Partia e Bashkimit për Drejtësi ka akuzuar deputetin socialist Koço Kokëdhima, se është duke ndërtuar 5 objekte pa leje në Himarë.
Akuzat vijnë vetëm një ditë pas takimit të Vangjel Dules me Lulzim Bashën, që duket se zyrtarizoi edhe kalimin e PBDNJ-së edhe zyrtarisht në opozitë.
“Në mënyre të përsëritur, me veprime selektive nga ana e qeverisë, shkatërrohen objekte të ligjshme në Himarë, ku dora e ekzekutimit IKMT vepron në mënyrë të kundraligjshme, të cilat kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë e komunitetit helen në Himarë.
Me datë 25/01/2016 falangat e IKMT-së shkatërruan me veprime të jashtëligjshme tre objekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ekonomik mbi 30 vjet, me justifikimin se do të behët një investim për riformimin e qendrës së qytetit të Himarës.
Theksojmë se qendra e qytetit të Himarës në vitin 2002 me kryetar Viktor Maton dhe investitor firmën “2K”, për riformimin e saj ishte realizuar një investim prej rreth 1.9 milion dollarë, ndërsa në vitin 2015 do të shpenzohen për të njëjtin investim përsëri 2.5 milion dollarë të tjera.
Mbështetur në ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit publik dhe 8652 për organizimin dhe funksionin e qeverisjes vendore, në datën 03/11/2015 me Nr. 2600 Prot. subjekti ynë politik i kërkon informacion Bashkisë Himarë. Bashkia Himarë me shkresë dt. 03/12/2015 Nr. 2600 Prot. përgjigjet duke vënë në dispozicion vetëm plan-idenë e investimit ne fjalë dhe jo studimin e plotë sikurse parashikon ligji i sipërpërmendur. Megjithëse kërkesa jonë në datën 21/01/2016 me Nr. Postar: RR182521048AA është ripërsëritur, Bashkia Himarë s‘ka kthyer asnjë përgjigje.
Mosvënia në dispozicion e dokumentacionit të plotë për informimin tregon qartë se prapa shprehjes “Investime për turizmin” fshihen mendime dashakeqe të qeverisë që kanë si qëllim vetëm dëmtimin e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të objekteve që janë në pronësi të individëve që i përkasin komunitetit helen, sikurse ndodhi edhe në Dhërmi në vitin 2014 ku u prishën 7 objekte, megjithëse me leje ndërtimi.
Të gjitha këto ndodhin në një kohë kur deputeti i zonës Koço Kokëdhima, njeriu i besuar dhe fuqiplotë i Kryeministrit Rama ndërton pa leje mbi 5 objekte me impakt mjedisor negativ për turizmin “për të cilin PS interesohet kaq shumë”, ku njeri prej objekteve është ndërtuar në trojet e kishës dhe askush nuk interesohet apo shqetësohet. Theksojmë se nuk është e rastësishme që investimi përfundon në objektin e Koço Kokëdhimës. Që të bindet dikush që prishjet janë selektive, mjafton të vërejmë investimin tjetër, shëtitoren e Qeparoit, e cila devijohet për të mbrojtur objektin e paligjshëm të z. Kokëdhima, ndërtuar në breg të detit.
Për opinionin himarjot por dhe mbarë qytetar, prishjet e kryera janë të paligjshme, e para sepse objektet janë me leje ndërtimi, e dyta sepse prishjet sikurse dhe 7 objekte në Dhërmi me 2014, Kisha e Shën Thanasit në 2015 dhe tani 3 objekte në Himarë,” thuhet në deklaratë.
ore kush ju jep te drejten koco kokedhimes apo ed rames te bejne qendren e himares kush jane keta qe riformojne qendren,vetem enveri bente nga keto gjera,kush tha qe eshte me mire si do e bej kocua ,qendra duhet te rrije ashtu sic eshte ska pune partia te japi direktiva ca jane keta neokomunista qe nuk pyesin asnjeri .keta trima duhet ta kuptojne se nuk ka nevoje njeri per dijet e tyre ,per dizenjot dhe pikturat e qendrave te qyteteve shqiptare qytetet i ngre koha njerzit komuniteti natyrshem ne bashkepunim me pushtetin lokal partia te heqr dore,larg duart nga qendrat
Nick, te jap te drejte…..po mos harro mentalitetin prej bajraktari te shqiptarit….qe po te kishte pak mend nuk e shkaterronte ate qe ndertoi ne 50 vite pavaresie dhe shteti, pavaresisht ssistemit komunist qe ishte edhe ne vende te tjera te lindjes por e shkuara nuk iu nenshtrua terapise shokut se keshtu i tha mendja apo mencuria shpellarve nga veriu ne jug.
Vetem Basha mund tja prishi pronat Koqos…por kjo ska per te ndodhur kurre.Krimet e komunizmit skane te krahasuar me demin ekologjik,kulturor dhe shpirteror qe mbollen neokomunistat bijte e Enverit nen petkun demokrat.
Na rrofsh topet o dhule nuk kuptoj cfare komuniteti hellen paska ne Himare flet o i zi,ne Himare nuk di te kete hellene.
Na rrofsh topet o dhule nuk kuptoj per cfare “komuniteti hellen” ne Himare flet o i zi,ne Himare nuk di te kete hellene.
RAMA + KOKEDHIMA TE DY SJELLIN QEVERISJEN ME TE MIRE TE PRETENDUAR NDONJIHER PER VENDIN
CDO GJE NE HIMARE ESHTE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT QE SJELL RRITJE EKONOMIKE DHE MIREQENIE TE INDIVIDEVE
SJELLIN LUMURI DHE ENDRRA
Sa i pangopur qenka ! Po ç’i do dereziu ! Duket qe eshte i marrê fund !
Mose merrni për të vërtetë. Janë në rangun e çpifjeve të poshtra që bëhen nga pseudopolitikanë si Dule apo Basha. KJo është rruga që ka zgjedhur Sali Berisha që kur lindi si politikan: çpifja, thashethemet, vrasjet , vjedhjet. Kujt i pëlqen si gënjeshtër, le të kënaqet pak duke sharë e ofenduar.
Piffff se mos vec pese
mos bini pre e ketij gomari , vangjel leshit qendra do behet dhe qyteti do ndryshoje, keta mendojne se ajo eshte stil grek dhe nuk duhet te preket, ne shqiperi do behen ndryshime ashtu dhe ne himar .
Pirdh o Vangelo Pirdh. Do pyesin partine tende??!
O Koçkë , ngelet duket investuar ne Himare e Qeparo , po hidhni ndonje lek ne Vlore ja qj .
“Komuniteti helen ne Himare” a ja shkerdhefsha cfare i mban pragu kesaj Europe kurve qe e bastardoj kete histori te ketij Kontinenti si mos me keq
Jepi para Ed Rama , gamise poli gjifto Avdulin , yyyyyp Edi hidhe ne det pisin e pisit me sorrat e Koletit te Megali idhese dhe bastardeve te Viçidolit .
Koco Kokedhima po nderton ne funksion te vendit dhe popullit, ide projekte dhe endrra te cilat na i shkaterroi qeverisja Berisha