Mediu: Pas Vangjel Dules, Basha të afrojë edhe Bamir Topin

28 Janar 2016, 09:59Politika TEMA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për Shqiptarja.com, thotë se kryetari i PD, Lulzim Basha, duhet të zgjerojë koalicionin nëse do të fitojë zgjedhjet.

Duke komentuar afrimin e PBDNJ me PD-në, Mediu thotë: “Unë kam vlerësimet e mia me zotin Dule, pasi kemi qenë në bashkëqeverisje për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin, kemi qenë edhe në një koalicion elektoral. Mendoj se në situatën në të cilën jemi, është e rëndësishme që të bashkojmë të gjithë faktorët pozitivë të së djathtës dhe në këtë pikëpamje është e rëndësishme të theksohet se e djathta nuk është pronë e askujt dhe votat e djathta nuk janë provë e vetëm një partie. E rëndësishme është të bashkohen subjektet e djathta si vlera politike dhe njëkohësisht të ofrojnë mundësi për të konkurruar pjesë intelektualësh të shoqërisë shqiptare, që të bëhet bashkëudhëtare e të djathtës në rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës”.

I pyetur nëse këtu nënkupton edhe Bamir Topin, ai thotë: “Nuk jam unë ai që vendos se kush duhet ftuar dhe kush nuk duhet ftuar. Thashë që është e rëndësishme të bësh një analizë brenda shtëpisë dhe besoj si pjesëtar të kësaj familje elektorale politike si në qeverisje dhe në opozitë, janë ato parti që kanë qenë pjesë e koalicionit dhe padyshim për të parë një marrëdhënie me të gjerë. Besoj se brenda kësaj marrëdhënie duhet të respektojmë ato kushte dhe ato marrëdhënie që ka vendosur gjithsecili subjekt politik”.

1 komente në “Mediu: Pas Vangjel Dules, Basha të afrojë edhe Bamir Topin”

  1. e verteta says:

    Une kujtova se u shperbe Banda PD.
    Tani PD do nihet dhe mbahet nend si:

    Banda e Islamikeve Hajdare
    Banda e minoreitit Grek
    Banda e Cameve te Beses
    dhe Banda e Horrave te Bulevardit.
    Bravo, vetem os ju ze kanceri LSI tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje