Andi Bejtja sulmon kritiket e Blushit: Paçi faqen e zezë që i viheni kundra, ai po lufton për demokraci

28 Janar 2016, 17:30Politika TEMA

Andi Bejtja ka bërë një shkrim, ku mbron Ben Blushin dhe sulmon ata që thonë se nuk ka nevojë për zgjedhjen e kryetarit të PS-së, pasi me fitimin e zgjedhjeve, Rama e ka fituar automatikisht të drejtën për të qenë ende kryetar.

Bejtja e ka inatin sidomos me mediat, që thotë se po sulmojnë Blushin.

Sipas tij, Blushi është duke i bërë një shërbim të vyer demokracisë, duke vendosur të kandidojë përballë Ramës.

Ben Blushi në këto momente mund të jetë një kalorës politik humbës, por nga ana tjetër është një shërbëtor fisnik i demokracisë shqiptare, dhe kalorës të tillë në Shqipëri janë me pikatore.

Këtë rast Ben Blushi, më shumë se vetes, po i bën një shërbim të vyer demokracisë shqiptare, ndaj paçin faqen e zezë ata që i dalin kundër në këtë rrugëtim fisnik dhe më shumë se kushdo paçin faqen e zezë sidomos ata që i vënë shkopinj në rrota nga pushteti i katërt, se në të vërtetë këta shkopinj nuk janë thjesht për Blushin, por për demokracinë shqiptare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan Bejtja për portalin Syri.net.

5 komente në “Andi Bejtja sulmon kritiket e Blushit: Paçi faqen e zezë që i viheni kundra, ai po lufton për demokraci”

  1. integrimi says:

    Shko bene shur..n bashke me Ben karieristin

  2. Albani says:

    Disave nuk u intereson se ka a ska te drejte ne ato qe thote z Blushi paçka se sulltanet shkelin statutet e partive,vetem Krietaret te na mos sulmohen .Servilet dhe interesaxhijte I Kane pushtuar partite.Dhe ata qe duan te flasin kKane frike ,se Krietari eshte I plotfuQISHEM me ligjin e ri,ve ke te doje dhe heq ke te doje,,,,pika demokracise majmunerise shqipetare

  3. naku says:

    O bo bo sa per te ardhur keq z. Blushi! Kerkon te mbroje nje injorant si Bejtja!? Turp!

  4. genci says:

    Ky eshte nje pall burre qe se ka shokun!

  5. duno says:

    KY “integrimi ” duket qe eshte integruar mire ne mbreterine Orwelljane te derrave dhe si te gjithe derrat qe shpesh hane jashtqitjet e tyre edhe ky ben te njejten gje , ndaj dhe i ben thirje edhe Bejtes e Blushit ti bejne shurren se nuk i mjafton e tija. Mos ja kurseni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje