Emrat e ambasadorëve për Italinë, Turqinën e Kuvajtin, për dekretim tek Nishani

27 Janar 2016, 15:46Politika TEMA

Për dëgjesën në komisionin parlamentar të punëve të jashtëme i pari mbërriti Gent Gazheli pasuar nga Anila Bitri dhe Saimir Sala të nominuar nga Ministria e Punëve të Jashme për postet e ambasadorëve në Turqi, Itali dhe Kuvajt.

Zëvëndës ministri Halil Hyseni i tha komisionit se të tre kandidaturat janë në përputhje me ligjin e shërbimit të jashtëm.

Zonja Bitri ish ambasadore në Spanjë renditi si prioritete të punës së saj nëse do të aprovohet ambasadore në Itali, vijim e trendit të mirë të mardhënie mes dy vënde me fokus ato ekonomike si dhe ngritjen e isntitutit shqiptarë të kulturës në Romë.

Ndërsa diplomati tjetër i karrierës Saimir Bala i propozuar për ambasador në Kuvajt e vuri theksin në thellimin e mardhënieve politike në të gjitha nivelet. “Do të synoj projekte konkrete investimesh nga Kuvajti në Shqipëri me fokus turizmin” u shpreh ai.

Ndërsa Gent Gazheli i cili krahas Turqisë në porotofolin e ambasadorit përfshim mbulimin edhe të Iranit sëbashku me Azerbaxhanit e quajti një sfidë madhore nëse miratohet pasi sipas tij Turqia është një partner strategjik I Shqipërisë.

Por deputeti demokrat Aldo Bumçi për kandidaturën e Gent Gazhelit dha këtë opinion.

“Për vetë peshën specifike që ka Turqia dhe Irani ministria e punëve të jashtëme duhet të na kishte sjellë një diplomat me përvojë të gjatë ose edhe një kandidaturë politike”, tha Bumçi.

Pa kundërshtime komioni i punëve të jashme ia kaloi këto kandidatura për shqyrtim Presidentit të Republikës./ TCH

1 komente në “Emrat e ambasadorëve për Italinë, Turqinën e Kuvajtin, për dekretim tek Nishani”

  1. Ayyyy says:

    Bravo Rilindja! Gazheli ambasador???? Megjithse po ta mendosh mire e meriton se qe ne kohen qe ka qene doganiier vdiste per kamionet qe vinin nga Turqia. Ne kete menyre ai ka dhene nje kontribut te pacmueshem ne mardheniet mes dy popujve dhe bashkepunimin reciprok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje