SKANDALI/ Treshja e Apelit Tiranë, ngatërron objektin e padisë. Kërkohet ndryshim gjyqtari, ata lënë në fuqi vendimin e gjykatës

27 Janar 2016, 18:12Politika TEMA
SKANDALI/ Treshja e Apelit Tiranë, ngatërron objektin e padisë.

Një qytetar i dënuar shqiptar, Flamur Shahini, është përballur me një vendim të paprecedent të tre gjykatësve të Apelit në Tiranë, Hysni Demiraj, Gjin Gjonit dhe Metu Saraçit, pasi ka marrë në dorë një vendim, që nuk ka lidhje me kërkesën që ai i ka bërë gjykatës.

I akuzuari për mashtrim, ka pasur vërejtje ndaj trupit gjykues, që ishte caktuar nga Apeli i Tiranës, dhe konkretisht për trupën e përbërë nga Astrit Haxhialushi, Fatos Qato dhe Valdete Hoxha.

Në një seancë gjyqësore, siç duket dhe nga faksimilet, avokatja e të pandehurit, i ka këkruar gjykatës të ndryshohet trupi gjykues.

Siç është rregulli në këto raste, Gjykata e Apelit ka caktuar një trup të re gjykuese, për të shqyrtuar kërkesën e tij.

Pra, Gjyqtarët Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Metush Saraçi janë caktuar që të vlerësojnë të drejtë, ose jo, kërkesën e të pandehurit për mospëlqimin e tij ndaj trupit gjykues dhe konkretisht, gjyqtarit Fatos Qato.

Trupa e re gjykuese e përbërë nga Hysni Demiraj, Gjin Gjoni e Metush Saraçi, pra kishte si objektiv shqyrtimin e kërkesës së të pandehurit për ndryshim të trupit gjykues. Këtu është dhe skandali.

Në fund të vendimit, trupi gjykues ka vendosur të lërë në fuqi vendimin Nr. 165 të Gjykatës së Rrethit Mat, datë 30 12 2014, i cili është vendimi me të cilin është dënuar i pandehuri . Pra, në vend që të shprehej “a duhej ndërruar apo jo trupi gjykues”, kjo treshe gjyqtarësh, është shprehur për fajësinë e tij.

Skandali është i paprecedent dhe tani Gjykata e Apelit në Tiranë, e ka të ëvshtirë se si duhet ta arkivojë këtë vendim, pasi i ka kërkuar tjetër gjë trupit gjykues dhe ka marrë tjetër gjë.

Kjo nuk ka të bëjë më me mungesë profesionalzimi, pasi nëse është çështje profesionalizmi, dhe këta gjyqtarë nuk kuptojnë as kaq, duhet të nxirren urgjent jashtë sistemit. Por dyshimi është se vendimi nuk është marrë si budallallëk, por si një vendim i qëllimshëm.

Kerkesa e avokates per ndryshim te trupit gjykues

Vendimi i Treshes qe le ne fuqi vendimin e shkalles pare nderkohe qe duhet te shprehej per trupin gjykues

 

11 komente në “SKANDALI/ Treshja e Apelit Tiranë, ngatërron objektin e padisë. Kërkohet ndryshim gjyqtari, ata lënë në fuqi vendimin e gjykatës”

  1. donald luuuj says:

    Pse habiteni ? A kerkuan perjashtim te trupit gjykues ? Edhe treshja i perjashtoi ata tre te paret dhe e gjykoi vete hahahaha. Gjigande jane.

  2. temujin says:

    E ka fajin sekretarja…ka bere copy paste ose ka punu mbi draft te gatshem…sdo ket flejt mire naten…

  3. niko says:

    Po e latë nam o Tema! Po firmën ku e kanë këta gjykatësit? Ky është lajm Tema?

  4. Ina says:

    Skam ndonje simpati per keta te tre, po me falni ku eshte gabimi ketu? Nuk po e kuptoj! Procesverbali, tregon qe avokatja ka kerkuar prishjen e vendimit dhe kthimin per rigjykim, pra eshte shqyrtuar ankimi dhe jo kerkesa per perjashtim. Av, nuk ka thene kerkoj perjashtimin e trupit gjykues. Boh, mbase jam gabim!

    1. juristi says:

      Ina, lexoje me kujdes. Avokatja kerkon perjashtim te trupit gjykues. Kjo treshe duhet te gjykonte nese perjashtimi i trupit gjykues pranohet apo rrezohet. Ata as e kane lexuar fare dosjen dhe kane dhene vendim mbi themelin. Eshte skandalozeeeee

  5. Armando says:

    Nuk po i shoh firmat e gjyqtareve ne dokument…

    Nese gjyqtaret do te kishin firmosur , atehere do te ishte skandal i vertete… por ky me duket me shume lajm per te testuar ” Irritimin” e popullit me sistemin e drejtesise.

  6. Treviso says:

    Mire qe jane gjygjtare por jane dhe profesore qe japin mesim ne universitetin e magjistratures.
    Cfar do presesh me shume nga barinjt e deleve dhe te dhijve?

  7. asd says:

    para disa diteve u shpall i pafajshem fullani. ky po qe eshte lajm skandal qe habiti edhe BE

  8. Myrvete says:

    A duhet me teper se ky fakt qe keta gjyqtare te perjashtohen nga DREJTESIA dhe te verifikohen te gjitha vendimet e marra prej tyre per te gjithe kohen!
    Por kjo duhet te behej edhe per cdo vendim te cdo gjykatesi,e jo te mjaftohen vetem me kalimin nga nje gjykate e ulet ne me te larten!
    Ja pra gjyqtare te Apelit ishin keta qe bene GJEMEN!
    SHPORRINI KETA LARO , qe po na hane jeten!

  9. LIGJI says:

    GABIMI ESHTE QE NUK I JANE PERMBAJTUR OBJEKTIT SI GJYKATA POR EDHE AVOKATJA ME GOJE E SHKRIM NE SEANACE……DOBICI NGELET NE DERE TE …??!!

  10. hallexhiu says:

    Aman,ku eshte Blendi Mane qe te shkruaj pamfletin:”Ju dhjefsha reformen ne drejtesi”po te vazhdojne te jene pjese e trupes gjyqsore kjo treshe karagjozesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje