Një nga enigmat më të mëdha të diktaturës komuniste në Shqipëri, por edhe të historisë së CIA-s, është pa dyshim përpjekja që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës në gjysmën e parë të viteve 1950. Për dekada me radhë kjo është trumbetuar si një triumf i madh i regjimit të Tiranës ndaj imperializmit amerikan.
Për këtë përplasje është shkruar shumë mbi të famshmen ‘Radiolojë” të Sigurimit të Shtetit, janë xhiruar filma, janë botuar libra. U duk se kapakun e vuri një libër i Nicholas Bethel, i cili në vitin 1984 pohoi se operacionin për përmbysjen e regjimit të Hoxhës nga amerikanët e tradhtoi agjenti i shumëfishtë Kim Filbi.
Mirëpo një libër i botuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, i studiuesit Albert Lulushi, nën titullin mjaft domethënës “Operation Valuable Fiend” (që në shqip mund të përkthehet “Operacioni ‘Kundërshtari i dobishëm’”) përmbys gjithçka. Tashmë janë hapur arkivat amerikane dhe zbulohet përfundimisht enigma. Po, Shtetet e Bashkuara kanë dashur ta përmbysin me anë të CIA-s regjimin komunist të Tiranës.
Çfarë ishte operacioni shqiptar i CIA-s me emrin e koduar BGFIEND? Ishte ky operacioni i parë para-ushtarak që ndërmerrnin amerikanët për përmbysjen e një regjimi në një vend sovran. Kjo histori vazhdoi jo pak, por për më shumë se pesë vjet. Por dështuan. E vërteta mbi “radiolojën” dhe arsyet e dështimit të këtij operacioni, sipas dokumenteve të CIA-s janë shumë komplekse, por që nuk kanë të bëjnë aspak me ato që janë treguar deri më tani.
Në këtë rrëfim ekskluziv për gazetën ‘DITA’ studiuesi Albert Lulushi rrëzon mitin e Kim Filbit, superspiunit sovjetik i cili kishte mundur të penetronte në rrjetin e spiunazhit anglez. Është thënë se Filbi dekonspiroi operacionin, ndërsa Lulushi, mbështetur në dokumentet sekrete të CIA-s pohon një sërë arsyesh krejt të tjera për dështimin e operacionit të CIA-s. Cilat janë katër arsyet e dështimit të madh të CIA-s kundër regjimit të Hoxhës dhe mësimet që nxori qeveria amerikane nga ky dështim. Pse SHBA e zbehu interesin për Shqipërinë dhe refuzoi mbështetjen për Ahmet Zogun? Qëndrimi konsekuent i Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e integritetit të Shqipërisë edhe në kulmin e armiqësisë midis dy vendeve, si dhe planet angleze për copëtimin e Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Të gjitha këto në intervistën me Albert Lulushin në vijim.
– Zoti Albert, libri që ju kini shkruar mbi operacionet e CIA-s kundër regjimit komunist të Tiranës në vitet 1949-54 dhe që pritet të botohet së shpejti në anglisht dhe në shqip, ka ngjallur interes qysh tani sidomos midis shqiptarëve. Si ju lindi ideja e shkrimit të këtij libri?
– Gjatë viteve të regjimit komunist në Shqipëri, unë natyrisht isha në dijeni të versionit të historisë të shkruar nga propaganda e PPSH-së, lidhur me Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë,” luftën kundër të ashtu-quajturve diversantë të asaj kohe, si dhe me të famshmen radio-lojë që Sigurimi orkestroi kundër zbulimeve të huaja. Pasi u largova nga Shqipëria dhe u vendosa në SHBA, ishte e qartë për mua që çdo gjë që na ishte thënë në histori, letërsi, art, kulturë, etj. duhej të shikohej me sy kritik dhe në shumë raste të ri-mësohej. Por duke lexuar versionin perëndimor të ngjarjeve të asaj kohe të paraqitur në libra për historinë e CIA-s ose to SIS-it Britanik, përherë mbetesha me më shumë pyetje se sa përgjigje. Shumica e këtyre botimeve vënë përgjegjësinë për dështimin e operacioneve angleze e amerikane në Shqipëri tek Kim Philby, agjenti më i famshëm i zbulimit sovjetik që ishte infiltruar në shërbimin Britanik. Por versioni aktual i ngjarjeve ishte më i komplikuar. Kjo u bë shumë e qartë kur CIA hapi për publikun para disa vitesh një sasi të madhe të dokumenteve sekrete të operacionit shqiptar. Unë pashë mundësinë për të paraqitur në mënyrë objektive dhe të bazuar në fakte historinë e këtyre ngjarjeve me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë CIA-n dhe SHBA.
– Për këto operacione është folur shpesh gjatë viteve të fundit, sidomos pas përmbysjes së regjimit komunist. Burimet kanë qenë kryesisht angleze dhe më së shumti janë fragmente kujtimesh të protagonistëve. Ku qëndron ndryshimi mes atyre që janë thënë deri më tani dhe atyre që shkruhen në librin tuaj?
– Libri im paraqet fakte nga qindra dokumente dhe burime amerikane, britanike, sovjetike, shqiptare, por edhe jugosllave, italiane e greke. Paraqitja e këtyre pikëpamjeve të ndryshme, shpesh-herë kontradiktore, i jep mundësi lexuesit të arrijë konkluzionet e veta për ngjarjet dhe personazhet që morën pjesë në to. Nga ana tjetër, larmishmëria e këtyre burimeve krijon një peizazh të plotë dhe jo-fragmentar të ngjarjeve. Një shembull këtu është përshkrimi i misionit të oficerëve zogistë në Shqipëri. Duke përdorur burime shqiptare e amerikane, disa herë edhe krah për krah, ky mision përshkruhet që nga zanafilla e tij, gjatë vizitës së Mbretit Zog në SHBA në 1951, dhe deri në përfundimin tragjik me ekzekutimin e pjesëmarrësve të tij.
– Tani, një pyetje më e drejtpërdrejt: A kanë dashur vërtet Shtetet e Bashkuara ta rrëzojnë Enver Hoxhën dhe regjimin e tij, apo këto janë thjeshtë hipoteza, meqë zonat e influencës mes Lindjes dhe Perëndimit ishin ndarë në Konferencën e Jaltës?
– Në 22 qershor 1949, CIA aprovoi dhe vuri në zbatim operacionin shqiptar me emrin e koduar BGFIEND, objektivi final i të cilit ishte përmbysja e qeverisë Hoxha. Ky ishte operacioni i parë para-ushtarak në historinë e CIA-s, aktivitetet e së cilës deri në atë kohë ishin kufizuar vetëm në mbledhjen dhe analizën e informative për qeverinë amerikane. Për gati një vit mbeti operacioni më i rëndësishëm para-ushtarak që agjencia përndoqi. Nga mesi i 1950-s, për një sërë arsyesh që shpjegohen në librin tim, CIA e braktisi objektivin final të operacionit – pra përmbysjen e regjimit komunist, sido që vazhdoi luftën në frontin psikologjik, ekonomik, të propagandës, dhe të zbulimit. Përmbysja e qeverisë komuniste erdhi sërish në plan të parë në fillimin e 1953-shit, kur CIA hartoi planin për një grusht shteti në Shqipëri, që do të fillonte në 1 korrik 1954, detajet e të cilit përshkruhen në librin tim. Ky plan nuk u aprovua sepse në atë kohë CIA po ndërmerrte operacione të ngjashme në Iran e Guatemala, të cilat në atë kohë rezultuan shumë më të suksesshme se operacionet kundër Shqipërisë. Ndryshimet gjeo-politike që solli ardhja e Hrushovit në fuqi, të kombinuara me humbjet e agjentëve të kapur ose ekzekutuar nga Sigurimi, sollën braktisjen e aktiviteteve kundër Shqipërisë në 1954, dhe eliminimin e plotë të operacionit të CIA-s në fund të vitit 1959.
– Gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë shtabit të partizanëve komunistë shqiptarë ka qenë një mision amerikan i cili e ka mbështetur luftën antifashiste të partizanëve. Si ndodhi që më pas qeveria e Shteteve të Bashkuara ndryshoi qëndrimin në raport me ish aleatët shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore?
– Në të vërtetë, ishte qeveria komuniste shqiptare, e inkurajuar dhe e nxitur nga jugosllavët, ajo që sabotoi marrëdhëniet me SHBA menjëherë pas luftës. Mbas largimit të misionit amerikan nga Shqipëria në nëntor 1946, unë nuk besoj se ka pasur ndonjë interes aktiv ndaj Shqipërisë në institucionet e qeverisë amerikane. Në fakt, përpjekjet e Zogut në 1947 e 1948 për të gjetur përkrahje nga Departamenti i Shtetit u pritën shumë ftohtë dhe nuk u inkurajuan. Atmosfera ndryshoi në 1949. Përjashtimi i Jugosllavisë nga Kominformi e la Shqipërinë fizikisht të shkëputur nga blloku sovjetik. Ekzistonte një mundësi reale që qeveria Hoxha mund të përmbysej nga një veprim i menjëhershëm dhe i vendosur. Institucionet politike e ushtarake amerikane në atë kohë kishin formuluar hipotezën se një qeveri komuniste mund të përmbysej me operacione para-ushtarake, pa kaluar në luftë të hapur. Operacioni shqiptar ishte përpjekja e parë për të provuar këtë hipotezë.
– Pse dështoi, sipas jush dhe dokumenteve që kini shfrytëzuar, ky operacion i amerikanëve në gjysmën e parë të viteve ’50?
– Ka shumë arsye, por për të veçuar disa do të thoja:
1. Rivaliteti mes shërbimeve sekrete amerikane, britanike, greke, italiane, e jugosllave, rezultoi në sabotimin efektiv të përpjekjeve të secilës palë kundër qeverisë Hoxha, e cila mbijetoi për shkak se status-quo-ja ishte e vetmja zgjidhje e pranueshme nga të gjitha palët.
2. Rivaliteti mes fraksioneve të ndryshme antikomuniste shqiptare në mërgim, të cilat, ashtu si dhe gjatë luftës, asnjëherë nuk arritën të bashkoheshin në një front të përbashkët anti-komunist.
3. Aftësia e Sigurimit për të depërtuar në radhët e kundërshtarëve, ndoshta edhe në Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë.”
4. Paaftësia, mungesa e vëmendjes, dhe mos respektimi i rregullave të sigurisë nga oficerët e CIA-s që drejtonin operacionet nga Athina.
– Një personazh me emrin Kim Filbi është thënë se dekonspiroi operacionin dhe bëri që ai të dështonte. Sa e vërtetë është kjo?
– Ky është një nga mitet e krijuara fillimisht nga Nicholas Bethel në librin e tij “Tradhtia e Madhe” botuar në Angli në vitin 1984. Duke u bazuar në dokumentet e gjendura në arkiva, unë jam munduar të tregoj se roli i Philby-it në dështimin e operacioneve është ekzagjeruar. Për sa kohë ishte në Uashington si përfaqësues i shërbimeve sekrete britanike në SHBA, Philby kishte dijeni për aspektet politiko-strategjike të operacionit, por jo për planet taktike që kishin të bënin me zonat apo datat e desantimeve të agjentëve amerikanë. Humbjet më të mëdha për operacionin erdhën pas largimit të tij nga Uashingtoni, pasi ra nën dyshim se ishte agjent sovjetik. Kjo për mendimin tim është provë se burimi i informatave për Sigurimin ishin agjentë ose simpatizantë të qeverisë Hoxha të infiltruar në radhët e të mërguarve politikë të asaj kohe.
– A është analizuar më pas ky operacion nga instancat përkatëse të SHBA dhe çfarë është konkluduar në raport me Shqipërinë?
– Konkluzioni më i rëndësishëm që CIA dhe Departamenti i Shtetit nxorën në atë kohë si pasojë e përvojës shqiptare ishte se ishte e pamundur të përmbysej një qeveri komuniste në orbitën e Moskës me metoda para-ushtarake. Të inkurajuar nga përpjekje të suksesshme në Iran e Guatemala, vëmendja e CIA-s kaloi nga Europa në Amerikën Latine, Azi e Afrikë. Interesi për Shqipërinë u zbeh në mënyrë të konsiderueshme, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Kjo prishje eliminoi rëndësinë strategjike të Shqipërisë si bazë sovjetike dhe efektivisht përmbushi një nga objektivat e operacionit BGFIEND. Interesi për Shqipërinë filloi të ngjallej sërish në fillim të viteve 1980, në përgatitje të transferimit të pushtetit që do të vinte me vdekjen e Hoxhës. Synimi ishte që të realizohej edhe objektivi tjetër i operacionit BGFIEND – ai i vendosjes në Shqipëri të një qeverie aleate me SHBA, objektiv i cili u realizua përfundimisht me hyrjen e Shqipërisë në NATO.
– A ekzistojnë dokumente për qëndrimin e mëpasëm të SHBA ndaj Shqipërisë?
– Analiza të situatës në Shqipëri, që njihen si Intelligence Estimates, janë formuluar rregullisht nga CIA gjatë viteve 60, 70 e 80 dhe gjenden në Arkivat Kombëtare në SHBA. Por detaje operacionale si ato të operacionit BGFIEND, nëse ekzistojnë, janë akoma të klasifikuara.
– Si e shpjegoni faktin që qysh nga themelimi i seksionit shqip të ‘Zërit të Amerikës’ në vitin 1943 e deri më sot, radioja amerikane nuk i ka ndërprerë për asnjë ditë transmetimet në gjuhën shqipe, sikurse ka bërë herë pas here BBC?
– Mund të shikohet si një shembull i përkushtimit të vazhdueshëm të politikës amerikane ndaj interesave të Shqipërisë që nga 1919. Kurse politika britanike ka qenë përherë më ambivalente kundrejt Shqipërisë. P.sh., në 1953, në bazë të korrespondencës mes Departamentit të Shtetit dhe Foreign Office që trajtohet në librin tim , qeveria britanike ka qenë e hapur për një zgjidhje në të cilën Greqia aneksonte Vorio Epirin dhe pjesa që mbetej nga Shqipëria hynte në Federatën Jugosllave si republikë e shtatë.
– Pra mund ta marrim këtë përkushtim të Shteteve të Bashkuara si një qëndrim për mos cenimin e interesave dhe të integritetit territorial të Shqipërisë në vijimësi, përfshi edhe atë të periudhës komuniste?
– Pa dyshim, sikurse e tregon edhe shembulli i mësipërm. Një shembull tjetër është kundërvënia amerikane ndaj pretendimeve territoriale greke kundër Shqipërisë menjëherë pas luftës. Duke cituar një mesazh të qeverisë amerikane dërguar Athinës në atë kohë, amerikanët i konsideronin këto pretendime “pa asnjë bazë etnike, me rëndësi të vogël strategjike, dhe me një vlerë akoma më të vogël historike.” Kur ushtria greke ndoqi komunistët grekë përtej Gramozit dhe arriti kufirin shqiptar, ajo ishte e vendosur të vazhdonte marshimin në Shqipëri duke e bërë kështu aneksimin e pjesës jugore të Shqipërisë një fait accomplit. Departamenti i Shtetit, CIA dhe Pentagoni ndërhynë në mënyrë energjike pranë udhëheqësve të qeverisë dhe ushtrisë greke dhe i bindën të mos hynin në një aventurë të tillë. Incidentet e asaj kohe njihen në historinë shqiptare si Provokacionet e Gushtit 1949.
– Për këtë radhë, i dashur Berti, mbase është e mjaftueshme ta përfundojmë intervistën këtu. Le të rezervojmë një intervistë tjetër kur të dalë libri. Apo jo?
– Patjetër që do të kemi rastin të bashkëbisedojmë sërish. Në të vërtetë kënaqësia është e imja që bashkëbisedoj më një nga gazetat më profesionale dhe më prestigjioze aktualisht në Shqipëri.
Intervistoi: Xhevdet Shehu
***********
Kush është Albert Lulushi
Gjatë vizitave më të rëndësishme të zyrtarëve amerikanë në Tiranë, që nga Xhorxh Bushi, Hillari Klinton, Madlen Ollbrajt, Kolin Pauell e të tjerë, zëri që ka përcjellë përkthimin në shqip të fjalimeve të tyre është i Albert Lulushit. Ai është një njeri me aftësi të rralla, të cilat iu dha mundësia t’i realizonte vetëm në Shtetet e Bashkuara ku jeton dhe punon prej më shumë se 20 vjetësh. Albert Lulishi ka lindur në Tiranë ku dhe ka jetuar deri në korrik 1990, kur së bashku me qindra shqiptarë të tjerë kërkoi strehim politik në ambasadën italiane dhe prej andej u largua për në Itali. Që nga 1991, Albert Lulushi jeton dhe punon në SHBA ku ushtron profesionin e tij në fushën e informatikës. Njëkohësisht, Albert Lulushi bashkëpunon me Departamentin e Shtetit ku shërben si përkthyes në takimet e funksionarëve më të lartë amerikanë me homologët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Ai është autor i disa librave, midis të cilëve edhe “Operation Valuable Fiend” (‘Operacioni Kundërshtari i dobishëm’) që pritet të botohet së shpejti edhe në Shqipëri mbi operacionet e CIA-s në Shqipëri gjatë viteve 1949-1954.
Si ka mundesi te gjithe kunder shqiptarve .Kjo do te ishte nje teme qe duhet diskutuar nga vete shqiptaret .
Ky Lulushi i ka hyre nje pune kot fare!
Qe ka deshtuar CIA,KGB,Inteligjent Servisi etj,etjne Shqiperi sa qe gjalle Enver Hoxha,kjo nuk ka nevoje te besh libra!
Kete deshtim e kane pranuar te gjithe dhe arsyeja e vetme eshte nje:
-FORCA E SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR i udhehequr nga Enver Hoxha!
Po keshtu u ndodhi edhe me Fidel Kastron,po keshtu po u ndodh me Korene e Veriut etj!
Asgje te re nuk ka thene ky Lulushi nga ato qe jane shkruar nga vete shteti SOCIALIST!
Pa le kur na mburret qe thote se sikur me kete liber qenka permbysur gjithcka e thene me pare!!!
Cfare ke permbysur o derezi?
Pse u behet temena ketyre njerezve pa taban?
Me cfare do ta rrezonte CIA Enver Hoxhen,kur SIGURIMI I SHTETIT kishte vene GUZHINJER te Ahmet Zogut nje zbulues te tij???
ENVER HOXHA ISHTE BURRI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR!
Dalengadale po i pranoni te gjitha te vertetat rreth tij se kurre nuk do jeni ne gjendje ta fajesoni ate per cfare ka bere per kombin shqiptar dhe se ju kurre nuk do te beni ndonje gje me te mire se ENVER HOXHA per shqiptaret!
antonio super koment, ate po perpiqesha te shkruaja edhe une por e ke thene shkurt , sakte, pa asnje dyshim cdo gje e vertete
Enver Hoxha mbas Luftes se dyte botnore ne 1944 ishte i pamposhtun se kishte shumicen e popullit me vete.Te paken deri ne vitin 1980 kur Mehmet Shehu boni qellimisht tufzimin e pulave dhe filloi dobsimi i sistemit socialist.
Ka 25 vjet qe MRIKA po e shkatrron Shqypnin,prej 1991 e deri me sot.Na japin kredite dhe hua qe te pasurohet Saliu me fmijt dhe Likja me Moniken.
O Lulush!
A mund te na tregosh se cfare ka permbysur ky libri yt nga te vertetat qe ka thene per 50 vjet shteti SOCIALIST?
Perderi sa e pranon deshtimin duhet te thuash edhe pse-ne!
SHBA deshtuan sepse SIGURIMI I SHTETIT ia kendonte letrat ne dore CIA-s!
Eshte nje histori ne mbyllur me TURP ndaj ky libri yt eshte vetem per femijet!
Ik o Lulush bej ndonje pune tjeter se ketu de DESHTUAR plotesisht si njeri i PA AFTE dhe PA LLOGJIKE per te kuptuar se cfare po shkruan!
Edhe breshka tentoi te matej me shqiponjen por ra ne shkembinjte e u be cope cope!
Zotni Lulushi,do beje mire te na shkruaje nje liber mbi sukseset e KAPITALIZMIT DEMOKRATIK keto 25 vjet!
Ke material te bollshem per te na treguar mbi shkaterrimin e minierave,pyjeve,monumenteve te kultures mijravjecare,te ARSIMIT,SHENDETESISE,BUJQESISE,te ushtrise dhe vecanerisht mbi SHITJEN E NAFTES SERBISE NGA BERISHA,mbi faljen e DETIT JON Greqise po nga Berisha,mbi vjedhjen e votave ,po nga Berisha etj!
Po ta mbajti na shkruaj edhe per GERDECIT dhe shitjen e fishekeve te skaduar me paret e SHBA-ve por qe heshten!!!
Mund te na thuash eshte per sukseset ne trafikun e DROGES,PROSTITUTAVE,FEMIJVE dhe organeve te tyre etj!
He si thua,a ta mban???
Sa per popullin mos e rruaj fare:AI ESHTE I LUMTUR QE HA BUKE ME UJE E SHEQER 3 HERE NE DITE!
Nje shqiptaro-amerikan me emrin Lulushgi ka bere zbulimin me te madh ne bote i denje per ne GINES:
-Paska zbuluar me ne fund ENIGMEN, qe ka munduar gjithe boten se ne se kane pas DESHTUAR CIA,UDB,Inteligjec Servisi etj ne operacionet e tyre disa vjecare me shpenzime te medha per te rrezuar Enver Hoxhen apo jo!
Kete duhet ta thoshte vetem nje shqiptar i arratisur kohe me pare,packa se shteti socialist ve ka thene e ster thene shume vjet me fakte,prova,gjyqe,diversante e cspiune te kapur,gjykuar,deponuar dhe pushkatuar per keto tentativa gjithmone te deshtuara!
Atehere per cfare duhej ky liber?
Vetem Lulushi e di dhe gazetari Xhevdet Shehu,qe ndonese i lexon keto mufkat e tij,pa asnje informacion te ri apo te kundert me ato qe i dine te gjithe,prap mbush faqet e gazetes se nderuar DITA!
Kete pune ky gazetar e ka bere disa here,por si duket nuk i kane rene ne sy shefave te tij!
Nje shqiptaro-amerikan me emrin Lulushi ka bere zbulimin me te madh ne bote i denje per ne GINES:
-Paska zbuluar me ne fund ENIGMEN, qe ka munduar gjithe boten se ne se kane pas DESHTUAR CIA,UDB,Inteligjec Servisi etj ne operacionet e tyre disa vjecare me shpenzime te medha per te rrezuar Enver Hoxhen apo jo!
Kete duhet ta thoshte vetem nje shqiptar i arratisur kohe me pare,packa se shteti socialist ve ka thene e ster thene shume vjet me fakte,prova,gjyqe,diversante e cspiune te kapur,gjykuar,deponuar dhe pushkatuar per keto tentativa gjithmone te deshtuara!
Atehere per cfare duhej ky liber?
Vetem Lulushi e di dhe gazetari Xhevdet Shehu,qe ndonese i lexon keto mufkat e tij,pa asnje informacion te ri apo te kundert me ato qe i dine te gjithe,prap mbush faqet e gazetes se nderuar DITA!
Kete pune ky gazetar e ka bere disa here,por si duket nuk i kane rene ne sy shefave te tij!
Cere thote ky mer jahu,qi Amerika paska deshtu me Shqipine?
Kur kshu,mer kamunist i flliq?
Pse shpif tina kur thu se kon cu diversantet me rrexu Enverin ene nuk e rrezun dot??
Cere thu mer jahu tina!
As osht more Amerika me ksi gjojnash se e kishte rrexu per 24 sahat!
Ato diversanta erdhen me kryt e vet ene po vete hongren kryt e tyne!
Ku osht deshtimi i Amerikes ktuna??
Leni mer kto budallalliqe se nuk i ha robi!
Thua qe është në shërbim të CIA-s ky Albert Lulushi?- Megjithatë ky shkrim ka nevojë për komente dhe rrahje mendimesh.
Lulushi thote perralla me mbret……. E Hoxha e kishte lidh GAMORIN me Amerikont dhe ishte pjese e lojrave te MEDHA. I plasi CIAs per eksperimentin me Shqiptare!!!!!!!!
“…..” !
Konciz deri ne infinit komenti yt !
Ca osht kjo radioloja e sigurimit,qi thuni ju?
Po ajo ishte loje me radio poste o budallenj!
Ti kerkojshe nji konge ene radio posta ta qiste!
Ku osht radioloja ktuna??
E si u kapkan diversantet me radio tu bo loje?
Ikni mer torollake se kto jon estradat e kamunisteve,se nuk osht kap njeri prej amerikonve me radio!
Mos ja fusni si kau peles!
ZERI I CIAs
me lah mut me shurr!!
Bankjeret e Amerikes nisen dhe shpiken erimentin BOLShEVIK……..
Jazik i qofte ktij Lulushit qi i qit nomin CIA-s se paska deshtu ne Shqypni?
Po kush e kishte n’refene Shqypnine macahere o koqe kanari?
Ikni mre kaqola e mos shani amerikont se do hani komet tuja pa krype!
Sigurim nuk ka sot e jo macahere qi robt s’kishin buke me honger!
Si duket me ne fund nje studim dinjetoz i mbeshtetut ne fakte dhe informacione konkrete.Lulushi duhet te pergezohet per punen e mire.
Kuptohet se me kete studim nuk perfshihet e tere historia e viteve ne flale.Te komentohet pa lexue librin eshte gabim por nje gje eshte esenciale, roli i sherbimit jugosllav UDBsedhe qendrimi politik e strategjik i tyre. Pa qasje ne arkivat e sherbimit jugosllav cdo studim per kete periode eshte i gjymt. Konkretisht, refuzimi i Titos ndaj grekeve per ndarjen e Shqiperise si dhe qendrimi i ti ndaj grekeve, amerikaneve dhe anglezeve se ne(jugosllavet) nuk pronojme ndarje te Shqiperise madje edhe mund te mbrojme integritetin teritorial te Shqiperise dhe se ne nuk lejojme perbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi, ne jugosllavet nuk pajtohemi me E.Hoxhen dhe kliken e ti por do te tolerojme. Ashtu si edhe autori, aresyet e deshtimit jane disa dhe tejet komplekse.Nuk dihet akoma sa ishte i involvuar sherbimi sovjetik ne tere kete kur dihet se edhe pas Kim Philbit sherbimi sovjetik kishte penetruar nivelet me te larta te CIAS etj…
Po shtoj se pa u hapur arkivat serbe dhe jugosllave, asgje e vertete nuk do te shkruhet per Historine e Shqiperise ne vitet 1912- 2012, nje shekull mjegull.
imagjinat e perkryer
po nuk deshen njerzit nuk behet asgje,jo me cia por edhe me bomb atomike ti kishte ra shqipnis s kishin me arrit me e kthy.
vetem kur njerzit shqiptare ndryshun mendje,dhe kte e bene vete shtresa e fitimtareve qe ishin ne pushtet dhe e komunisteve,pra vetem kur ata ndryshun mendim dhe e lan vet pushtetin atehere erdh ndryshimi.
dhe mendimin e ndryshun se e pan qe rregjimi I tyre ishte I deshtuar sepse nuk nxiste progress zhvillim por dembeli dhe prapambetje.
po s pati gar ndermjet njerzve si ne kapitalizmin demokratik nuk ka zhvillim.
ne diktaturen socjaliste gara nuk ishte reale. ishte nje gar imagjinare dhe proklamative ,gje qe I vuri njerzit ne gjumin dembelor “i di partija” dhe ne hanim buk e djath e pinim uj selite dhe flinim ne dhoma t ftofta si shpella ujku.
enveri?!
ai sa ish gjall me kemb e duar udhehoqi,kur u plak ,sundoji. dhe kur iku la nje hale te palar nga pas,shqipnin e tollon makaronit.
njerrzit s kishin buk me honger. rinija s kishte se si t kalonte Kohen. ferr I vertet. nji pal xhinse na dukeshin si nji pallat mbretnor.
nji biciklet ishte si me pas Ferrari ateher.
dhe pallohej femna per nji pako cumcakiz.
ama,pordh kishte shqiptari. pordh sa mali I tomorrit.
dhe kjo pordh e ka majt gjall se po t mos kishte as pordht do ishte zhduk nga faqja e dheut.
PAK e nga pak po na del mas ktyre majmunve qe qien ne byth per ameriken se amerika shpetoi SHQIPRIN nga ENVERI QE RUANTE SOVRANITETIN E KTI KOMBI,po ikni o zgjyra mos hidhni posht luften heroike te ushtris SHQIPTARE kunder ushtris greke ne provokacionet e gushtit me ndimen e ANGLIS DHE AMERIKES greku beri mesymjen ne territorin ton me 70 mij trupa, po ne ja qim robt i thyem 70 mij trupa dhe i hym ne territorin grek se ishte brezi heronjve ai qe luftonte ne at koh jo brezi kurvave qe i japin bythen amerikes se per vatanin as qe i rruhet fare,ENVERI i thyeu turinjt cias asfalis greke udbse dhe spiunazhit britanik 4 mij banda i azgjesoj ja u ngeci beshtymen ne gryk te terve sa u detyruan te pranojn deshtimin dhe ben masakra ne nikaragua dhe ne ameriken latine ,tju vij turp qe mohoni vetveten duke i ber qefin atyre qe vrisnin te paret tuaj dhe qe kerkonin coptimin e kombit ton, fakti provokacionet e gushtit te drejtuara nga britania dhe amerika per ndarjen e territorit dhe shperberjen e kombit ton,mos shikoni sot se sot politikanet tan duan ta shesin kte vend po nuk ja mban bytha kerkujt ta blej se ENVER HOXHA e lidhi panvarsin me te tera konventat nderkombetare dhe e garantoj sovranitetin e kti kombi lavdiatij burri shteti ENVER HOXHES shqiptarit me te madh ne ter koherat.
Antonio, s’thuhet me mire, me bukur, me qarte, me shkurt,, te lumte Antonio, dikur ishim shqiperi e shqiptare, tani s’e dime se c ‘fare jemi,jemi per turp e per faqe te zeze
Konferenca e Jaltes i ka nda zonat e influences te superfuqive te asaj kohe : SH B A , USSR dhe UK.
Mbas luftes se dyt boterore, asnji shtet nuk ka pas ndonji qellim ( pervec Jugosllavis ) te nderhyjn ne Shqiperi. Shqiperia asht vend i vogel e nuk i interreson askujt. Per sa kohe E. Hoxha nuk ka pas pretendime per tokat shqiptare qe shtriheshin jasht kufijve te R P S te Shqiperise, nuk i ka hanger kujt per Shqiperin. Mos coni pluhun kot ! Nuk ka pas kush nevoj me organizu ndonje msymje apo c’ka do tjeter te kesaj natyre kur, njeriu i par i shtetit ka qene ne sherbim te tyre.
Kur Shqiperia u nda me Rusin, Krushqovi tha : Un po iki, por mos te guxoj te futet kush. Kjo ishte arsyja qe mbas ndarjes me Rusin, asnji nga shtetet e Evropes nuk kerkoi asnji lidhje – qoft edhe ekonomike – me Shqiperin. Kyci i qetesis 50 vjecare, ka qene vetem heshtja e Shqiperis ndaj tokave jasht kufirit te saj. Mos i thurni lavdi kujt pa merit.
Per mendimin tim, keto libra jan p…. me rigon. Evropa nuk ka pas interres per ndryshim.
Po mor tinateri,ke te drejte qe dikur kemi qene “krenare” 500 vjet Pashalleqe Turke,1000 vjet Bizant,700 vjet Rome se kur ka qene ky “state” Repoblica Popolare e Albanistanit,as une nuk e kuptoj.
@ Akilis!
Budallalleku dhe injoranca kurre nuk jane argumente!
Mbaro abetaren dhe do kesh mundesi per me shume!
He, kolopuci i xhaxhit dhe ……mos ha MUT shume!
Se pari duhet thene ajo shprehja ” ka trdheti burra”,pastaj te behen analiza e te vihen etiketa.E gjithe ajo histori eshte tradheti. Fillimisht nga perversi anglez Kim Filbi.nje agjent ne rangjet e larta te inteligjent servisit.njekohesiht i rekrutuar ne rinine e vete nga KGB-JA sovjetike.Nje homoseksual me prirje marksiste.qe ishin ne mode ne vitet 30te.Pastaj vazhdojne tradhtite shqiptare brenda e jashte sojit.
S’del e qarte nga cilet Lulushe eshte z.Albert qe te dali me e qarte optika e intervistes.S’ka asnje merite sigurimi i Diktatorit Hoxha,pervec dajakut {torturave} te ushtruara mbi ata patriote trima te tradhetuar.Shpresoj libri te jete shoqeruar me dokumente e jo me opinione,komente e hamendje. Me nje fjale te vetme gjithe ajo histori quhet” DESTINO”.
Tamon e ke thon,o Pokerist tina!
Per cere sigurimi llafosin kto mre lal?
Sigurimsat ishin vetem per me pi raki ene me rraf robt me dajak e jo me i zbulu CIA-s agjentet!
Cere thuni mer jahu?
Cere jon kto shpifje qe ju rafte kanuklla ishalla?Kush e kapi thuni ju Hamit Matjonin?
Po tradhtia e vet,mer jahu!
E rrejti shoku i vet ene ai i shkreti besoi!
Pse kshu osht SIGURIMI?
Masanej kapen nji budalla si Alush Lleshanaku,e rrafen n’dajakt ene i thon puno per ne!
Nji pra ene kjo a nuk osht tradheti???
Do thush ti qe u kapen te gjith diversantet pa bo as cak e as bom!
Po tradhetia pra i boni e jo SIGURIMI!!!
Pse me rrena ene m’dajakt bohet puna?
Burri qi osht burre del para e jo me rrena!
Ja pra qi nuk isht SIGURIMI qi i kapi diversantet trima,por rrenat ene tradhtia e tyne!
Kshu pra mos thuni mo se ishte SIGURIMI I FORTE!
Cere ti bojsh ketune budallenjve tone qi nuk ja dulen me e vra Enverin sa ishte gjalle!
Nime thuj cere te dush nuk ka vlere mo!
Ja rrujtem sumen!
Edhe nga kjo interviste del qarte synimi i disa forcave te huaja per copetimin e Shqiperise.Shqiptaret po hidheshin ne territorin shqiptar duke u perdorur si mish per top nga CIA dhe zbulime te tjera.Duke kuptuar qellimin e tyre prof.doc.Abaz Ermenji edhe pse e urrente pa mase komunizmin ne Shqiperihodhi shprehjen lapidare:”Me mire nje Shqiperi me komuniste se sa pa Shqiperi fare” qe per mua ka treguar intelektulizmin dhe patriotizmin e tij.
Antonio te lumte! tito nuk e mbrojti shqiprine, por, ai I kishte analizuar te gjitha. nuk ishte I pamenqur ne kete rast. ai I pari do ta gllaboronte shqiperine sa hap e mbyll syt. e dinte qafiri, se me kete rast, do ta shkaterronte edhe vet jugosllavine. ku kishe fuqi tito, ta mbronte shqiperine, kur ishin dy blloqet e medha; ai I varshaves dhe I nato-s. e sa per librin e lulushit, nuk duhet te miren krejt gjerat se qka thone arkivat e shteteve tjera. cili shtet do ta pranonte se I deshtoi sigurimi I tyre ne shqiperi, ne nje shtet kaq te vogel. I lumte ENVER HOXHES, se I la fjetur te gjitha sigurimet. kush mundet sot ta mbrone shqiperine nga greku dhe serbi, cili eshte ai, NJERI! a mendoni se ushtaret e nato-s vrahen per shqiperi a! jo kurre,
Ah mer Shqiptar i zi qe te ra per rrisk Bolshevizmi, kolera qe morri ne qafe te gjithe BOTEN, Kolere qe u financua nga Elitat Bankare, qe faren e poshtersise e hodhen qe me Revolucjonin Frances per shkaterrimin e strukturave te vjetra qe te zevendesoheshin me struktura okulte Kabaliste per dominim financiar Boteror. Krijimi i Elitave Financjare duke mos pasur asgje te perbashket me revolucjonin e mirefillte Industrial kerkon vazhdimisht qe npermjet skemave Piramidale te nenshtroj shtetet dhe kombet e Botes ne DELE. Elitat vjedhin nepermjet Parase leter qe vete shtypin pa mbarim dhe qe me pas te sjellin kriza dhe luftra shkaterruese duke nxitur konflikte artificjale Rajonale, fetare dhe etnike. Sistemi Piramidal Kabalist financoj Bolshevizmin qe beri vetem GENOCIDE ne cdo vend te Botes ku tentoj te ngulte Kthetrat. Duke filluar nga Lenini, Stalini, Trocki qe u financuan direkt prej ketyre elitave shkaterruse e deri tek Enver HOXHA qe lejoj qe vendi yne i vogel te kthehej ne 1 laborator eksperimental shkaterrues per te gjithe kombin………
Ah mer Tomi qe i paske rregulluar mire punet pas 90-tes:
Vete tutor prostitutash,motren prostitute,nenen kujdestare prostitutash,babain roje bordelloje etj,etj!
Te lumte qe ia paske dale mbane!
Ja ky qenka sistemi qe ke dashur ti e jo SOCIALIZMI qe kerkonte pune!
Ne fakt edhe AMERIKA me prostituta eshte ndertuar,apo jo o Tomi???
Apo me pune 24 ore ne dite???
Paske ngrene shume MUT sot prandaj po shkruan si i dhjere!
Ti je vetem nje INJORANT qe as koken nuk la por e kruan nga morrat!
Ke pershkruar veten asgje me teper.
Paske pershkruar vetveten !
Pse nuk e thua ship:
-Me kete mik kaq te madh,90 % e shqiptareve akoma pas 25 vjet demokraci,nuk kane siguruar…BUKEN E GOJES!
Doemos se ketu do te perfundonim kur me bekimin e Rajersonit DHJERAMANI i demokracise krimineli Azem Hajdari mori UREN E ZJARRIT ne dore dhe ku shkelte kemba e tij,grabitej,shkaterrohej apo vidhej cdo pasuri kombetare!
Lexova sot ne gazeta se qeveria ka bere gati 800 miliard leke per t’ua shperndare si kompesim ish pronareve!!!!
Hapu dhe qe t’i haje nje MORTJE qeveritaret!
Po pse duhet t’u jepen ish pronareve leket qe u takojne te gjithe popullit?
Ne se atyre u duhej dhene prona,pse ua keni grabitur ju,o politikane hajdute???
ASNJE LEK nuk u duhet dhene as ish pronareve e ish te burgosurve!
Demshperblimi per ish pronaret te dale nga ATA QE U KANE GRABITUR PASURITE E TYRE,NGA MALOKERIA qe u ka GRABITUR TOKAT DHE PRONAT etj e jo ne populli i varfer!
Cilin pyeti Rama qe po u jep keto miliarda atyre?
JA KY ESHTE SHTET DIKTATORIAL FASHIST!
Keshtu bene edhe me 7 miliard leket e vjedhura nga Banka e Shqiperise,qe i kaluan ne humbje te buxhetit te shtetit,ne vend qe t’i nxirrnin nga pasurite e te gjithe drejtuesve te BANKES fajtore per kete vjedhje dhe vete HAJDUTEVE dhe MBESHTETESVE TE TYRE!
Por kur nxjerr te PA FAJSHEM GUVERNATORIN E BANKES,cfare mund te presim nga ky shtet i kriminalizuar me???
o tom paske ik per lesh bubi.
Shqiptaret dhe shume te tjere syresh, jane leter higjenike per Ameriken…Me bekimin amerikan dhe cia-s, u perzgjodh gjithe llumi dhe jashteqitja kombetare, per drejtimin e vendit…Me bekimin amerikan, Shqiperia u zhyt ne konferencen e zeze islamike…Me bekimin e daj samit, Shqiperia u shkeput nga Europa, dhe u caktu zone influence turko-arabe…Le te kujtojme privatizimet, tenderat dhe konçesionet strategike, te cilat me se shumti kaluan ne interes te ketyre vendeve…Gjithashtu, le te kujtojme dhe instalimin e gjithe llumit islamik boteror ,te kamufluar si shoqata “bamirese”, ..por ne fund rezultuan gjeme-medha, dhe beme-zeza per shqiptaret…Me “kontributin” amerikan, sot shqiptaret shihen si nje popull-milet i neo-otomanizuar, dhe rrezik islamik potencial per rajonin dhe me gjere…Dhe se fundmi, ..amerikanet kane 25 vjet ne dispozicion ,me nje popull neveritshem tifoz me te , me nje kaste politike felliqesisht byth-lepirese te saj,..dhe nuk ka mundur akoma te kontribuoje qe te pakten ne Shqiperi te organizohen zgjedhje te lira….te kete institucione te pavarura,…dhe e fundit , shqiptaret me gjithe kete “mik” te fuqishem, me ne fund te jetojne , punojne dhe gezojne ne vendin e tyre…!!!
Pse nuk e thua ship:
-Me kete mik kaq te madh,90 % e shqiptareve akoma pas 25 vjet demokraci,nuk kane siguruar…BUKEN E GOJES!
Doemos se ketu do te perfundonim kur me bekimin e Rajersonit DHJERAMANI i demokracise krimineli Azem Hajdari mori UREN E ZJARRIT ne dore dhe ku shkelte kemba e tij,grabitej,shkaterrohej apo vidhej cdo pasuri kombetare!
Lexova sot ne gazeta se qeveria ka bere gati 800 miliard leke per t’ua shperndare si kompesim ish pronareve!!!!
Hapu dhe qe t’i haje nje MORTJE qeveritaret!
Po pse duhet t’u jepen ish pronareve leket qe u takojne te gjithe popullit?
Ne se atyre u duhej dhene prona,pse ua keni grabitur ju,o politikane hajdute???
ASNJE LEK nuk u duhet dhene as ish pronareve e ish te burgosurve!
Demshperblimi per ish pronaret te dale nga ATA QE U KANE GRABITUR PASURITE E TYRE,NGA MALOKERIA qe u ka GRABITUR TOKAT DHE PRONAT etj e jo ne populli i varfer!
Cilin pyeti Rama qe po u jep keto miliarda atyre?
JA KY ESHTE SHTET DIKTATORIAL FASHIST!
Keshtu bene edhe me 7 miliard leket e vjedhura nga Banka e Shqiperise,qe i kaluan ne humbje te buxhetit te shtetit,ne vend qe t’i nxirrnin nga pasurite e te gjithe drejtuesve te BANKES fajtore per kete vjedhje dhe vete HAJDUTEVE dhe MBESHTETESVE TE TYRE!
Por kur nxjerr te PA FAJSHEM GUVERNATORIN E BANKES,cfare mund te presim nga ky shtet i kriminalizuar me???
Shqiptaret dhe shume te tjere syresh, jane leter higjenike per Ameriken…Me bekimin amerikan dhe cia-s, u perzgjodh gjithe llumi dhe jashteqitja kombetare, per drejtimin e vendit…Me bekimin amerikan, Shqiperia u zhyt ne konferencen e zeze islamike…Me bekimin e daj samit, Shqiperia u shkeput nga Europa, dhe u caktu zone influence turko-arabe…Le te kujtojme privatizimet, tenderat dhe konçesionet strategike, te cilat me se shumti kaluan ne interes te ketyre vendeve…Gjithashtu, le te kujtojme dhe instalimin e gjithe llumit islamik boteror ,te kamufluar si shoqata “bamirese”, ..por ne fund rezultuan gjeme-medha, dhe beme-zeza per shqiptaret…Me “kontributin” amerikan, sot shqiptaret shihen si nje popull-milet i neo-otomanizuar, dhe rrezik islamik potencial per rajonin dhe me gjere…Dhe se fundmi, ..amerikanet kane 25 vjet ne dispozicion ,me nje popull neveritshem tifoz me te , me nje kaste politike felliqesisht byth-lepirese te saj,..dhe nuk ka mundur akoma te kontribuoje qe te pakten ne Shqiperi te organizohen zgjedhje te lira….te kete institucione te pavarura,…dhe e fundit , shqiptaret me gjithe kete “mik” te fuqishem, me ne fund te jetojne , punojne dhe gezojne ne vendin e tyre…!!!…
Shqiptaret dhe shume te tjere syresh, jane leter higjenike per Ameriken…Me bekimin amerikan dhe cia-s, u perzgjodh gjithe llumi dhe jashteqitja kombetare, per drejtimin e vendit…Me bekimin amerikan, Shqiperia u zhyt ne konferencen e zeze islamike…Me bekimin e daj samit, Shqiperia u shkeput nga Europa, dhe u caktu zone influence turko-arabe…Le te kujtojme privatizimet, tenderat dhe konçesionet strategike, te cilat me se shumti kaluan ne interes te ketyre vendeve…Gjithashtu, le te kujtojme dhe instalimin e gjithe llumit islamik boteror ,te kamufluar si shoqata “bamirese”, ..por ne fund rezultuan gjeme-medha, dhe beme-zeza per shqiptaret…Me “kontributin” amerikan, sot shqiptaret shihen si nje popull-milet i neo-otomanizuar, dhe rrezik islamik potencial per rajonin dhe me gjere…Dhe se fundmi, ..amerikanet kane 25 vjet ne dispozicion ,me nje popull neveritshem tifoz me te , me nje kaste politike felliqesisht byth-lepirese te saj,..dhe nuk ka mundur akoma te kontribuoje qe te pakten ne Shqiperi te organizohen zgjedhje te lira….te kete institucione te pavarura,…dhe e fundit , shqiptaret me gjithe kete “mik” te fuqishem, me ne fund te jetojne , punojne dhe gezojne ne vendin e tyre…!!!……..
Shqiptaret dhe shume te tjere syresh, jane leter higjenike per Ameriken…Me bekimin amerikan dhe cia-s, u perzgjodh gjithe llumi dhe jashteqitja kombetare, per drejtimin e vendit…Me bekimin amerikan, Shqiperia u zhyt ne konferencen e zeze islamike…Me bekimin e daj samit, Shqiperia u shkeput nga Europa, dhe u caktu zone influence turko-arabe…Le te kujtojme privatizimet, tenderat dhe konçesionet strategike, te cilat me se shumti kaluan ne interes te ketyre vendeve…Gjithashtu, le te kujtojme dhe instalimin e gjithe llumit islamik boteror ,te kamufluar si shoqata “bamirese”, ..por ne fund rezultuan gjeme-medha, dhe beme-zeza per shqiptaret…Me “kontributin” amerikan, sot shqiptaret shihen si nje popull-milet i neo-otomanizuar, dhe rrezik islamik potencial per rajonin dhe me gjere…Dhe se fundmi, ..amerikanet kane 25 vjet ne dispozicion ,me nje popull neveritshem tifoz me te , me nje kaste politike felliqesisht byth-lepirese te saj,..dhe nuk ka mundur akoma te kontribuoje qe te pakten ne Shqiperi te organizohen zgjedhje te lira….te kete institucione te pavarura,…dhe e fundit , shqiptaret me gjithe kete “mik” te fuqishem, me ne fund te jetojne , punojne dhe gezojne ne vendin e tyre…!!!……………………
@@ Nuk jame me Diktaturen,por ajo qe do te theksoja eshte se SI shqipetare duhet te jemi KRENARE QE INTELIGJENCA Shqipetare
ua “Futi” SI CIA-s ASHTU EDHE shume Zbulimeve te tjera….pra kjo Tregon se Truri Shqipetare PUNON KUR JA DO pUNA…
tani sa flasin per Kim Filbin ect..jane pordhe me rigon…lol
ato operacjone agjenturoro operative I ka drejtu Mehmet shehu me kadri hazbiun.
kan qen nji dor e fort sigurimsash,burra trima te fort dhe me karakter.
kur diversanti te vje pabesisht,i armatos,dhe te vret pas shpine,ti natyrisht qe je I detyru te perdorsh inteligjencen,spiunimun pra,per ta mposht ate.
diversantet kan vra msues,aktivista te pushtetit,sekretarn e par te rrethit bardhok biba. me kod penal ne cdo end te globit ku ka shtet juridik kto akte quhen akt terrorist.
hamit matjani ka qen duke kalu nji lum bashk me famijaret e tij ku ishte edhe nji bebe e porsalindme. dhe ra ne ndeshje me forcat e ndekjes. . bebja filloj te qante.
per mos me u diktu nga ndjeksit hamit matjani I zuri frymen dhe e mbyti beben!!!!!!!
te till burra ishin ata qe vnin si diversant .dhe sot titullohen martir te demokracis. vrasesi dekorohet martir. terroristi nderohet!!!!!!