Bujar Nishani bojkoton tryezën për reformën zgjedhore

26 Janar 2016, 09:58Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani nuk do të jetë në tryezën e thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në lidhje me reformën zgjedhore që është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Lajmi konfirmohet për Ora News nga zyra e shtypit e Presidencës.

Në tryezë pritet të jenë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ftesat u janë drejtuar krerëve më të lartë të politikës dhe institucioneve në vend, ndërsa duket se tre drejtuesit e partive kryesore politike, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe Kreu i Shtetit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Veç drejtuesve më të lartë të politikës shqiptare në panel do të jenë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje