Blendi Fevziu ka komentuar tryezën e sotme për reformën në drejtësi.
Sipas tij, Ilir Meta ironizoi dhe u tall me Ramën dhe Bashën në këtë tryezë, pasi i ka në dorë ata.
“Foli i fundit, por jo për këtë arsye, Ilir Meta ishte më i shpenguari, më ironiku e pse jo edhe më befasuesi. Kishte një qetësi olimpike dhe një shpoti që shkonte shpesh deri në tallje. Në tryezën për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e lira, pikërisht aty ku Meta për hir të gjithë problemeve që LSI ka prodhuar në zgjedhje duhej të ishte më kokëuluri, ishte më i sigurti. Me një siguri që po e manifeston së fundmi kudo në opinionin publik dhe që ja përforcon qëndrimi aleatit të tij, por edhe opozitës. Kishte shpesh pamjen e asaj femrës së bukur, që rri indiferente ndërsa sheh se si dy djem përpiqen ta impresionojnë secili më shumë. Dhe ata të dy ishin Kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, që tashmë, ta pamundur për të gjetur një konsensus me njëri – tjetrin duket se janë dorëzuar tek Meta. Duke shpresuar tek vendimi tij dhe tek qëndrimi që ai do të mbajë në favor të njërit apo tjetrit. Dhe ai i shkel syrin herë njërit dhe herë tjetrit.
Me përjashtim të një ndjese shumë të vonuar, por të vlefshme për zgjedhjet e 2001, që i dha një të drejtë pretendimit 15 vjeçare të Berishës dhe mediave, Meta duket si i thumboi të dy politikanët në krah të tij.
Ramës i kujtoi me stil se reforma duhet të jetë konsensuale, dhe se ideja e një kodi “me prim”, që mund të linte jashtë pushtetit LSI ka vdekur.
E ironozoi për biznesmenët e Parlamentit, duke thënë se vetë tashmë e tutje do t’i linte jashtë dhe nuk harroi të shtonte një pretendim që e kanë shumë veta në PS, atë të deputetëve “bejlerë” që kthehen në sundues të zonave të tyre. Batutë që duhet t’i ketë djegur Kryeministrit.
Bashën e sfidoi publikisht, duke i kujtuar se RD nuk paraqitej në gjyqin e nisur nga Luan Rama për akuzën e blerjes së votave, kur në Shqipëri s’ka mbetur media pa e përfolur LSI për këtë. Dhe po kaq shpotitës shijoi faktin që Basha nuk lëshoi asnjë deklaratë kundër tij për këtë çështje siç kish bërë gjatë gjithë fushatës elektorale. Madje Meta e ilustroi betejën për votën e lirë me spotin e LSI për të mos shitur votën, padyshim, spotin më ironik që ka prodhuar politika shqiptare këto vitet e fundit.
Të dy bashkë, Ramën dhe Bashën i talli, kur ju kujtoi se: “ata që i humbasin zgjedhjet ankohen se jua kanë vjedhur”, duke i kujtuar njërit historinë e zgjedhjeve të 2009 dhe tjetrit atë të 2015. La të kuptohet se LSI nuk ankohet dhe se ajo është më e sigurtë se të dyja bashkë që do jetë gjithnjë pjesë e pushtetit.
Meta ka të drejtë të tallet dhe të bëjë ironi. Ai e hodhi pas shpine rrezikun e një kodi zgjedhor me prim që e penalizonte fort LSI. Ai e di që të dyja palët janë sot të gatshëm të flirtojnë me të. Ai e di që me kartën e një partie që mbetet gjithnjë në pushtet dhe në mungesën e një frymëzimi të fortë për ndryshim, LSI mund të mbledhë fare mirë votën pragmatiste. Që për fat të keq në këtë vend po vjen duke u shtuar. Ai po synon të rritet, duke qenë i bindur se të dyja palët e shohin atë më pak të rrezikshëm se sa konkurentin. Ndaj është vendosur në një pozicion komod duke i sjellë vërdallë të gjithë bashkë. E ka bërë shumë herë këtë në karrierën e tij, duke joshur e mikluar figura e grupime të rëndësishme politike e duke i lënë më pas në mes të rrugës. Që nga viti i largët 1996. Dhe ka arritur të jetë më triumfuesi nga të gjithë. Ka një talent të rrallë për t’ju imponuar të tjerëve dhe mbi të gjitha, një talent brilant për të manovruar në rrugët më të rrezikshme duke shfrytëzuar bindjen e të tjerëve që ai është “rreziku më i vogël”. Po e bën sërish, me gjasë, me një synim të qartë, postin e Presidentit. Dhe në këto rrethana ai duket i vetmi që mund të marrë cfarëdo gjëje që do, pa asnjë pengesë. Por atij më mirë se kujtdo mund t’i shkonte sot ajo batuta e filmit “Lamerica”: Nëse nuk bëhem President, s’ka gjë, mund të pranoj edhe Kryeministër. Njeriu nuk mund t’i ketë të gjitha në jetë…”, shkruan ai tek faqja e vet Opinion.
Ik mor shqupist pa pagese , se po te zbulon sala kur perpiqesh te ndihmosh lulushin dhe po ta zgjeron sumen.Sado te perpiqen hienat dhe hajdutet e te korruptuarit e pedes humbja e 2017 do jete afer 1 milion shuplakave.Ju e dini fort mire se e majta e bashkuar eshte e pathyeshme ne zgjedhje dhe jeni sulur te tentoni me cdo mjet percarjen.Mendoj se rama dhe meta do ju japin te gjatin dhe te shkurtrin ne sume te gjitheve ju.
E vetmja arsye qe kanceri LSI (lexo – Meta) vazhdon te mbijetoje eshte domozdoshmeria qe ka banda berishiste per vota te majta, per te ardhur ne pushtet, pasi e djathta nuk ben dot ne asnje rrethane votat e mjaftueshme (eshte domethenes fakti qe ne 2013 votat PD + LSI benin sa PS, e vetme).
Per fat te keq, qetesia olimpike e metes eshte trazuese
ik o bandit shqupi mafioz gazetar
Lajmi i fundit kjo prostituta me emrin Blend Fevzia paska rene ne dashuri me Ilir Meten, per manxhukun e Skraparit!
Meta duket qe eshte i qet ne dukje .Po diet qe ka ivestuar me shum nga te tjeret ne shqiperi ne te qjitha fushat ne ndertim ,gurore,supermarket e ne shum fusha te tjera paran e ka ivestuar ne shqiperi nuk ka ber keq .Po ka nje problem qe shoqeroet me grupe mafjoze sidomos ata qe shkaktuan 97 jan te ter me ate i ka mbledhur nga e qjith Shqiperia .si pershembull kriminelat e Tiranes Fjerit Beratit Shijakut Vlores ete tjera rethe.Popolli e di kete qje dhe Saliu i ka mbrojtur Rama po ashtu Nanua se keta jan rugve te shqiperis jan keta kriminela te cilet vran njeres te pa fajshm moren penqje per para vodhen bangat teror ne qjithe popullin.si ka mundesi asnje parti nuk i qjunizon .Po keta politikan qjuajne kriminela ata njeres te cilet punuan ne Europ po e pranoj se punuan me pun te keqija po keta nuk vran njerez sic jan keta njeres qe ndenjten ne shqiperi vran e pren popullin e tyre e Meta i perkra bile perkrahen nga policia bashkia kush i mdeshtet keta njeres qe rin ne mes te rugve pa frik .Njerzit me te ndershem ne shqiperi ishin ata qe dolen ne Europ ben tregti po me pun te pista se dhe pislleku pa pastersin e saj.Dhe e prun paran ne shqiperi sidomos ne vitet 93 deri ne2007 ku u ndertuan e u vun ne pun shum njeres .Kurse keto grupe qe shoqerohen qe nuk kan levizur nga shqiperia vran e pren perllunuan nuk den asnje qje te mir shqiperis i mbeshtesin politikanet .Dhe nje qje tjeter kur Ilir Meten Tom Doshi e akuzoj se do ta idhte ne er nga ajo koh nuk po ndodhin me edhje ne er kush.ka qen ky qe i bente keto qjera kuptohet se kush eshte
SHQIPERIA BEHET KOLLAJ SE ESHTE VEND I VOGEL PO NUK DUAN TA BEJN CA TURQ CA GREK E SERB QE JAN NE PUSHTET FAJEN E KA POPULLI QE NUK NGRIET FAJEN E KA POPULLI QE VOTON PO NJE DIT DO ZQJOHET VETEM NJERZIT E NDERSHEM E BEJNE SHQIPERIN KOHA DO TA TREGOJ SHUM TE KEQIJA I KENI BER KETIJ POPULLI O NJERES NUK E MERITON .Duroj Osmanet 500 vjet 56 vjet Enverin 26 vjet po duron kelyshat e osmanve e te Enverit dita po afron
Mire e ke ti kokeduce.
O gazetar leshi, sahan lepires, po c’far ironizon I.Meta ? Ilir meta eshte i mbaruar dhe eshte i lidhur pas S.Berishes. Domosdoshmeri eshte qe dy partite PS dhe PD e fundosin LSI ne se bashke bejne ligjin zgjedhor me prim. Ne zgjedhjet e fundit me te veten LSI fitonte 7-8 deputete ndersa diferencen e perfitoj nga PS dhe partite e vogla te koalicionit. Ne se zgjedhjet me ligj nuk do lejojne koalicione parazgjedhore LSI shkon per lesh. Eshte nje parti pa ndonje program te qarte, eshte parti familiare nga ku ka vjedhur shume. Qendron ne pushtet me premtimet qe ben per pune. Per nje vend pune kerkohen 100 vota dhe ka futur ne pune ne poste te ndryshme njerezit me halabake te cilet po e vjedhin kete popull ne menyren me makabre. Ne se PS dhe PD i therrasin mendjes qe tani , duke lene menjeane inatet, te bashkohen duke krijuar nje qeveri teknike, te perfundojne reformat e kerkuara nga bota dhe te kalojne ne zgjedhje te para koheshme. Dhe e shef I.Meta ironine , o gazetar leshi.