Deputetja e PDsë, Albana Vokshi, duke i kujtuar Ramës se ai e ka për zakon të përndjekë gratë, deklaroi se pret me padurim të përballen në gjyq për transparencën e koncesioneve.
“E dija që ti i përndjek gratë, por nuk e dija që do vinte një ditë që do iknim përdore në sallën e gjyqit, mezi e pres të shkojmë e të përballemi publikisht për të bërë transparence për koncesionet” tha Vokshi, sapo mori fjalën në seancën e sotme plenare, fill pas fjalës së gjatë të Kryeministrit Rama.
Sipas Vokshit transparenca do të bëhet edhe për koncesionet që Rama nuk guxoi t’i përmendte.
Madje Vokshi i kujtoi edhe heshtjen me të cilën Rama kaloi cështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Për atë nuk u përgjigjët, pse e ndalon byronë, herë tjetër kur merr fjalën fol edhe për këtë” tha ajo, raporton Panorama.
Pak ditë më parë, zyra e Ramës njoftoi se kryeministria ka gati padinë për shpifje ndaj deputetes së PD, Vokshi, pas denoncimeve të saj lidhur me tenderat dhe koncesionet në shendetësi.
Edhe une A.Vokshi mezi e pres kete transparence,te ushtruar ne rruge institucionale.Mos I ler kusur denoncimeve te tua.
Nese ty (dhe ato grate ,qe ti di) te perndiqka Edi.,,,,,mua si qytetare me ka perndjekur dhe m’a ka shpifur “politika” dy-dekadeshe e thashethemeve,te ndersjellta,pa ndeshkim.
Keto qe thote znj. Vokshi quhen sofizma. Aty nuk ka lidhje nese je burre apo grua. Znj. Vokshi eshte perfaqesuese e nje partie dhe ka bere nje akuze. Si ne cdo vend te botes akuzes duhet ti dalesh per zot, ne te kundert denohesh per shpifje.