Donald Lu: Në Shqipëri, gangësterët dhe militantët frikësojnë votuesit (dhe një apel për shqiptarët)

26 Janar 2016, 11:55Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është shprehur kritik me proceset zgjedhore në Shqipëri, gjatë fjalimit të tij në tryezën për reformën zgjedhore.

Ai ka thënë se në Shqipëri gangesterët dhe militantët kërkojnë të frikësojnë votuesit.

Ime më është shenjtore. Pas rritjes së tre fëmijëve dhe punës me kohë të plotë, gjente kohë për të dalë vullnetare në proceset zgjedhore në Kaliforni. Ajo merrej më së shumti me personat që kishin humbur letërnjoftimet ose që nuk gjenin emrin në listë.

Ne në Kaliforni jemi kaq të çmendur sa kërkojmë të votojmë nga makina. Por ime më nuk dilte vullnetare në proceset zgjedhore për paratë e pakta që merrte, por sepse besonte se procesi zgjedhor konsolidon demokracinë.

Kur vizitova qendrat vendore në verën e kaluar pashë persona që ishin të përkushtuar po aq shumë sa nëna ime.

Punonjësit në zgjedhjet që kam takuar ishin njerëz të thjeshtë. Ndaj u inatosa kur pashë militantët e partive politike që mundoheshin të minonin punën e tyre në qendra të votimit.

Disa ambasadorë panë gangsterë që kërkonin të frikësonin votuesit dhe panë edhe blerje të votës dhe votimeve në grup.

Sikurse e dimë patëm edhe kandidatë të kriminalizuar. Abuzimet zgjedhore janë atentat ndaj demokracisë shqiptare”, tha ambasadori.

Ai bëri apel ndaj shqiptarëve, që të mos e shesin votën.

Abuzimet zgjedhore janë një tradhti ndaj demokracisë shqiptare.

SHBA mbështesin fuqishëm reformën dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR për zgjedhjet.

Për të arritur reformën e vërtetë, duhet të bëhet më shumë.

Partitë politike kanë nevojë të marrin seriozisht detyrimin për financa transparente partiake.

Udhëheqësit e partive politike duhet të bëjnë më shumë për të larguar politikanët me të dyshuar kriminale.

Votuesit shqiptarë kanë nevojë për të marrë përgjegjësi për të mos pranuar para për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë.

Ne mund të ankohemi sa herë të duam, por në një demokraci ne jemi përfundimisht përgjegjës për politikanët që zgjidhen”, tha ambasadori amerikan.

8 komente në “Donald Lu: Në Shqipëri, gangësterët dhe militantët frikësojnë votuesit (dhe një apel për shqiptarët)”

  1. naku says:

    Do i kujtoja Lu se bene mire qe i thote ato se cndidh gjate votimeve por,do bente mire te tregonte se si Luli me amvasadirin mengeperveshur ametijanArvizu vidhen Bashkine e Tieanes. Ai,Lu nuk flet mbase nuk e fi per 1996 e Berished pir kur ha e pi me gajdutet e veasesit eshte e veshtire te flasesh per ra.

    1. neda says:

      Z.Ambasador, sinqerisht te falnderoje per sa beni per vendin tim. Ne nuk votojme te lire, ne votojme nen terror psikologjik,nen terror fizik,nen terror per pushim nga puna,nen terror per per prishjen e shtepive informale, nen terror per gjobitje nga xhandaret e tatimeve, xhandaret e bashkive,nga gjithshka. Shteti me ligjin e spiuneve qe miratoi dhe financoi e ka informacionin e nevojshem per te bere goditje e qytetareve qe mendojne ndryshe. Ne ne thelb nuk jemi te lire, ne terrorizohemi nga punonjesit e shtetit per gjera nga me ordineret, ketu respekti per qytetarin,per tatimpaguesin nuk ekziston. Vendi yne kerkon nje fillim te ri, popullesia jone eshte rurale dhe per nje thes me miell e shet voten pa menduar atentatin qe i bene demokracise. Kete kultur ne zgjedhje kane mbjell politikanet e gangsteret e tyre, deri aty sa qe me ligj ndaluan edhe rinumerimin e votave ne qendra votimi te kontestuara.Kane mbushur burgjet vetem me varfanjak, per te tjeret burgjet shqiptare nuk kane vend, ne kemi nje kryeminister qe ngado qe shkon terrorizon shqiptaret duke u treguar burgun,qofte edhe per nje fatur elektrike,ne kohe qe administrata e tij eshte totalisht e korruptuar,por asnje nuk denohet. Ne se padite dike ne gjyq qe nuk ka paguar detyrimin elektrik gjyqi do se paku dy vjet,ligjet apsolutisht nuk jane funksionale dhe ne interes te fitimit te kohes si nje element shume i cmemuar. Varferia dhe papunesia jane alarmante.Vendi menaxhohet shume keq.

      1. bznsmen says:

        Lu cut the bullshit and get real.
        when was the last time your predecessor did what you are predicting now…????

        thou shall not steal!

    2. Puro says:

      O naku, çfar gjuhe flet e shkruan ti mër burr se na trondite! Çar bohet mër, çar bohet!

  2. LORA says:

    1- A e di ky Lu-ja qe zgjedhjet me te drejta dhe te lira ne Shqiperi jane ato te 1991,kur rezultati doli brenda nates e te cilat I organizuan komunistet.
    2- A e di ky Lu-ja se kur mbillej flama e terrorizimit te votuesve dhe tjetersimit te vullnetit te tyre,,,te paret e Lu-se ishin shume te angazhuar me implementimin e flames ?????????
    3- A e di ky Lu-ja historine e para-ardhesit te tij llereperveshur ,,,,qe u shtrengua e u rrotullua nje jave per te shkaterruar vullnetin e Popullit te Tirabes ,ne zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 ??????
    Populli Shqiptar i di shume mire pergjegjesite e tij ndaj votes dhe te ardhmes se femijeve te tij,,,,e kete Lu-ja fatmirsisht e paska mesuar me 21 qershor 2015,,,,,por I vetmi problem eshte se shqiptaret nuk I lene te zgjedhin,,,,a ka ndonje shqetesim apo shpjegim per kete gjeme ky I drekosuri me lul-kusaro-kriminelin ????
    Nese nuk ka,,,,,eshte me mire te heshte.

  3. Bejo says:

    Pershendetje z. Lu. Ne kendeveshtrimin e Tuaj mund t’me pergjigjesh nje pyetje: A ka ndonje
    politikan ne Shqiperi qe t’mos kete veset e mesiperme?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. mik i shqiperis says:

    Zoti Lu ka shume te drejte qe flet dhe ngre zerin per zgjedhje te lira dhe te pa varura . pa zhantazhe nga gangestert e rrugeve qe drejtohen nga kriminelet ne qeveri. Zoti lu ata gangesteret ushqehen dhe paguhen nga politikanet shqipetar qe ju i kritikoni me ze te ulet , ju duhet te veproni se keta politikan qe ka shqiperia sot jane te mpleksur koke e kemb me krimin ..

  5. kolono says:

    ajo nona ambasadorit paska qen “vullnetare me rrog”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje