PD hesht pas letrës që shfajëson Metën, BIRN: I qendrojmë shkrimit

28 Janar 2016, 11:02Politika TEMA

Opozita nuk ka bërë asnjë reagim pas letrës së studos ligjore Clifford Chance, e cila mbrojti interesat e shtetit shqiptar në arbitrazhin kundër kompanisë DIA.

Kjo e fundit bënte me anë të një letre të dërguar ministrit Damian Gjiknuri, shfajësonte Ilir Metën, duke thënë se ai nuk kishte lidhje me çështjen e aferës DIA-CEZ.

Por, edhe pse bëri një betejë të egër për muaj me radhë, askush nga Partia Demokratike nuk ka reaguar pas kësaj letre.

Ndërkohë, e kontaktuar nga Zëri i Amerikës, agjencia BIRN, e cila ka shkruar dhe dy artikuj të tjetër për cështjen CEZ-DIA thotë se “BIRN Albania i qëndron shkrimeve të saj të mëparshme mbi çështjen CEZ-DIA. Shkrimet e BIRN janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç.

Shkrimet e saj kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje