A po nis apokalipsi bërthamor?

24 Janar 2016, 14:30Politika TEMA

Koreja e Veriut ka zbuluar naftë në vlerë prej 31 miliardë dollarësh dhe mund t’i shfrytëzojë këto para për të zhytur botën në luftë bërthamore.

Ky lajm gjithashtu mund të humb shpresat e atyre vendeve që kanë menduar se mund ta kërcënojnë këtë vend të izoluar se nëse ndërton armë bërthamore do të ketë reduktime të furnizimit me energji, shkruan Daily Star.

Ky lajm po ashtu vjen vetëm disa ditë pasi lideri i këtij vendi Kim Jong-un ka thënë se vendi i tij ka kryer me sukses testimin e bombës së hidrogjenit, duke thënë se kjo armë mund të shkatërrojë plotësisht të gjithë Amerikën një herë e mirë.

Përderisa çmimet e ulëta të naftës janë duke shkaktuar kaos në gjithë ekonomitë e botës dhe me një super-furnizues siç është Rusia, tash për tash në botë ka sasi të mjaftueshme të nafës.

Dhe, nëse Koreja Veriore përdorë këto para për të provokuar fqinjtë e tij, kjo gjë do të bënte që të fillojë një luftë e re botërore, thotë një ekspert i sigurisë për Azi.

Chris Ogden përshkruan efeltkin domino të kësaj ngjarje, e cila do të fuste në luftë të gjithë Perëndimin, transmeton lajmi.net.

“Nëse një raketë do të hidhej në Japoni, atëherë Japonia ka një traktat me Shtetet e Bashkuara, ku do të ishte i detyruar që të sulmonte dhe e njëjta gjë do të ndodhte edhe me Korenë e Jugut”, thotë ai.

Paratë nga nafta Koreja Veriore mund t’i përdorë për të përmirësuar teknologjinë ushtarake. Ushtria e këtij vendi komunist, për nga madhësia është e katërta në botë.

“Koreja e Veriut në përgjithësi do që të krijojë rrugën e saj në sistemin ndërkombëtar, duke injoruar të gjitha kritikat lidhur me veprimet që ndërmerr”, thotë Ogden.

“Por teknologjia, në ushtrinë e Koresë Veriore është e viteve të 60-ta dhe 70-ta”, thotë më tutje ai, duke shtuar se “ata ndoshta do të donin të modernizonin ushtrinë e tyre, pasi edhe Koreja Jugore ka ushtri më moderne”.

Gjatë një gërmimi në një pellg në Korenë Veriore është gjetur naftë, nga e cila mund të prodhohen 450 fuçi naftë në ditë- që krahasuar me resurset e SHBA-së është shumë më e lartë.

Nëse kjo sasi e naftës së Koresë Veriore, vlerësohet me çmimin e sotëm të naftës, do të thoshte se vendi komunist do të përfitonte 31 miliardë dollarë në vit nga nafta, transmeton lajmi.net.

Revista e specializuar për naftë GeoExPro, e cila ka zbuluar këto të dhëna për naftën e fshehur të Koreë Veriore, vlerëson se ky shtet “ka potencial të jashtëzakonshmë”.

Eksperti Odegen thotë se nafta e Koresë Veriore do të kishte blerës të mëdhenj potencial.

“Mendoj se të gjithë do të donin ta blinin. Kina definitivisht do ta blinte por këtu nuk mund ta përjashtoj as Rusinë. Me këto resurse të Koresë Veriore, Kina do të shmangte të gjitha problemet me rezerva të energjisë”, thotë ai.

Nëse në një vend tjetër do të zbulohej kjo pasuri natyrore, sipas ekspertit Odegen do të thoshte se ai vend do të përdorte ato para për reforma.

“Nëse shembull në Burma zbuloheshin resurse të tilla natyrore, sigurisht se kjo do të ndihmonte në reforma politike. Por, Koreja Veriore është rast specifik. Ata akoma mendojnë se janë duke luftuar në Luftën Koreane- dhe ata janë të pajisur me armë bërthamore. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, asnjë shtet tjetër i cili është i pajisur me armë bërthamore nuk është kaq i rrezikshëm dhe nuk paraqet kaq kërcënim sa Koreja Veriore”, thotë ky ekspert.

Tash, bota duhet të pres dhe të shoh nëse Koreja Veriore do të investojë në teknologji pas zbulimit të këyre resurseve të naftës.

Pas kësaj, sfida më me madhe është që vendet e tjera të mbahen larg nga shitja e armëve të avancuara për këtë shtet totalitar.

24 komente në “A po nis apokalipsi bërthamor?”

  1. Hasan says:

    Tani te kuptohemi.Koreja do prodhoje 450, 45 apo 4,5 fuci nafte ne dite?

    1. vezhguesi says:

      Gazetari vari lesht. 450 fuci × 30 $ = 1350$ dite. Plus ky specialisti qe citohet e ka emrin ogden apo odegen. Sado pak t paguheni o gazecar shkrimin bejeni t sakt se ju lexojn me mijera njerez shumica e te cileve te mesuar me standartin nderkombetar te lajmit.

    2. Albi says:

      O injorante gazetare!! O te paafte qe ju ka ra bixha me i mor ca leke qyl. Po a i lexoni ato qe shkruani apo i lexoni dhe jeni vertete kaq injorante??? Nder budallalleqe pafund, po ndaj kete – “Korea mund te prodhoka deri ne 450 fuci nafte ne dite, shume here me pak se ShBA-te she mund te perfitoje 31miliarde dollare ne vit” – Me nje llogari te thjeshte:

      450 Fuci x 27 USD Cmimi/Fuci sot = 12150 USD
      12150 USD × 365 Dite = 4434750 USD

      Ne rastin me te mire 4 milione e gjysme dollare. Dhe jo fitim, xhiro.

      Trapa!!

  2. Artan From Montreal says:

    Po ca shkruan o zoti gazetar ???
    Si ore Korea e veriut na prodhuakerka 450 fuci nafte ne dite dhe se USA na prodhuakerka 20 fuci nafte ne dite . Hajde lajm – hajde. Kaq nafte sa thua zotrote e djeg eskorta e Edi Drames ne dite mor mik . Shikoje dhe njehere lajmin se ben vaki te jene qindra mije ose milione fuci nafte ne dite. Nejse vari leshte se ketu c’faredo qe te shkruash , rrogen njesoj e merr. Pershendetje.

  3. Pavaresisht says:

    20 fuci nafte ne dite prodhon Amerika? Kaq prodhon vaj ulliri njeri ne Berat. Nuk e di nese doni fjale shtese per kete rreshkitje totale te gazetes. Keshtu do keni vizitore por jo per gjate dhe do vijoni te mblidhni llum shoqeror.

  4. Rob says:

    Amerika prodhon 20 fuçi nafte ne dite….? Si pak zoti Lam. Ndersa Koreja e Veriut me 450 fuçi ne dite do mbuloka te gjitha nevojat e Kines….? Si pak zoti gazetaruc…

  5. timmy says:

    si 20 fuci ?mos jane me shume se aq fuci bejne 600 dollare ju ja ngopni kot.

  6. Centauri.alb says:

    Gazetari’ leshi!
    Duke gërmuar në një pellg, gjetën naftë!!
    Amerika prodhoka 20 fuçi nafte në ditë!!!!!!!
    {Në fakt USA prodhon 7,441 million fuçi nafte në ditë (bbl/day), e treta në botë, pas Rusisë me 10,58 milion bbl/day dhe Arabisë Saudite me 9,9 milion bbl/day.}
    Experti i leshit Ogdegen!
    Tani që gjeti naftë Koreja e Veriut do plasi lufta bërthamore botërore!
    Me 32 miliard dollarë në vit nga nafta, sikur të gjitha ti përdorë për armatim, Koreja e Veriut do bëjë namin me ushtri!
    (USA 600 miliard, Kina 200 miliard, Rusia 100 miliard, Japonia 45 miliard, Koreja e Jugut 35 miliard)
    Nuk thotë ky eksperti i leshit që shyqyr që u gjet naftë në Korenë e Veriut se mbase i bie në gojë ndonjë thërrime me shumë ushqim popullit koreanoverior, të varfër dhe, me gjasë, të kequshqyer.
    Obobo, çfarë e ka gjetur botën, por dhe Gazetën Tema nga zbulimi i naftës në Korenë e Veriut!
    Edhe në Kooperativat Bujqësore të Enverit, agjitpropi ishte më elegant dhe jo kaq i trashë dhe cinik.
    Zoti Mero, modernizo departamentin e agjtacionit të jashtëm se të brëndëshmin e ke q(i)arë fare!

    1. Tema Kot says:

      Faktikisht prodhuesi me i madh i naftes be bote eshte USA

      https://en.m.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_by_oil_production

  7. xhxhi says:

    hahahahhahah hahahahhahaah gazeta juaj eshte gallatë. ne fakt ju lecoj vetem me ju kap budalliqet qe shkruani. flm qe me beni te qesh perdite

  8. maks says:

    si duket koreanet nga uria kronike ose hanin nje grusht oriz tani do hankan mish me oriz .por do ishte mir ta jepnin me koncesion si ne shqiperi

    1. sali serbi says:

      Kesaj qe thua ti zotri eshte “qaji hallin kaloreist se i varen kembet.”

  9. funerali says:

    urime popullit Korean per kete burim te madh te pasurise kombetare.
    eshte me se e sigurte qe kjo pasuri natyrore do te kontriboje ne begatine sociale,
    sonranitetin e ketij kombi si dhe ne ruajtjen e paqes ne rajonin e lindjes se largme.

  10. Komentuesi says:

    Po ajo nafta sdel vet o Gazeta Tema, Edhe Rusi e merr teknollogjine ne Amerike. Thuaj ati palles te gjate te pysi atasheun sovjetik.

  11. Akili says:

    Mbase behet fjale per 45 milion fuci ne dite jo per 450. Gjithsesi nje sasi e tille nese do jete e vertete do ishte shume e rendesishme jo vetem per regjimin e fantaksur te Phenianit por per per nevojat energjitike te Kines dhe jo vetem. Por qe pas ketij zbulimi te aludohet apokalipsi qe mund te shkaktohet nga rregjimi despotik i Korese se Veriut me duket dicka shume qesharake. Ka me teper mundesi qe zhvillimi qe mund te vije prej burimeve te naftes se zbulluar te mundesoje gjithashtu hapjen e ketij vendi kaq mosbesues ndaj botes.

    1. Percelluesi says:

      Ai qe hap vrimen ha sallamim.U hapem ne dge po na e lerojne mbare e prape.Rrit K….. internacionalist i,hapjes se botes

  12. bnm says:

    Zoti Mero!
    Pervec teje te gjithe gazetaret i ke per shkrime HUMORI dhe GALLATE!
    Mos merr ne pune kalamaj shkolle se te nxorren bojen!
    Pa le qe nuk ke fare korrektor letrar se fjalet shkruhen si e ema e Zeqos ne maje te thanes!
    Pa le ato sportivet i qajne fare!
    Oree gazetaruc!
    Po 450 fuci i mbush nje shkolle me SHURRE brenda dites o i vrare me qull!

  13. Artur Duka says:

    Koreja e veriut ka vertete nje rregjim lere mos e pyet, por ama nuk eshte faji i Korese se veriut per derexhene ku e kane futur boten SHBA dhe aleatet e tyre.

  14. bledi says:

    EDHE ME 450 FUCI FLORI TE KISHTE QENE NUK DO BEHEJ NAMI. GAZETARIN E PERSHENDES ME RIMEN E KENGES
    ……..DRU JAM NGA NATYRA APO DRU ME BERI BARI……….E KENDON GJINI
    NEJSE PER KORENE KAM RESPEKT SE FEMRAT JANE PIDHVOGLA DHE TE TURPSHME .ULIN KOKEN PARA SE TE ULIN BREKET JO SI AMERIKANE ANGLEZET QE MBAJNE KOKEN LART PA PASUR BREKE FARE.

  15. Illyrian says:

    Shqiperia prodhon 21,000 fuci/dite
    450 fuci/dite, 365 dite/vit (duke punuar 7 dite ne jave), ja po themi 35, ose $40/fuci sa per te bere qejfin…. sa i bie?
    450 x 365 x 40 = $6,570,000. ndoshta e keni fjalen per 4.5 milione? me cmimin aktual te naftes ($32.2) i bie $37,674,000,000(37 miliarde, 674 milione USD ne vit. 52*5 = 260 dite pune, duke punuar 5 dite ne jave.
    Ju dhjefsha matematiken o legena.
    Pese prodhuesit me te medhenj per 2014:

    1 United States 13,973,000 fuci/dite
    2 Saudi Arabia (OPEC) 11,624,000 fuci/dite
    3 Russia 10,853,000 fuci/dite
    4 China 4,572,000 fuci/dite
    5 Canada 4,383,000 fuci/dite

  16. Une says:

    O plaku Mere te dhjefsha gazetaret per mendjen e pjerdhur qe kane.Nje llogari e thjeshte: nje nje fuçi me kursin e sotem shitet 50 dollar X 450 fuçi = 22500$ ne dite X 365 dite = 8212500 $ ne vit me keto as naften qe harxhon per mjetet e veta nuk heq Kimi.Mero sikur komentuesit e ketueshem ti akitivizosh per te shkruajtur artikuj te ndryshem, jam i bindur se niveli dhe larmia e shkrimeve tek Tema do rritej shume.

  17. anticensurë543234 says:

    450*369=166050 fuçi në vit
    31’000’000’000/166050=186’690 $ për fuçi!!!
    nuk ju duket pak si shumë çmimi për fuçi në krahasim me atë të sotmin që është vetëm 30$ për fuçi??
    apo mos vallë kanë tip tjetër fuçish këta koreano veriorët??
    nuk ma merr mëndja,ka mundësi që ju të keni tharë ndonjë shishe me raki koçimare,të zjerë vetëm njëherë!!

  18. demo says:

    U hap pusi Mallakastres edhe ne Kore.Tani gjithe inxhinjeret e naftes me byzylyke ne duar te behen gati per ne Thertore.Planin e vendos udheheqja.

  19. ts says:

    jeni kapur ne nje gabim shtypi e po talleni me gazeten e gazetarin ! Ky shtet qe ka zbuluar naft dhe per fat te keq udheheqesi i saj esht nje diktator i rezikshem sipas te dhenave qe kemi nga ato cka shofim e ndegjojm nga Media e kontrolluar qe na servirin “realitetin” ashtu si ata duan ! Ky shtet po i qendron sot me forcat e veta nje presioni gjigand qe ka cekuilibruar,varferuar,e dhunuar njerzimin ne emer te demokracis e po shofim luftera ,krime te papara,dyndje me pasoja makaber qe po destabilizon ter Evropen ga lufta e cmendur qe ndezen ne vendet arabe e rezikon te ndez ter Evropen! Vall ajo qe ndodh sot ne Siri e dje ne Irak e Libi na qenka nje ender per demokraci ??? Kto vende qe deri dje shkonin punen e tyre nen “diktaturen” Arabe, sot po jan te lumtur me ate cka po ju ndodh ?Ku jan “instalimet” per prodhimin e bombes atomike ne Irak ???? Cfar te ardhme prisni nga kto vende dhe cfar ju solli “pranvera arabe”???? Me mir nje Siri e Irak te mbytur ne gjak apo nje popull nen diktatur e qe spo len brim tju hyj demon- kracia per tju ven zjarrin e ti nenshtrohen interesave te RENDIT TE RI !!!!! Sot presioni i jashtem ka mar dimensione te tilla qe po deperton hidhur ne ndergjegjen e mendjen e njerzimit duke sjell percarje deri ne luftra te tmershme !Pse vall reziku i nje “apokalipsi” vikerka nga Koreja !!!!! Pse, ky diktator po fut hundet ne punet e brendshme te te tjereve apo don qe te tjeret te mos fusin hundet tek te vetat ! Amerika nje kafshat e ka kte Kore me ate teknologji qe ne akoma nuk e kemi iden ! Cfar hajri i pam ne ksaj demokracie ktu e 30 vjet ? Shpetuam nga luft e klasave e ram ne nje diferenc klasore me shum diktator gjakpires qe varferuan krejt kombin dhe e xhveshen nga cdo gje ! I moren edhe ate cik shpirt e nder qe kishte e po sillen te na ven mbi krye figura kriminelesh e hajdutesh si Sal Berisha !……….Na rroft demokracia ne, me brek neper kemb !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje