Florjan Bushi, 35-vjeçari i pozicionuar si shef zyre të sektorit “Merlin” në Shërbimin Informativ Shtetëror është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Jashtë dyerve të gjykatës flitet shumë për nxjerrjen e asaj që konsiderohet sekret shtetëror, pikërisht nga personi që më së shumti i duhet t`i mbajë dhe t`i mbrojë ato.
Vlonjati që gjendet në atë pozicion prej më shumë se 7 vitesh, mësohet se ka qenë vërtetë duke kryer përgjimin e një grupi trafiku narkotikësh, ndërsa në momentin që në ambientet e punës së tij janë paraqitur oficerët e policisë dhe i kanë komunikuar urdhrin e arrestit të kërkuar nga prokuroria dhe të vendosur nga Gjykata, ai nuk ka kundërshtuar.
Madje sipas informacioneve të gazetës Shekulli, ai iu ka hapur dyert, iu ka vënë në dispozicion gjithë materialet e tij të punës dhe nuk ka mohuar për asnjë moment që e ka të njohur dhe madje mik të arrestuarin e policisë Ilir Memushaj.
Ky i fundit akuzohet jo vetëm për vrasës me pagesë, por madje edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Denis Kasajt dhe plagosjen e dy miqve të tij.
Krimet e Rënda kanë vendosur ta lënë në burg 35-vjeçarin, i cili mësohet se do të mbrohet nga vëllai i tij, një emër i njohur jo vetëm në fushën e avokatisë, por edhe të një beteje gjyqësore me ish-kryeministrin e vendit për shkak të një akuze favorizimi.
Prokuroria dhe policia bëjnë të ditur se Bushi ka dërguar tek Memushaj transkriptin e përgjimeve të rivalëve të tij dhe të grupit të tij, ku dyshohet dhe mendohet sipas hetimit se ishin pikërisht Denis Kasaj dhe dy miqtë e tij.
SHISH për llogari të hetimeve parandaluese të ngjarjeve kriminale po përgjonte një grup nga Fieri të dyshuar për trafik droge dhe që mendohet se ishin pikërisht personat që ranë në pritë pasditen e 8 janarit.
Prokuroria bën me dije se në mesin e të përgjuarve nga ana e oficerit të arrestuar ishte edhe Denis Kasa, që mbeti i vrarë në atentatin e Mbrostarit, në rrugën Fier- Lushnje.
Të gjitha lëvizjet e tij dhe komunikimet që kryente në telefon, inspektori Bushi, gjithnjë sipas prokurorisë i dispononte dhe dyshohet se me anë të fotografive i ka dërguar Ilir Memushajt, që dyshohet se bën pjesë te një grup tjetër kriminal, rival i viktimës Kasaj dhe i dy miqve që mbijetuan në atë atentat. Në këto përgjime, sipas akuzës, që i janë gjetur Ilir Memushajt në telefon, inspektori i tregonte për makinat që Denis Kasa përdorte për lëvizje dhe biseda të tjera që ai kryente.
E çuditeshme kjo pune ,se si ndodhin keto gjera ne shqiperi.
Qe kur iken rob si Kosta Beluri, Arjan Muca, Ed Dakja nga SHIKU dhe ai And Nenaj kete pune e mori lumi. Merlini eshte dege e Anglezeve dhe do bythe por asnje ska me bythe me I bo operacionet sic duhet, po varja kshu eshte kur ke Tahirin per Minister dhe Ramen Kryeminister. Ai Cipa seshte cun I keq po kush e le me bo rend, plerat e Tahirit…., Shiku ka marre fund , pergjo lart e poshte dhe Visho ja thote Sales dhe I lepin bythen ite huajve qe te rrije ne karrike, sa per Shaqirin edhe ai ishte nje b.q…djale, e filloj mire po e leu rroten 2-3 vtet e fundit sa e shiten dhe amerikanet
Merlinit te Anlezeve I doli boja heeee :), ne fillim funksionoj se ata qe punoninin ishin cuna te mire po kur vune ate Korcarin, Eugeni e dhjene punen se ai e kishte Lepurin 30 kg ne bark,varja pune spiunash, ai Andi qe djale I shkathet po se vuri Bariu kryetar se se kishte njeri qe I besonte, ai Bari Shaqiri me shkerdhat se ben nena, ka miliona dollare tani duke marre rrogen 1 mije euro ne muaj, si I beri na thoni o gazetare se ne se marrim vesh, DUKE SHITUR INFORMACIONET SEKRETE te bandat kriminale APO DUKE I BERE PRESIONEVE POLITIKANEVE si puna e ketij Bushit, shtet vari k….., plerat e Vishos…dhe policet e korrupuar te Tahirit, ka marre fund ai vend, sbehet me ….dhe po fole te vjen pumbi pas shpine….