Andi Bejtja mendon se “Rilindja” e premtuar nga Edi Rama, ka qenë e dështuar që në fillim.
Sipas tij, nuk është mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna.
Duke folur në një intervistë për portalin tesheshi.com, ai flet edhe për gjendjen e gazetarisë, e cila, sipas tij, do të shpëtojë vetëm kur të ndahet nga lidhjet politikë-biznes.
Cila do ishte “Rilindja” e gazetarisë, nëse do mund ta huazojmë këtë slogan, edhe pse mund të të bezdis?
Rilindja duket si një fjalë që do të ndodhë brenda një muaji apo dy muaj. Unë nuk mendoj se do të ketë rilindje të gazetarisë, aq më tepër që fjala rilindje për momentin tek unë nuk ka një konotacion dhe aq të mirë; por nëse do të flisnim për rilindje ideale, kjo nuk ndodh brenda një muaji, brenda një viti. Rilindjen e gazetarisë unë e shikoj së pari në ndarjen e politikës nga biznesi, insistoj tek kjo. Së dyti insistoj në formatimin e shkollës së gazetarisë.
Po jap një eksperiencë nga Danimarka, ku shkolla e gazetarisë u bë një nga shkollat më të mira në botë; pasi shteti danez mori disa nga pedagogët më të mirë në botë, i vuri në këtë shkollë, vendosi asistentë danezë dhe pas dhjetë vjetësh asistentët u bënë pedagogë; pra investoi në këtë fushë dhe arriti këto rezultate, përveç aspekteve të tjera që lidhen me lirinë e informacionit etj. Unë nuk shoh ndonjë përpjekje këtu qoftë edhe nga shteti për ta ngritur këtë shkollë.
Me të drejtë dikush mund të thotë pse të ngrihet gazetaria dhe të mos ngrihet shëndetësia që lidhet me jetën e njerëzve? Është diçka që nuk mund të ndodhë brenda një nate apo brenda një muaji dhe unë nuk shoh rilindje në këtë fushë, përveç një përmirësimi gradual. Ajo që unë konstatoj me një lloj trishtimi, ndoshta mund ta kem edhe gabim, është se të rinjtë që po hyjnë sot në gazetari, në një farë mënyre janë më shumë servilë sesa gazetarë, të ashtuquajtur të vjetër që sot quhen servilë të pushtetit.
Meqë jemi tek Rilindja, ç’po ndodh me të? Mos ka ardhur puna gjer aty sa vetë ky slogan i bujshëm të jetë bërë për t’u rilindur?
Unë nuk besoj tek rilindjet e shpejta në përgjithësi, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Rilindja po ta marrësh si koncept qeverisës, po ta marrësh edhe në shumë shkrime të miat, ka qenë e dështuar që në fillim; sepse është ngritur mbi një bazë premtimesh që jo vetëm që nuk mbahen, por po të realizoheshin – unë e kam thënë edhe herë të tjera – janë të dëmshme edhe për vete shoqërinë shqiptare.
P.sh po ju marr shëndetësinë falas: jo vetëm që nuk realizohet në këto kushtet e kapitalizmit jo vetëm shqiptar, por edhe botëror, por është dhe e dëmshme që t’ia fusësh në koncept njeriut këtë sistem që jetojmë, që të paguajë 5 lekë për makinën dhe të mos paguajë asnjë lek për shëndetin. Pra, duke e parë në këtë aspekt mund të them se rilindja ka qenë e vdekur që kur lindi. Unë nuk kam pasur ndonjë iluzion për këtë, pasi kam nënvizuar se këto premtime janë të pambajtshme, por edhe sikur të mbahen do të sjellin një regres dhe nuk jam i lumtur që kjo po ndodh sot, përkundrazi.
Po zgjedh një tjetër soj pyetje mbi politikën: Gjëja më e mirë dhe më e keqe që kanë produktuar gjatë protagonizmit të tyre politik e qeverisës: Berisha, Nano, Meta dhe Rama…?
Të gjithë kanë qenë në kohë të ndryshme dhe kanë karakteristika të ndryshme. Mund të themi që mandati i dytë i qeverisë së Berishës ka qenë më produktiv se mandati i parë, i cili ishte edhe më i vështirë. Në mandatin e parë kemi pasur edhe gabime që lidhen me demokracinë, qoftë burgosja e liderit Fatos Nano, dhe me gjëra të tjera, por ka qenë një kohë shumë e vështirë.
Ashtu siç mund të themi që edhe Nano si kryeministër duhet gjykuar në kohën që ka qenë, pasi po të kemi parasysh e mori Shqipërinë pas vitit ‘97 ku vendi nuk ishte zero por minus. Pra i është dashur që 3-4 vitet e para të qeverisë në kushte anormale. Meta ka qenë në një kohë të shkurtër, të paktën më ka mbetur në memorie si një kryeministër që Po-ja ishte Po dhe Jo-ja ishte Jo. Këtu filloi dhe ringritja e infrastrukturës. Secili ka një pjesë pozitive të vetën.
Ramës i përshëndes tendencën që ka për të formalizuar shtetin ligjor, por mënyra se si e bën është regresive. Secilit mund t’i gjesh disa të mira, por po ta shikosh Shqipërinë pas 25 vitesh, ta shikosh qoftë nga avioni apo qoftë poshtë tij, e kupton që kjo klasë politike nuk është se ka pasur ndonjë sukses që ia vlen për t’u shënuar. Vërtet Shqipëria ka qenë shumë prapa për shkak të komunizmit, por megjithatë unë mendoj se janë humbur shumë shanse dhe shumë kohë. Kur gjykohen liderat sot nuk gjykohen vetëm 1-2 apo 3 gjëra të mira, që mund të ketë njëri apo tjetri, por gjykohen me shpejtësinë në të cilën reformuan apo nuk e reformuan këtë vend. Po ta shikosh në total, asnjë lider nuk ka arsye që t’i bjerë gjoksit me të madhe.
Të gjithë e pohojnë me gojën plot se jemi në një krizë të thellë, por ç’ është ajo më së shumti: ekonomike, sociale, apo morale?
Unë mendoj se kjo është një krizë e përgjithshme. Së pari është një krizë ekonomike globale, e cila do të vinte edhe në Shqipëri, megjithëse erdhi pak më vonë se rajoni. Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk i mori masat për ta pritur këtë krizë, në mënyrë që të ndihen sa më pak pasojat e saj. Shqipëria është një vend specifik, i cili me disa operacione të mira dhe të zgjuara mund të shpëtonte nga kjo krizë, ashtu si edhe me një gabim qoftë edhe të vogël, mund të zhytej. Pra është një vend aq i vogël ku plusi me minusin janë shumë afër.
Unë kam bërë disa herë thirrje për tryezë kombëtare ekonomike, pasi është një situatë të cilën nuk mund ta zgjidhin ministra që për shkollë kryesore kanë anglishten; por theksoj se kriza ekonomike sjell padyshim edhe krizën morale, por edhe kriza morale ndikon tek kriza ekonomike.
Mendoj se jemi në një situatë urgjente që ka nevojë për mendje të ndritura ekonomike që të gjejnë modelin e Shqipërisë. Shqipëria sot që po flasim nuk ka një model ekonomie të cilin ti mund ta specifikosh; ashtu sikurse Maqedonia me gjithë problemet që ka po ngre një model ekonomik; ashtu sikurse dhe Mali i Zi e Serbia. Unë nuk di çfarë emri t’i vë modelit ekonomik të Shqipërisë. Nuk kemi një model ekonomik dhe kjo qeveri këto dy vjet e ka shumë të vështirë të mburret për ndonjë vepër, për ndonjë produkt të dukshëm, të matshëm përveç fitores së kombëtares, që edhe atë e privatizon si të vetën.
Po mēr kopil , po 100 her mo mir se partia qe vret popullin
Doli dhe b….q…, nje goj hale qe vetem vrer ka prodhu nga goja e tij navajtore per ramen, dhe e forta cdo gzetar duhet te jet kritik me qeverin por ky ka vjell vrer kundra rames kur ka qe ne opozit, te vej ne gop te sames tani tek agon chanell.
Se kupuptoj si i jepni hapsire nje gazetari nga me idiotet qe kam lexuar! Rilindja smund te krahsohet me partine e ketij idioti qe vrau,vodhi e shiti Shqiperine. Koke te mafhe ka por,shume pake tru brenda.
Ju nuk meritoni emnin gazetar,Ju gjykoni dhe arsyetoni me pasion dhe pasioni Ju smunde dhe Ju verbon e nuk mbrrini me e pá realitetin me sy ,por e perfytyroni ate me “terrin” e mendjes tuej te semure.
Ky ben pjese ne kategorine e njerezve pa personalitet, qe mund t’i puth doren kujtdo per interesat e tij idiote. Mjafton te kujtonikur, se bashku me idioten tjeter Sonila Meço, dilnin ne mbrojtje te hajdutit Bechett, nderkohe qe ate e kerkonte jo vetem drejtesia shqiptare, po dhe ajo angleze. E perse u jepni vend neper gazeta ketyre plehrave ?
Ti ke deshtuat qekur ke lind nor trap
Foli edhe pordha e sals.Servil autentik.
Or kungull ;qe spaske kupttuar asgje ose je nje pasues i ideve te shpellarit. Berja e nje shteti qe berisha e la rrumpalle nuk eshte rilindje. ush ka pritur te behet shqiperia si zvicra apo suedia ne 4 vjet.
Shko beji ndonje vizite psikopatit sale te izoluar ne cmendinen e tij .
Po juve o komentues Rilindas, o bythlepires te degjeneruar… Just nxorri shefi te hidhni vrer ne internet?
Shifini punen qeverise tuaj te kalbul kryekeput (se I pelqen kjo fjala gjatoshit)