Dyshimet: Peshkatari 52-vjeçar në Vlorë u vra nga i biri

25 Janar 2016, 09:10Politika TEMA

Hyqmet Nexhipi, 52-vjeçari që u gjet i vdekur dy ditë më parë në Vlorë, dyshohet se ëshë vrarë nga i biri.

Pronari i anijes së peshkimit “Drita”, sipas gazetës Panorama, kishte konflikte të vazhdueshme me të birin, 25-vjeçarin Olsi Nexhipi.

Për këtë arsye, hetuesit nuk e përjashtojnë dyshimin që ai të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

25-vjeçari u arrestua një ditë pasi i ati u gjet i vrarë, pasi iu sekuestrua një sasi e madhe droge, si dhe armë.

Ai jetonte me të ëmën në Vlorë, ndërsa babai i tij, Hyqmeti, jetonte i vetëm, pasi ishte divorcuar prej disa vitesh nga bashkëshortja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje