Kryetari i Partisë Demokratike për Gjirokastrën Roland Bejko ka denoncuar një ngjarje të pazakontë në Bashkinë e Gjirokastrës.
Sipas Bejkos deputeti Koço Kokëdhima ka anuluar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës për të bërë një mbledhje të Partisë Socialiste.
“Sot, ditën e shtunë dt. 23.01.2016, ora 12 00 Këshilli i Bashkisë Gjirokastër do të zhvillonte një mbledhje shumë të rëndësishme me këtë rend dite :
1.Relacion “për dhënie ndihme ekonomike, muaji Janar 2016..
2.Relacion “për miratimin e numrit të punonjësve, planifikim i nivelit të pagave të Bashkisë…”
3.Paketa fiskale 2016.
4.Relacion “mbi ngritjen dhe funksionimin e linjave Urbane të Shërbimit Turistik e Publik”.
5.Të ndryshme.
Po çfarë ndodhi?
Në orën 11 50 minuta, ne këshilltarët e djathtë u njoftuam nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë se mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohej pasi grupi i tyre socialist në atë orë ishte thirrur në një mbledhje të “rëndësishme” partie dhe sipas tij mbledhja e Këshillit do të shtyhej për një ditë tjetër.
Ndërkohë në po ato çaste pata një telefonatë nga një këshilltar i LSI -së i cili më njoftoi se këshilltarët e LSI së bashku me këshilltarët e djathtë bënin shumicën e mjaftueshme për të vazhduar mbledhjen . Ne si grup ramë dakord të vazhdonim, por në 11 55 njoftohemi nga LSI se edha ata nuk do të merrnin pjesë në mbledhje.
Në orën 12 00 ne këshilltarët e djathtë, Sekretari i Këshillit bashkiak dhe mediat zumë vendet në sallën e braktisur nga kualicioni i majtë PS-LSI në pushtet.
Të dashur miq,
Pas interesimit tonë të arsyeve të anullimit të mblledhjes morëm vesh se Koço Kokëdhima, Bimbashi i ri i Gjirokastrës dhe gjithë Vilajetit të Jugut, kishte thirrur një mbledhje partie duke anulluar mbledhjen e Këshillit.”, shkruan Bejko.