Pas largimit të Vangjel Dules, forcohet PDIU/ Shpëtim Idrizi: Tani duam një ministri

28 Janar 2016, 20:34Politika TEMA

Afrimi i Vangjel Dules me opozitën nuk ishte një rrufe në qiell të hapur për Edi Raman, por fillimi i fundit të pritshëm mes dy ish-aleatëve të dikurshëm.

Humbjen e një aleati modest në numër, por jo në cilësi si Dule, vetë Rama e ka zëvendësuar duke i dhënë një dimension të ri marrëdhënieve me partinë e Shpëtim Idrizit.

Kulmimi i bashkëpunimit u shënua në lokalet e 2015, kur PDIU iu bashkua koalicionit të majtë. Hapi i parë ishte emërimi Shpëtim Idrizit si nënkryetar Kuvendi, dhënia e postit të zëvendësministrit të Jashtëm Halil Hysenit, pasuar nga disa emërime në drejtori të rëndësishme, më i fundit, i Isuf Shehut në AKU.

Forcimin e PDIU me bekimin e Ramës, vetë Shpëtim Idrizi e shikon si “pjesë e natyrshme e një marrëveshje të dizenjuar me PS-në duke treguar se kjo forcë politike ka kapacitete që mund të kryejnë shumë mirë detyrën në shtetin shqiptarë në të gjitha nivelet”. Por, ambicia e Idrizit nuk mbaron këtu. Partia e tij kërkon një post ministri në qeveri.

Pozicioni i PDIU-s me një ministër apo jo nuk ka të bëjë me mazhorancën. Ne e kemi kërkuar në kuptimin që sa herë mendojmë që qeveria ka nevojë të vitalizohet të ndryshohet etj, etj. Kjo është preogatia e Kryeministrit Edi Rama, jo për shkak të kërkesës tonë, por të peshës specifike që ka partia jonë si forcë e katërt politike e sapo konfirmuar, me 5 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë dhe kjo e bën të natyrshme kërkesën tonë”, shprehet Idrizi.

Por jo gjithçka shkon mirë mes koalicionit të majtë dhe PDIU.

Ne jemi shumë kritik ndaj mazhorancës në mënyrën se si po zbaton marrëveshjen për pushtetin vendor, ku ne ishim bashkë në një koalicion fitues dhe ku PDIU-ja u konfirmua me 3 bashki.  Prandaj kjo është një marrëveshje që vazhdon dora-dorazi duke marrë kohën e nevojshme”, thotë Idrizi.

Idrizi tentoi ta trajtojë me mospërfillje afrimin e Vangjel Dules me opozitën.

“Për shkak të ngarkesës që kam nuk mund të kem dot një opinion për çdo njërin nga 140 deputetët e kuvendit të Shqipërisë”./ TCH

11 komente në “Pas largimit të Vangjel Dules, forcohet PDIU/ Shpëtim Idrizi: Tani duam një ministri”

  1. elton says:

    I mori prape hajdutet ne qeveri ky… Si ka mundesi qe jemi kaq te mallkuar si vend????

    1. bnm says:

      Edi Rama po i jep PDIU-se vetem institucione ku behet PASRE e madhe!
      Shikoni se ku eshte katandisur Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe nuk do kerkoni gje tjeter!
      Tani mori edhe AKU-ne,pastaj,doganat,karburantet dhe PS-se i mbesin CELSAT E KASHTES!
      Si socialist tani bindem se Edi Rama e ka shitur PS-ne!
      Blushi ka te DREJTE plotesisht!
      PS-ja nuk ekziston si PARTI POLITIKE!

    2. Patrioti says:

      Pa besi Camesh, te etur per pushtet dhe para … si ne kohen o Sulltaneve ashtu dhe te Poltikaneve.

  2. adi says:

    gjeegjeze

    shpetimi ne 2009 mer votat me ps i bashkohet pastaj pd.
    shpetimi ne 2013 mer votat me pd i bashkohet pastaj ps

    dulja, 8 vjet ne pushtet pd, 8 vjet ne opozite me ramen.
    ku eshte morali ku eshte pabesia?????????

  3. george says:

    Jepini ministrine e xhamive

  4. tfgs1 says:

    Nje ministri,madje ate te grabitjes se tokave,shesheve te lira,fabrika ne privatizim,bunkere e tunele kerpurdhash etj…………camet rifillojne mesymjen e zakonit tradicional GRABITJE PASURISH me vulen e ministrit,dikur ne Greqi me qitapin e sulltanit nuk lane toke e kotece pulash pa pervetsuar!

  5. asd says:

    Te gjithe duan pune, ky do ministri.

  6. Kuq e zi says:

    I takon ministria e jashtme

  7. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    PUPUUUUU…. ASHI I HAVASE NGA ME KATER KLASE FILLORE (POR ME DIPLOME FALLCO) DHE ISH SKAFIST BEHET MINISTER ,,,,,MJER KY POPULL ……….????????????!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Era says:

    Nje peshtirosje totale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje