INTERVISTA/ Fatos Lubonja: Kjo s’është Rilindje, por rivrasje dramatike

23 Janar 2016, 15:59Politika TEMA

Përfaqësues të shoqërisë civile por dhe ambientalistë protestuan paraditen e sotme para parkut “Rinia” në Tiranë për të kundërshtuar vendimet e bashkisë së Tiranës për dhënien me koncesion të parkimit nëntokësor në këtë park.

Ata janë bashkuar pas thirrjes online për protestë qytetare nën moton “Mbro qytetin”.

Kësaj proteste iu bashkua dhe analisti i njohur Fatos Lubonja i cili në një intervistë për gazetaren Manjola Hasa tregon pse është kundër parkingut nëntokësor, zhgënjimin dhe bën thirrje për protesta për të ndaluar ndërtimin e këtij parkingu nëntokësor.

Fatos Lubonja: Duhet vazhdimisht të jemi vigjilentë. Kjo arrogancë dhe paturpësi e papara e klasës politike kanë mpirë njerëzit i ka futur në koma. Dikush reziston ende por është dramatike.Vetë fakti që kanë marrë një vendim aq të rëndësishmë pa u konsultuar më 30 dhjetor tregon se ata e dinë vetë çfarë kanë bërë. Është si ai krimineli që e di vetë që po bën krim. Sigurisht injorancë të madhe ka po nuk ka aq shumë injorancë sesa ka babëzi e korrupsion. Kjo është çështja më e madhe që duhet denoncuar.

Kemi 25 vjet që ndiqen politika, ku politikanët në bashkëpunim me një grup të vogël njerëzish ndajnë paratë, pronën publike, grabisin, masakrojnë qytetarët, rezultati duket sheshit dhe këta vazhdojnë akoma dhe na flasin për Rilindje. Paturpësisht për Rilindje. Kjo është një rivrasje dramatike. Është turp i madh dhe ajo më ka sjellë dhe këtu. Kjo ndjenjë revolte për ta shprehur dhe për ti bërë thirrje të gjithë qytetarëve sepse nuk është vetëm një herë tek armët kimike. Armët kimike ndodhin përditë. Kjo është si armët kimike. Njerëzit duhet ta kuptojnë. 7 parkingje që sjellin ndotje, siç tha Sazani (Sazan Guri) kombinate poshtë që prodhojnë gaz dhe që marrin energjin dhe oksigjenin e qytetit, të mbetur aq pak janë krime njëlloj si armët kimike. Mu në zemër të qytetit.Prandaj duhet të ngrihen të gjithë qytetarët.

Gazetarja: Po cila është forma që duhet të zgjedhin qytetarët?

Fatos Lubonja: Forma është protesta, sepse për fat të keq nuk kemi të bëjmë me njerëz që dëgjojnë por me mashtrues që premtojnë mbjellje peshëm dhe mbjellin çimenton kur marrin pushtetin. Kur duan të vijnë në pushtet na premtojnë se nuk do të ngrenë asnjë pallat, tani vijnë e na ngrenë pallate mbi tokë e nëntokë. Kini parasysh,do të hapet një gropë e madhe 5 katëshe poshtë. Do rrethohet ky vend në qendër të Tiranës. Do të priten këto pemë, sepse kështu do bëhet. Është një krim I paparë. Si mund të ndalohen këta? Për fat të keq këta mund të ndalohen me protesta të forta popullore. Dhe e keqja e madhe e jona është se ne në këtë projekt shkatërrues kemi pasur dhe ish maxhorancën, opozitën e sotme. Kjo është arsyeja që ka akoma më pak zë populli. Kjo është fatkeqësi.

Gazetarja: Bashkia e Tiranës thotë se do të mbetet hapësirë e gjelbërt?

Fatos Lubonja:  Ky është një mashtrim që I bëhet qytetarëve duke u thënë: Sa mirë do keni makina poshtë dhe gjelbërimin lart, por nuk është kështu. E para duhej të ishte paraqitur projekti, sepse nuk e kanë paraqitur atë. Projekti në këto raste, bëhet me hapjen e një grope të madhe çimentosh dhe më pas do të hidhet një tapet bari e cila do të zëvendësojë këtë tokë të shëndetshme. Kjo është krim. Të mos harrojmë se nën këtë tapet do të ketë me qindra mijëra makina që do të qarkullojnë dhe që do të kërkojnë të nxjerrin diku gazin. Gazi i tyre do të nxirret mbi këtë tapet gjoja bari ku do të luajnë fëmijët. Nuk mund të luajnë fëmijët në një vend ku nga poshtë prodhohet gaz vazhdimisht. Kemi një vrasje të kësaj zone të gjelbërt, një nga pjesët e pakta të mushkërive të këtij qyteti. Mos harroni se edhe në vizionin e këtyre biznesmenëve që bëjnë këto pazare kemi të bëjmë me injorancë dhe babëzi të madhe. Shikoni Tiranën si po ngrihen gradaçela të pabanuara. Kanë kaq kohë të papërfunduar. Këtu afër kemi 10 vjet një gradaçelë dhe është bosh fare. Është dhe mungesa e vizionit. Këta nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm çimento e pallate?! Kjo është pyetje e madhe. Nuk mund të bëjnë këta diçka që ti japin publikut, jo vetëm ti marrin.

Gazetarja: Ju jeni një zë kundër?

Fatos Lubonja:   Kam qenë dhe do jem kundër. Do bëj luftë për të mbrojtur çdo metër katror. Është një luftë dhe për dinjitet./ Ora News

12 komente në “INTERVISTA/ Fatos Lubonja: Kjo s’është Rilindje, por rivrasje dramatike”

  1. Tr says:

    Bravoooo !! Nuk mund te shkatarrosh nje qytete ,sepse nuk kane vizion , parkingu eshte shume i nevojshem ,por jo midis tiranes . Shfrytezojne rastin qe qyteti ka nevoje per parking dhe me kete rast fitojne ata me koncesionet e tyre, tashme dihen sa fitimprurse jane .
    Keto bejne aq shume zullume ,sa qe popullit i duhet te ngrihet cdo dite per protesta .
    SKANDALOZE !!!

    1. Anton says:

      Keto jane budallalleqe injorantesh. Parkingjet i duhen qytetit dhe ato nuk do ta ndotin apo ti marrin oksigjenin. Nuk e kuptojn kete llogjike prej peshku. Si do ti marrin parkingjet oksigjenin Tiranes? Hahahaha. Makinat kane mbytur Tiranen dhe parkingjet do te pastrojne qendren e saj. Ne vend qe makinat te parkohen rrugeve dhe te bllokojne qarkullimin rrugor ato parkohen ne parkingjet. Kjo eshte e njohur ne te gjithe boten. Cdo qytet ne Amerike ne downtown ka parkingje te shumta. Njerezit desherojne te shkojne ne qender te qytetit por nuk do te kishin vend ku te parkonin nese nuk do te kishte parkingje. Kjo eshte dicka moderne dhe meriton lavderimin dhe jo protesta idiotesh pa logjike.

      1. intelektuali says:

        O DUDUM injoranti po si krahason SHBA me Albanistanin e Edi Rames more mavri race idiotesh? Po a i ke pare parkimet ne qytetet amerikane more DUDUM pa llogjike dhe a i ke pare parqet dhe lulishtet ku luajne femijet si jane? Tiranes i ka mbetur vetem parku Rinia dhe ate kane gjetur ta bejne parkim me 5 kate nen toke dhe mashtrojne si komunistet e Kohes se Qepes per te mbajtur gjelberimin njesoj me argumenta enveriste te peshtira qe edhe kafshet e pyllit nuk i genjejne dot. Ky parkim do te ishte krimi me i madh qe nje Kryeminister i ka bere Tiranes dhe qe do ta bente kryeqytetin tone krejt te pabanueshem. Ne vend qe te ndalohet levizja e makinave gjate gjitha pjeses se Unazes dhe ne vend qe te nxise ndertimin e Unazes se Madhe, Edi Rama me veglen e tij budallaqe dhe pa shkolle Erjon Veliaj po i sjell makina ne qender te Tiranes si ne asnje kryeqytet tjeter ne Bote.

  2. naku says:

    Ju lutemi ,kete Lubonjen mos na e sillni ne cdo faqe gazete apo ekrani sepse eshte njeriu me i pavlere. Eshte super idiot dhe honxhobonxho shembullor. Berishian me breke neper kembe.

  3. drejtori says:

    kjo esht luft me topa bore!

  4. ladi says:

    Pyeteni kete Fatos folklorikun, po me Skenderbeun cfar te bejme..

  5. Besnik Ajdini says:

    Eshte nje mekat i madh qe i behet kryeqytetit shqiptare.Nuk munde te lejohet nje gje e tille ,kur nuk kane asfare projekti konkret per qarkullimin,energjine,ekologjine si dhe pelqimin nga qytetaret.
    Nje projekt i tille duhet te jet i studjuar dhe projektuar deri ne zero ndotje te ambijentit ,si dhe nje studjim i mirefillt i qarkullimit te komunikacionit.

  6. kasem gahinja says:

    zoti “analist” i shqyer! Ne mes te trentos ne itali ndodhet nje shesh shume i bukur me lulishte dhe peme te larta e te hijeshme.Atje shetisin shume njerez.poshte tij eshte nje garazhd i madh trekatesh qe eshte nje ndihme e madhe per qytetin dhe qytetaret.Ne padova eshte nje pallat me pese kate garazhd.Nuk di qe makinat ne garazhd te qendrojne ndezur.edhe qindra po te jene parkohen me motorr te shuar.Do ishe me i besueshem po te kishe argumente me projekt ne dore, ose te shpalosur atje ku bete protesten.Nga cfare thua te bije ne sy:1-nuk jep alternative .E vetmja gje qe shtron eshte protesta.2-do te behesh faktor.Me fal por je i shtrydhur,aq sa vetem mllefe ke dhe per shkak te tyre nuk di c’flet, ose je budallallepsur.

  7. kasem gahinja says:

    zoti “analist” i shqyer! Ne mes te trentos ne itali ndodhet nje shesh shume i bukur me lulishte dhe peme te larta e te hijeshme.Atje shetisin shume njerez.poshte tij eshte nje garazhd i madh trekatesh qe eshte nje ndihme e madhe per qytetin dhe qytetaret.Ne padova eshte nje pallat me pese kate garazhd.Nuk di qe makinat ne garazhd te qendrojne ndezur.edhe qindra po te jene parkohen me motorr te shuar.Do ishe me i besueshem po te kishe argumente me projekt ne dore, ose te shpalosur atje ku bete protesten.Nga cfare thua te bije ne sy:1-nuk jep alternative .E vetmja gje qe shtron eshte protesta.2-do te behesh faktor.Me fal por je i shtrydhur,aq sa vetem mllefe ke dhe per shkak te tyre nuk di c’flet, ose je budallallepsur.

  8. nadire says:

    gjith bota perdor parkinge nen tokesor .nje shembull pjese e madhe e metrose te shtudgartit eshte nentokesore ,mendimi im fatos lubonja mos i versulet edit duke nxjere mllefin dhe xhelozine qe kane doni apo sduam ndryshimi kA fillu kush ka sy shilkon

    1. intelektuali says:

      Po pse je kaq idiote o Nadire gjermonja? Po ju more te paudhe meritoni edhe Enverin edhe Saliun edhe Edvinin me Liken e tij te Florinjte qe t’ju rrjepin dhe t’u zhveshin fare karkacul, pasi ju jeni VEMJE servile te cdo regjimi grabiqar Po merr mundimin dhe lexo pak letersi teknike qe te besh dallimin midis metrose gjermane ne Stutgart me tren elektrik dhe parkimin kriminal te Edvinit dhe Likes ne mes te Tiranes, te mijrave makinave me nafte dhe pa katalizator ne 5 katet nentoke qe leshojne gazrat e tyre te qelbura ku thua ti o Nadirja idiote e Rilindjes socialiste? Ja ta thote nje intelektual ty o Nadire DUDUMJA: direkt mbi parkun Rinia qe te helmoje jo vetem femijet, por cdo gje te gjalle qe ka guximin te kaloje aty prane. Prandaj ftoje o Nadire Budallacka BOSIN tend Edi Artistin qe te shetise Zahon e tij tek parku Rinia pasi te kete perfunduar garazhin e tij kriminal bashke me Like Floririn vetem nga lakmia per te fituar LEKA qe te shohe vete LIVE rezultatet e punes se tij prej BOSI dallkauk dhe pa shkolle.

      Medet per shoqerine shqyptare civile qe ka mbetur si nje Kafshe Prehistorike qe nga Koha e Qepes e Partise se Punes!

  9. IP says:

    Ne qender te Bostonit, nen parkun publik me te vjeter ne USA, ndodhet nje parking gjigand dhe askush s’ka protestuar kurre, perkundrazi…. Te tille parkingje ka ne Nju York, e shume qytete te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje