene me meshkuj por abuzont femnat (vecanerisht grate e dashnoret e tija qe behen me teper se nje dyzhine.Cfar mund te presesh nga nje Imoral pervecase disaster ate dezaster qe shqiperia po e shijon sot me ate si kryeminister,mashterues e kaluar mashtruesit.mira ja paskan bere por vetem nje gje se kan mbaruar ate te eliminimit te tij komplet fizik,do te shpetonte shqiperia ne rradhe te pare apstaj edhe femrat.

  24. PIKA PIKTORIT NE KOKE.. says:

    Jam dakort me shume komentues qe jan kundra Rames se e meriton.

    Vetem nje shembell te thjeshte:
    Dihet boterisht se urdheri per egzekutimin e Rames e dha Drakula Berishe dhe e zbatoi SH.I.K-u Gazidedes
    ky Visha Ajazi ishte truri i shikut,drejtori me i rendesishem e hartaonte planet dhe i zhdukte ato…

    Si ka mundesi qe para dy muajsh Edi Rama te DEKOROJE FSHEHTAS NJE NGA MONSTRAT E SHIKUT GAZIDEDES
    QE PLANIZOI ME XH.XH QINDRA AKTE SI GESTAPO HITLERIANE ???

    Edi Rama dekoron Visho Likën në fshehtësi,
    sfidon Komisionin e Sigurisë, i rreh shpatullat për përgjimet, survejimet dhe emërimet ‘nepotike ‘

    Tjetër paradoks dhe kapërcim ylberi në kampin e pushtetit. Protagonist i lëpirjes së pështymës është kryeministri Edi Rama. Një vit më parë ngriti një grup kontrolli dhe përgatiti terrenin për ta shkarkuar nga detyra, por ditët e fundit e ka dekoruar për rezultatet të larta në detyrë. Lufta e kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka përfunduar me një dekoratë për këtë të fundit.
    Në një ceremoni të fshehtë dhe larg syrit të medias, ashtu siç është në natyrën e institucionit të sekreteve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dekoruar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, për rezultatet në luftën anti-terror. Ceremonia është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka pasur merak që ceremonia të mbahej e fshehtë, pasi ai dhe Tahiri, vetëm disa muaj më parë e akuzuan Visho Likën se nuk jepte informacion për grupet e tritolit dhe se përgjonte krerët e mazhorancës.
    Ndonëse mund ta ketë bërë nën presionin amerikan, medalja e mirënjohjes për kreun e SHISH është një sfidë që kryeministri Edi Rama i bën Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Dekorata dhe motivacioni janë në kundërshtim me mendimin që anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë për punën e SHISH. Po ashtu, dekorata është një rrahje shpatullash për përgjimin e elitës politike për llogari të Sali Berishës, për survejimin e mediave dhe emërimet politike. Vetëm Ilir Meta është përgjuar 800 herë në mënyrë të paligjshme nga meraku i madh i Sali Berishës, për të ditur mendimet e fshehta të ish-aletit të tij. Po ashtu, SHISH, pas çdo rrjedhje informacioni nga brenda, nis survejimin dhe përndjekjen e mediave, gazetarëve dhe botuesve. Megjithatë, nuk është më sekret se, pllaka e raportet mes kreut të SHISH dhe kryeministrit kanë ndryshuar. Sinjali i parë publik erdhi kur u hap Shtëpia me Gjethe, kur kryeministri Edi Rama e falënderoi kreun e SHISH për bashkëpunimin.
    Ceremonia e dekorimit
    Medalja e mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi SHISH ka një bashkëpunim të mirë mes institucioneve ligjzbatuese dhe ministritë. Interesant është fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve dhe akuzave të lëshuara, si nga Rama, ashtu edhe nga Tahiri. Madje shpesh herë Saimir Tahiri ka deklaruar publikisht se SHISH nuk raporton te Ministria e Brendshme,
    por raporton tek Presidenti. Madje u tentua dhe shkarkimi i tij, ku nuk munguan zërat nga brenda mazhorancës që shpreheshin se ai ka shkelur ligjin. Asgjë nga këto nuk ndodhi, por përkundrazi, pak ditë më parë u vlerësuan të gjitha arritjet e tij.
    Dekorata erdhi para se kryeministri të nisej për një udhëtim në SHBA
    PSE PIKERISHT PAK ORE SE TE SHKONTE NE SHBA DEKORON NJE MONSTER
    KUSH E KA TREDHUR KETE PALLOSH 2-METROSH ??

  25. miku qe te don te miren says:

    kjo eshte pak meriton nje me te forte ai e mero legeni.asnjeri se ka per here te pare e smund te rrine pa dajak

  26. nikoLLA says:

    SHUME PAK E KANE RRAH TA KISHIN MYTE KREJT KYT LEGEN E DIN SE JA KA BA BERISHA E RRIN SI LEGEN HALABAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje