Bujar Nishani vijon betejën e tij kundër mazhorancës së majtë.
Pavarësisht se kundërshtimet e tij për ligjin e pronave janë hedhur poshtë në parlament, dhe mazhoranca e ka votuar atë, ai ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Në vijim të votimit të datës 21 janar 2016 nga Kuvendi i Shqipërisë të dekretit për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 ‘Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, Kreu i Shtetit shqiptar informon opinionin publik se:
“Presidenti i Republikës ka mirëpritur dhe njohur angazhimin legjitim të Qeverisë shqiptare për të trajtuar çështjen e pronarëve, me synimin për të eliminuar me ligj dhe në praktikë të zvarritjeve burokratike, dhe për të sjellë barazi të të gjithë pronarëve, të cilëve u është njohur prona për kompensim, me qëllim realizimin e një shpërblimi të drejtë.
Në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në respektim të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke shpresuar në një debat më serioz, profesional dhe të kujdesshëm rreth këtij ligji,Presidenti vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015, me vlerësimin se:
Ligji, në tërësinë e tij, cenon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut.
Presidenti i Republikës konsideron se çështja e pronës është e një rëndësie madhore për qytetarët shqiptarë dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në të gjitha aspektet e përparimit të vendit, çka e reflekton qartë edhe përcaktimi i saj si një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Bazuar në sa më sipër, Kreu i Shtetit informon opinionin publik mbi vendimin e tij për të dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Bujar Nishani nuk ka dekretuar pothuajse asnjë prej ligjeve të rëndësishme të miratuar nga ana e mazhorancës në parlament.
Ashtu i ka thene Sali Berisha atij.Nishanlliu nuk eshte president.po eshte vetem Saliu.Deri sote ,Nishani eshte presidenti me i keq i vendit pas Saliut.Saliu mban rekord se vrau 4000 vete ne 1997-ten.
Sa seksi me del ne fotografi, pastaj e mban doren si te ishte nje mendimtar i vertete.
O po mjere ne per te, qe e dime se eshte nje i pafuqishem, gjysem i paralizuar dhe nje gomar qe bart mbi vete Saliun me shoke.
Nuk firmos dot dekretet se e ka doren te thare dhe mendjen bosh i shkreti .Po me odeten si ja ben apo kerkon ndime nga SHQUP-i .
Jar Nishani,fatmiresisht eshte ne fund te mandatit.Do e durojme edhe nje vit nga koha qe i ka mbetur.Nuk kemi zgjidhje tjeter.Kater vitet qe e kemi patur President deri sot,kane qene me te vertete te padurueshme per Shqiptaret.Jar Nishani ishte tallja e fundit qe Sali Berisha i beri popullit Shqiptar.
O Tema po si mund te jeni kaq te qelbur. Po vullneti i qeverise kunder Nishanit nuk eshte mbreslenes. Maxhoranca e rrezoi dekretin e Nishanit por ju nuk bete asnje koment kunder saj. Maxhoranca vendimin e saj e mori konform hapesirave qe i jep ligji. Edhe Nishani po perdor hapsirat qe i jep ligji, asgje ne kundershtim me te. A ka te drejte presidenti ti drejtohet Gjykates Kushtetuese? Sigurisht qe po. Athere pse ky qendrim negativ nga ana juaj per te? Se fundmi, a e dini se cfare ligji ka miratuar maxhoranca per pronat? Grabitje e pa degjuar. Ishte me e ndershme grabitja e Enverit se te pakten ai te dilte ballazi dhe te thoshte po ta marr pronen e hajde tungjatjeta. Ndersa keta ta marrin pronen dhe te thone po te zgjidhim problemin qe nuk po e zgjidh dot gjate keture 25 vjeteve
Kapterr jari rri gatitu para sales .Nuk e kuptoj se pse perzihet rama me ish pronaret.Ish pronaret dhe ata qe kane xane token e ish pronareve jane votues te shqupit.Nderkohe qe edhe vjedhjen e pronave e ka bere shqupi.Pra gjeja mew e zgjuar do ishte qe kete corbe ta hane te gjithe bashke ne shqup dhe ti lene njerezit rehat.