Partia Socialiste ka përmbyllur procesin zgjedhor të strukturave të saj në 90 përqind të strukturave të saj në rrethe dhe brenda muajit shkurt do të zgjidhen delegatët e kongresit të përgjithshëm, që tashmë e ka një datë.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se kongresi i socialistëve do të zhvillohet me 19 mars.
“Në 90 përqind të territorit të Shqipërisë, Partia Socialiste ka përmbyllur zgjedhjet për kryetarët e organizatave të partisë dhe në shkurt jemi të gatshëm që të nisim procesin e zgjedhjes së delegatëve të Kongresit. Do të kemi një proces votimi “një anëtar, një votë” për delegatët dhe brenda muajit shkurt do të jemi gati që të zhvillojmë kongresin. Tashmë mund të themi edhe që ka një datë për këtë dhe ajo do të jetë 19 mars 2016”, tha Balla.
Deputeti socialist shtoi se PS bëhet forca e vetme politike në vend që ka një regjistër dixhital për anëtarësinë e saj, ndërsa tha se në disa zona të vendit, strukturat e partisë u janë nënshtruar një rinovimi tërësor.
Balla shpjegoi edhe arsyet e vonesës së kongresit, i parashikuar fillimisht në fund të muajit janar. Ai tha se procesi i anëtarësimeve dhe fluksi bënë të nevojshme shtyrjen e tij me disa javë.
Po pse i ndryshoni datat more zoterinje, nga sa kemi lexuaar partia juaj i mbante kongreset e partise gjithenje ne 8 nentor ne cdo 5 vjet, ku botes u jepeshin leksione mbi marksizem leninizmin, u jepej eksperienca e partise komuniste ku populli nen udheheqjen dhe shtypjen e tyre e kishte bere popullin qe te rrinte urte ,duke e ushqyer me buk misri, mbasi kjo kishte shume efekt ne burdallepsjen e popullates, aq sa ngado qe shkonin i mbanin citatet e tyre e te Maos me vete e i duartrokisnin pa pushim, sepse buka e misrit i bente qe te harronin se ndaluari brohoritjen per keta gangstera qe shtypnin popullin, populli aq shume e do ate diktature saq ne krye te rilindjes zgjodhi paasardesine e tyre, dhe themi qe ne shqiptaret jemi te zgjuar!
Me 19 mars duhet te jete datlindja e deputetit 2K.
Po kush e vendosi datwn? Taulanti? sikur kishit vendos datw tjetwr nw asamble. Apo ku pirdhni ju pwr rregulla dhe disiplinw partie..
Komenti yt eshte deshmia me e sakte qe tregon se sa te zgjuar jemi ne shqipetaret se ti nuk je I vetmi ke dhe shume te tjere qe te konkurojne ne zgjuarsi ,,,,,