Studio “Clifford Chance” në cilësinë e këshilltarit kryesor të OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA i ka dërguar një letër ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe administratorit të OSHEE-së, Ardian Çela.
Në këtë letër, zyra avokatore thekson se, pavarësisht se nuk ka reaguar ndaj shkrimeve në media, siguron se nuk ka asnjë të dhënë që lidh kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me veprimet korruptive të DIA-s, apo administratorëve të saj.
“Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të Nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale. Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së për te shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015”, thuhet në letrën e Clifford Chance.
Letra e plotë:
Të nderuar zotërinj,
Une po ju shkruaj në kapacitetin tim si këshilltari kryesor i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA, i lidhur me cështjen e marrëveshjes së mbledhjes së borxheve mbi bazën e së cilës DIA kërkonte mbi 130 milion EURO nga OSHEE përpara Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë (VIAC Case No. SCH-5317).
Mosmarrëveshja ishte zgjidhur që në Dhjetor 2014, por marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim u sfidua nga nje aksioner i supozuar i DIA-s c’ka coi në procedime gjyqësore paralele në Ishujt Virgjin Britanik dhe në një vazhdim të procedimit në arbitrazh. Sikurse jeni në dijeni, Gjykata e Arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015 përfundimisht deklaroi të vlefshme zgjidhjen me mirëkuptim mes paleve dhe refuzoi kërkesën e DIA-s në tërësinë e saj.
Dëshiroj të përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj ju për këtë sukses dhe t’ju falenderoj sinqerisht për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për mbrojtjen e OSHEE-së.
Do të dëshiroja gjithashtu të vija në dukje performancën e shkëlqyer të ekipit te brendshëm të OSHEE-së:
Z. Romeo Karaj kuptoi dimensionin e mashtrimit të DIA-s dhe mori vendimin kurajoz t’i kundërvihej paligjshmerisë së dukshme dhe të zhvillonte një strategji mbrojtje e cila rezultoi e suksesshme që me lëvizjen e parë (marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim).
Z. Rezart Ruci dëshmoi të ishte një manaxher mosmarreveshjesh i shkelqyer dhe me besueshmëri të lartë, i cili u kujdes për pjesën operative të mbrojtjes me një kuptim shumë të mirë për cështjet ligjore dhe gjykim të shkëlqyer në mjaft situata të vështira.
Znj. Gentiana Gica kontribuoi me ide fituese për parashtrimet tona dhe njohuri të thella të cështjes; njohja e shkëlqyer e saj e gjuhës angleze ishte e pazëvendësueshme në këtë mosmarrëveshje ndërkombëtare.
Të tre sëbashku meritojnë meritën për ndjekjen e pakursyer të mbrojtjes së OSHEE-së. Ata me kurajo ndihmuan në zbatimin e sundimit të ligjit dhe shmangien e një dëmi të konsiderueshëm për kompaninë dhe mbi të gjitha për popullin shqiptar.
Sic është tipike në raste të tilla, ne na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme. Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentet na detyruan ne të reagojmë, por në të kundërt të asaj cka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë në Tetor 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur.
Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhen në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të Nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqiperisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona.
Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale. Në cdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponenteve të OSHEE-së për te shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015.
Unë edhe një herë ju përcjell përgëzimet e të gjithë ekipit të Clifford Chance – ishte një nder të sherbenim në këtë rast.
Meta vazhdon te bleje drejtesi! A mund te behet Shqiperia kur edhe nderkombetaret mbeshtetin akoma edhe Berishen edhe Bashen! Interesat e Shqiperise jane shitur dhe vazhdojne te shiten! Nderkombetaret duan te kene ne pushtet njerez te korruptuar, qe t’i kontrollojne me lehte! Nuk kuptoj se si mund ta bejne reformen ne drejtesi Berisha -Meta -Basha! Lufte kunder korrupsionit apo lufte me “mullinjte e eres”?!
Zoterinj te zyres avokatore, ju kuptojme plotesisht! Ju per nje pune jeni, per te fituar sa me shume miliarda ne vende qelbesire si ky i yni. Ju cdo fjale e shisni me miliarda.Pasi fituat miliarda nga taksat e njerezve me te varfer te Europe per te zgjidhur ne gjykate kontraten maskarade ku kishte fituar miliona euro maskarai i Likes(kuptohet pjesen e luanit Likja vete!), tani merrni dhe ca miliona shtese nga Likja per nje deklarate te tipit laj mutin me shurre.
E dine te gjithe shqiptaret se kush e nxiti dhe kush perfitoi nga ajo kontrate, jane bere publike te gjitha takimet per kete qellim te sheikut nga Skrapari.
Kjo leter nuk ka asnje vlere. Jam avokat ne nje studio ligjore ne Londer. Letra duket krejtesisht nje “favor” qe i behet sheikut te Skraparit (sic e permend nje shkrues me siper) per ti mbuluar apo mbrojtur abuzimet me parate e popullit. Fajin nuk e ka Clifford Chance apo sheiku i Skraparit, por ne, populli qe i voton keta hajdut. Pershendetje
Me duhet nje certifikate virgjerie per gjyshen.
E di kush adresen e ketij Cliffordit?!
Ilir Meta eshte njeriu me i kurruptuar ne Shqiperi dhe Afrik lol
Ai duhet te dergohet ne gjykaten europjane per krim ekonomik ndaj Shqiperise