Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, thotë se realizimi i Reformës në Drejtësi është interesi parësor i Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë eskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori Lu shprehet se ka besim se në pranverë parlamenti do ta miratojë atë. Një vit pas ka nisur detyrën e tij në Tiranë, ambasadori flet për lidhjet e politikës me krimin, procesin e dekriminalizimit, fenomenin e korrupsionit, ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit si dhe përparësitë e politikës amerikane në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, faleminderit shumë që jeni sot me Zërin e Amerikës. U bë një vit që kur ju erdhët në Shqipëri. A mund të ndani me ne përvojën tuaj gjatë kësaj kohe?
Ambasador Donald Lu: Faleminderit shumë për ftesën për të qenë me ju te Zëri i Amerikës. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje vitin e kaluar, ishin imazhet që kam parë në Shqipëri. Dhe disa imazhe ishin të bukura, si ngjitja deri te një ujvarë në Valbonë, apo një takim me të rinj të shkëlqyer në një darkë iftari në Ndroq. Ndërsa disa imazhe të tjera më vunë në mendime, si për shembull vizita në Spac, apo bisedat me njerëz në Bregun e Lumit në Tiranë, të cilët përballen me vështirësi shumë të mëdha. Por kam besim se 2016-a do të sjellë më shumë ndryshime pozitive që do të prekin të gjitha jetët tona.
Zëri i Amerikës: Ju jeni angazhuar fuqimisht për të punuar nga afër me politikanët shqiptarë për gjetjen e zgjidhjeve të shumë çështjeve të rëndësishme dhe të komplikuara. Si kanë qenë këto marrëdhënie, të lehta, tw vështira, apo frustruese?
Ambasador Donald Lu: Shumë pyetje interesante. Këtë pyetje ma bëjnë vazhdimisht dhe në mënyra të ndryshme. Si diplomat amerikan, për mua është shumë e pazakontë që punoj në një vend ku amerikanët janë kaq të mirëpritur; të mirëpritur nga populli i Shqipërisë, por edhe nga udhëheqësit e saj. Ne kemi marrëdhënie mjaft të mira me çdo parti politike, por edhe me çdo pjesë të qeverisjes. Përvoja ime është e jashtëzakonshme, sepse kam marrëdhënie pune mjaft të ngushta për një gamë shumë të gjerë çështjesh.
Zëri i Amerikës: Dekriminalizimi ishte një ndër ligjet më të vështira që u miratua nga parlamenti. Kemi parë disa hapa të vegjël deri tani, disa politikanët që janë tërhequr, apo të tjerë që ndoshta pritet ta lënë parlamentin. Megjithatë, a mendoni se ky ligj është i mjaftueshëm për të këputur lidhjet mes politikës dhe botës së krimit?
Ambasador Donald Lu: Mendoj se çështja e krimit dhe e politikës është shumë e rëndësishme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mjaft vende të tjera. Mendoj se shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë për përparimin që kanë parë gjatë një viti të shkuar. Në zgjedhjet e kaluara vendore, ne pamë udhëheqës partish politike nga e djathta dhe nga e majta, që hoqën nga lista kandidatë me të kaluar kriminale. Kemi parë gjithashtu që Kuvendi u pezulloi imunitetin një numri deputetësh, që përballeshin me akuza penale. Siç e dini, zoti Ndoka dhe zoti Frroku dhanë dorëheqjen nga vendet e tyre në parlament. Zoti Doshi dhe zoti Prenga përballen aktualisht me akuza penale. Gjithashtu shpresojmë shumë që, si rrjedhojë e ligjit për dekriminalizimin, disa anëtarë të klasës politike do të largohen nga politika. Ka një pjesë në këtë ligj që më pëlqen mjaft. Është pjesa ku thuhet se ligji kërkon që çdo person në një post të zgjedhur zyrtar duhet të plotësojë me shkrim një deklaratë, ku thuhet: jam dënuar në Shqipëri në këtë apo atë kohë, për këtë ose atë krim, apo në çdo vend tjetër të planetit. Pra, duhet të deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nëse je dënuar. Në qoftë se nuk e bën dhe gënjen në deklaratë, kjo në vetvete është një krim për të cilin ndiqesh penalisht. Ky është ligji më i fortë në Evropë për dekriminalizimin dhe një mjet tepër i fuqishëm për të ndarë botën e krimit dhe të politikës.
Zëri i Amerikës: Sa të thella janë lidhjet mes politikës dhe krimit në Shqipëri?
Ambasador Donald Lu: Të them të drejtën, nuk jam polic, as nuk jam ekspert për botën e krimit. Si njeri që ka jetuar këtu një vit, do të thosha se ekzistojnë disa lidhje serioze midis këtyre dy botëve dhe ka shumë rëndësi për të gjithë shqiptarët, që të mbështesin procesin e ndarjes së këtyre dy botëve. Kam punuar në vende të tjera ku, kriminelët përpiqen të shërbejnë në parlament, ose në politikë për hir të imunitetit që përfitojnë nga kjo. Por në një vend normal, në një demokraci normale, asnjë kriminel nuk dëshiron të jetë në politikë. Kjo është diçka e keqe për biznesin, tërheq vemendje te aktivitetet kriminale. Këtë duam ne që të ndodhë në Shqipëri, pra që kriminelët të thonë: do t’i bëja dëm punëve të mia, po të futesha në politikë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ju jeni investuar në reformën në Drejtësi. Pak kohë më parë thatë se “ndiheni të inkurajuar që udhëheqësit shqiptarë kanë rënë dakort të mbështesin opinionin e Komisionit të Venecias”. Por diskutimet mbi rekomandimet e këtij komisioni duket sikur i kanë thelluar mosmarrëveshjet. A jeni të shqetësuar nga zhvillimet e fundit?
Ambasador Donald Lu: Armand, kam shumë besim se në vitin 2016, në pranverë 2016, Shqipëria do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit. Përse kam kaq shumë besim? Së pari, është mjaft e qartë se populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Së dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartë dhe me zë të lartë. Ata kanë thënë se kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë dhe është e ngutshme. Bashkimi Evropian ka thënë se kjo reformë do t’i hapë dyert, dëshirës së Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit. Së fundi, kjo reformë ka mbështetjen e plotë dhe entuziaste të partnerit strategjik të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është shumë e vërtetë se 10 ditë më parë, komisioni parlamentar ad hoc, për reformën në drejtësi, i dërgoi Komisionit të Venecias projektligjin bashkë me komentet dhe opinionet e partive politike. Me këtë vendim të rëndësishëm, përfundoi puna e ekspertëve dhe ekspertët kanë bërë një punë fantastike – ekspertët e nivelit të lartë, ekspertët e opozitës dhe ata të ministrisë së Drejtësisë. Por tani është çasti që politikanët të bëjnë punën e tyre. Është e nevojshme që udhëheqësit e partive politike të punojnë së bashku për gjetjen e një formule, e cila të mund të mbështetet si nga opozita ashtu edhe nga qeveria.
Zëri i Amerikës: A mendoni se politikanët shqiptarë kanë axhenda të fshehta pas qëndrimeve publike që ata kanë patur për cështjen e reformës?
Ambasador Donald Lu: Shumë gazetarë ma kanë bërë këtë pyetje, – në se politikanët shqiptarë kanë kurajon e duhur ta miratojnë reformën. Unë do ta përmbysja argumentin dhe do të shtroja pyetjen: si munden të mos e miratojnë? Populli shqiptar është në favor të reformës, Të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë thënë se e mbështesin reformën. Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar ta mbështesë reformën dhe t’i mbajë udhëheqësit e tij përgjegjës për të. Në të njejtën kohë, populli shqiptar do të gëzojë mbështetjen tonë, të komunitetit ndërkombëtar, të Uashingtonit, të Brukselit, por edhe të cdo kryeqyteti të Bashkimit Evropian, për të qënë aktivisht i përfshirë në miratimin e reformës. Ne mendojmë se kjo reformë do të jetë hapi më i rëndësishëm përpara i demokracisë shqiptare në këto 25 vite.
Zëri i Amerikës: Ju dhe kolegia juaj, ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, jeni kritikuar se jeni përfshirë më shumë se ç’duhet në politikën shqiptare, se keni shkuar përtej mandatit tuaj si ambasador, apo se keni qenë i njëanshëm. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Ambasador Donald Lu: Unë do të pyesja, cili është roli i një ambasadori të huaj? Në mëndjen time, detyra kryesore për një ambasador të huaj është të punojë për zbatimin e interesave kombëtare të vendit të tij. Në rastin tim, të interesave të Shteteve të Bashkuara. Dhe unë kam udhëzime shumë të qarta nga shefat e mi më të lartë në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë, që përparësia kryesore e qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat, në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe cila është reforma kryesore e nevojshme për këtë proces? Qartazi është reforma në drejtësi. Shqiptarët mund të presin që unë si ambasador, ne si ambasadë, do të vazhdojmë të flasim pa frikë për këtë çështje dhe ne ftojmë gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e një dialogu kombëtar për këtë çështje të rëndësishme.
Zëri i Amerikës: Korrupsioni mbetet thembra e Akilit në jetën politike shqiptare. Deri tani nuk kemi parë përpjekje serioze dhe një luftë serioze kundër këtij fenomeni, i cili nuk ka shkuar përtej niveleve të ulta. Ju keni përmendur ministra të korruptuar. Ku mbështeten akuzat apo deklarimet tuaja?
Ambasador Donald Lu: Korrupsioni ekziston në të gjitha vendet, ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara. Ka anëtarë kongresi, ka gjykatës në vendin tim, që janë në burg për korrupsion. Lufta ndaj tij nuk është fituar, lufta ndaj tij duhet të zhvillohet çdo ditë. Dhe në fund të fundit, ka të bëjë me vullnetin e një vendi, që ose ta pranojë korrupsionin dhe të paguajë rryshfetet, ose të ngrihet me kurajo dhe ta luftojë korrupsionin. Kur punoja në Azinë Qendrore, në Kirgistan, para 13 vjetësh, në universitete filloi një lëvizje e vogël, e qetë. Studentët u ngritën duke thënë “nuk e durojmë dot më tej korrupsionin, nuk do t’u paguajmë më rryshfete profesorëve, nuk do të paguajmë më për notat tona”. Ata nënshkruan një angazhim “nuk do të paguajmë më rryshfete”. Lëvizja e tyre u përhap me shpejtësi në Kirgistan nëpër universitete, më pas edhe në sektorë të tjerë të shoqërisë dhe u përhap edhe në vende të tjera të Azisë Qendrore. Është e fuqishme kur studentët ngrihen kundër korrupsionit. Ajo që shohim sot në Shqipëri, edhe në Universitetin e Tiranës, po shohim një dëshirë, një përpjekje, për t’u ngritur kundër korrupsionit. Kjo do të sjellë ndryshimin e mentalitetit të korrupsionit, Kjo do të sjellë fundit e korrupsionit.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, si do t’i përshkruanit marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Cilat janë përparësit kyçe të Shteteve të Bashkuara?
Ambasador Donald Lu: Unë kam punuar në shërbimin diplomatik për gati 25 vjet. Kurrë nuk kam punuar në një vend që ka marrëdhënie kaq të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Marrëdhëniet po forcohen dita-ditës. Ne punojmë së bashku në shumë fusha. Ne kemi tre përparësi kryesore si amerikanë, në Shqipëri. Së pari, e kam thënë edhe më parë, është të mbështesim reformat, që të ndihmojmë Shqipërinë të anëtarësohet në BE. Së dyti, ne jemi të angazhuar të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet një aleat më i fortë në NATO. Së treti ne duam të mbështesim popullin shqiptar që të zhvillojë institucionet demokratike. Veç reformës në drejtësi, këtë vit kemi në plan edhe tri përparësi të tjera: të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të nismës për krijimin dhe trajnimin e një Byroje Kombëtare Hetimi, bazuar në FBI-në amerikane, përmes së cilës shqiptarët do të hetojnë rastet e korrupsionit. Së dyti, ne po bashkëpunojmë shumë afër me Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendet e tjera të NATO-s, për të modernizuar format e armatosura të Shqipërisë, kryesisht disa njësi të rëndësishme të ushtrisë, që të shërbejnë krahas forcave të NATO-s kudo në botë. Dhe së fundmi ne jemi shumë të angazhuar për zhvillimin e sektorit të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri dhe të shtypit të pavarur, që të shërbejnë si vëzhguese të abuzimeve nga qeveria ose opozita.
Zëri i Amerikës: Ju keni zgjedhur të flisni shqip në shumë raste. Së pari urime për mënyrën se si ju e flisni, pasi është një gjuhë e vështirë. Nëse mundem, pse keni zgjedhur të flisni kaq shpesh në shqip, madje dhe për cështje të rëndësishme? A mos druheni se mesazhet tuaja mund të keqinterpretohen?
Ambasador Donald Lu: Faleminderit për pyetjen. Përpiqem të përdor cdo ditë gjuhën shqipe, sepse ambasadori Rayerson më ka thënë dicka. Ambasadori Rayerson ishte ambasadori i parë amerikan pas komunizmit dhe ai flet një shqipe të jashtëzakonshme. Ai më ka thënë se e vetmja mënyrë për të mësuar një gjuhë është të kesh kurajon, kurajon për ta përdorur atë. Dhe ai më tha gjithashtu se kjo është e vetmja rrugë që të nisesh të kuptosh shqiptarët e zakonshëm dhe jo vetëm elitat politike. Gjatë jetës sime kam mësuar 8 gjuhë dhe padyshim gjuha shqipe është më e vështira, por dhe më e bukura.
Zoti ambasador ja shtoft kushdo inatin amerikes e jo prioritet ta ket kte punen e drejtesis po kush te domosdoshem per ta njohur si shtet do thoja qe dhe ai ish-koklopa mos te fus me hundet e duart ne cdo xhep shqiptari e tja mbushi prap kur ti bleje votat po te fitoje ai qe populli beson me te vertet si nje alternative.
Gjithcka fillon nga drejtesia, vetem ne nje shtet ku mbizoteron e drejta mund te progresohet. Jemi vetem ne fazen fillestare te ketij procesi por do ishte e papranueshme qe ai te pengohej. Politika ti mbaje duart larg reformes ne drejtesi. Gjithmone nese duam te bejme reforme. Ndihma e nderkombetareve, ne menyre te vecante e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ashtu si gjithmone edhe ne kete rast eshte prezente, ndaj duhet vleresuar.
reforma ne drejtesi eshte kaq e nevojshme pasi sistemi aktual ka magesi dhe nivel te larte korrupsioni duke sjell ndikime negative ne shume sfera ndaj ceshtjes se refomes ne drejtesi duhet ti jepet nje zgjidhje per te ndare njehere e mire drejtesisne nga korrupsioni, klientelizmi, kriminaliteti etj… kam besim qe kesaj radhe do gjendet nje zgjidhje per kete ceshtje kaq shume te dikutuar
Prandaj eshte e domosdoshme Reforma ne Drejtesi. Ambasadori Lu, ambasadorja Vlahutin, Komisioni i Venecias, etj po japin nje kontribut te madh ne menyre qe reforma te jete sa me rezultative. Eshte e domosdoshme qe reformen ta kryjne eksperetet nderkohe qe organe si Komisioni i Venecias jane te rendesishem pasi keshillojne here pas here dhe na sjellin praktikat me te mira europiane, ne menyre qe reforma te jete sa me e plote.
Kam frikë se ambasadori Lu nuk është i sinqertë, po luan rol si paraardhësi i vet që përveshi mëngët në vjedhjet e votës për Lulin dhe pastaj për burrin e shtetit qBerishën që shkrepi armët mbi demonstruesit etj. Koha d ta tregoj shumë shpejt se sa interes ka për të vendosur shtetin ligjor
Eshte kaq shume e rendesishme reforma ne drejtesi per vendin tone. Gjithe keto vite jemi munduar te kemi nje shtet te pakten si vendet me te zhvilluara te rajonit dhe ende jemi shume pas tyre. Vetem nje shtet me nje baze te forte ligjore mund ti ofroje popullit te tij nje demokraci reale jo thjesht te shkruar ne disa letra apo te degjuar ne fjalet e disa pseudo politikaneve
Z. Ambasador jeni nje njeri qe me te vertet e do shume Shqiperine,ju falenderoj per punen qe po beni megjithese ke pak kohe ,e di qe ju i lexoni te gjitha komemetet dhe besos se edhe kete po ,do desha nga ana juaj si nje qe i do te miren Shqiperise qe te dalesh hapur e ti besh thirje popullit qe te cohet si ata studente qe thoje ne Kirgistan,por jo per korupsionin por ne rradhe te pare te largohen nga politike tre kriminelet e vendit Sali Berisha,Ilir Meta ,Lulzim Basha ,po iken keta korupsioni bie menjehere se nuk do te kete me Gjin Gjoni,Fatmira Hajdari ,Agim Bendo e shume te tjere,beheni kete sa nuk eshte vone ,se shenjen e pare Kriminelet Berish,Bashe Meta e dhane qe nuk e bejme reformen me kete qeveri ,reformen Edi Rama tja kerkoje popullit me referendum se mezi po e prete ,respekte per USA dhe juve i nderuar Ambasadori Lu
Perralla dhe Endrra asgje me shume Te gjitha keto shumezoj me 0 zero Ketu do jemi dhe do shohim Qe te behet reforma duhen njerez Qe 1 te mos jete i kortuptuar 2 Te mos shohe intersin personal 3 Te doje popullin Shiptar dhe aspiratat e tij Nuk me thoni Ku do te gjenden keto njerez ne Shqiperi ? Pra duhen HERONJ Ujku qimen ndryshon Zanatin se harron
Uaaaa sikur te ma kesh lexuar zemren @perralla.
Ja keto aspirata kame une. Nuk jam e korruptuar dhe e dua popullin tim ?.
Votoni per mua dhe e ardhmja do te jete ndryshe ?
Zoti ambasador! Ne s’kemi mundesine te pyesim nga afer, por nepermjet nje komenti mund te pyesim pa pergjigje. Detyra juaj eshte te mbroni interesat e SHBA ne Shqiperi. Dakort. Flisni si diplomat apo si perfaqesues amerikan ketu? Ne qoftese flisni si diplomat, te shikoj u drejtohesh shume here shqiptareve te mbeshtesin reformen ne drejtesi! Perse i ben thirrje popullit kur ai s’ka gje ne dore?! Mos valle eshte diplomaci, gje e cila nuk vlen? Ju e dini qe nje pjese e popullit e do reformen dhe nje pjese tjeter nuk e do dhe ajo qe nuk e do eshte pjesa qe mbeshtet te korruptuarit. Valle ata politikane qe kane bere krime dhe vjedhje, ata do ta miratojne reformen? Me duket pak absurde optimizmi juaj, ose reforma ka vetem emrin ndersa brenda do denohen si gjithenje fukarenjte. Keshtu u mbars mali dhe polli nje mi. Ky do jete rezultati. Takohemi ne pranvere, vetem mos na e ben si Arvizu qe nje here na e ben burre shteti dhe herne tjeter e shan.
Ne vazhdim te komentuesit perralla
Po nuk ndryshimi kodi zgjedhor kjo eshte
Nje brime ne uje.
Po un kam frike se me te rrezikshem
Jane ketà te rinjte fresh frd lri
I kam pare neper emissione
I ckermisin dhembet njeri tjetrit
Si ujku cakallin
Z Lu kete e di me mire se ne
ATO grate qe rrine neper qendrat e votimit
Jane drejtoreshat e institucioneve mbas zgjedhjeve pa reforme zgjedhore veshtire te ecet ne kete vend
Gjithdesi falenderoj shume zotin Lu
Qe po ben edhe punen e shoqerise civile
Qe e ka shit shpirtin per 5 leke .
Z.Ambasador! Diplomatet e USA e njohin mire Shqiperine mikroskopike.Po qe se vertete desheroni t’a ndihmoni kete popull, shtrijeni doren pa dorashka,ashtu sikurse shqiptaret e vertete me Ameriken e madhe.Politikanet tane jane sikurse zogistet, fashista ne pushtet qe kane veshur lekure qingji.Aty ka shume vampire,kriminele e hajna qe ketij populli i kane pire gjakun dhe te demokracise i kane vene minat… Juve keto i dini shume mire.Nuk desherojme te perseritet historia e gazetarit te degjuar Elez Biberi i Zerit te Amerikes,i cili stimuloi mjaft opinionin per ngjitjen e Sali Berisha krimineli ne pushtetin e pseudo parise demokratike si dhe te tropojaneve te tjere spiuna te sigurimit.Rrofte demokracia Amerikane!!!
Po ja nisim nga e fundit,z. ambasador. Shoqeri civile ne Shqiperi?!…Pas 25 vjetesh, cdo OJQ dallohet qartazi qe eshte katandisur ne biznes familjar qe kryetareve dhe kryetarkave,qe sherbejne si kurtizane te krereve te politikes. Shqiperia eshte katandisur ne nje gjiriz,por ju po na thoni mos u merzisini,se keni parfumet e markes “OJQ” me te cilat e mbysni eren e qelbur! Po sindikatat,z.ambasador?! Kush i mbron te drejtat e punetoreve ketu ?!…Reforma ne drejtesi?! Ne gjithe kete fushate mediatike,askund nuk flitet cili do jete statusi i njerezve qe do sherbejne ne sistemin e drejtesise! Perse neser gjyqtaret apo prokuroret nuk do sulmohen,denigrohen,peshtyhen nga mafiozet e politikes dhe medias?! Ju mendoni se neser Sandri i Klanit nuk do guxoje,sa here t’i rrezikohen aferat korrupive,nuk do u sulet prokuroreve me gjuhen e Al Kapones-horra dhe bandite?!….Ne Shqiperi perdoret nje shprehje: “Hyp ne lis se te vrava,zbrit nga lisi se te vrava”..Keshtu do vazhdoje ky avaz,edhe neser,z.ambasador.Sapo prokuroria t’i beje gati prangat ndonje hajduti ne zyrat e shtetit,ka mundesi,qe ju njesoj si parardhesi i juaj me Full(h)anin,nje dite para ta shpalle kete hajdut mik te tij!….