Lulzim Basha ka thënë gjatë fjalimit të tij në tryezën për reformën zgjedhore, se ajo duhet të bëhet vetëm nga një qeveri teknike.
Kjo, pasi sipas tij, kjo qeveri nuk mund të bëjë zgjedhje të lira.
“Establishmenti aktual nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi parakusht janë qeveria teknike për të ulur pa paragjykim për të nesërmen”, theksoi Basha.
Duke përmendur herë pas herë se nuk është çështje ligji, por vullneti politik, kreu i demokratëve kërkoi pastrimin e listave të ardhshme zgjedhore, duke e konsideruar parlamentin aktual si më të inkriminuarin në 25 vite demokraci në Shqipëri.
“Dekriminalizimni, i cili pret akoma aktet nënligjore që uroj të miratohen së shpejti për t’i hapur rrugë zbatimit të këtij ligji. Por është vetëm një gjysëm hapi, sepse nëse 2008 solli një sistem që fuqizoi krerët e partive politike nën parimin se do të ishte kështu më e lehtë të diktohej cilësi më e latë e kandidimit, ky parim u tradhëtua dhe prodhoi për rrjedhojë parlamentin më të inkrinimunar në historinë e pluralizmit. Spastrimi i listave me ligj do të mbetet i pamjaftueshëm nëse vullneti politik i lideërve që caktojnë listat zgjedore do të çojë që në vend të personave me rekorde kriminale, profesorë etj”, tha më tej kreu i PD-së.
qeveri tenike nuk u be as kur ti dhe Berisha vrate 4 vete ta padfajshem.Pse u dashka sotr qe e kerkon nje me kombesi te huaj si Basha?
Kushdo duhet te kuptoje se qeveri teknike mbi voten e 23 qershorit te popullit nuk ka. Per çdo qeveri tek,ike qe flite, do te thote kalim ne emrime nga kriminelet e Shqiperise, ndryshe populli ne 23 qershor do te kishte votuar prape kriminelet dhe hajdutet. Keto kerkesa jane absurde dhe te njerzeve injorante qe akoma po marrin fryme ne sistemin hibrid demokratik te Shqiperise deri ne perballje me hekurat demokratike.
Ky eshte I pafytyre. Pse nuk behet burre nje here e te thote qe nuk e duam reformen sepse po u be ja bej vetes. Ky eshte I krimineli me I pafytyre