Inagurohet nënstacioni elektrik i Babicës, Rama: Drita s’do dridhet më në poç, ik e eja

29 Janar 2016, 11:29Politika TEMA

U inagurua sot në Vlorë nënstacioni elektrik të Babicës, i cili do të furnizojë me energji të gjithë unazën e jugut të vendit.

Vepra energjitike e cila pritet të plotësohet edhe nga dy nënstacione të tjera në Orikum dhe Himarë, pritet të zgjidhë njëherë e mirë problemin e energjisë në bregdetin e jugut.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Rama tha se ky projekt strategjik, do ti japë fund dridhjes së dritës në poça.

“Një vepër me rëndësi strategjike.Më në fund pas kaq shumë e shumë vitesh drita të mos dridhet në poç si dridhet eja dhe ik, eja dhe ik, duke stresuar njerëzit dhe dekurajuar vizitorët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nënstacioni elektrik i Babicës u dedikohet të gjithë shqiptarëve që mbështetën reformën e guximshme në energji, e cila bëri të mundur çeljen e investimeve të bllokuara për shkak të krizës, që sipas tij  ishte zhytur ky sistem nga qeveria e djeshme.

“Kjo vepër i dedikohet shqiptarëve që qysh në fillim e mbështetën reformën kurajoze në energji dhe u bënë palë me zhvillimin, në një përpjekje të përbashkët për të vendosur rendin ligjor në këtë sektor. 320 mijë marrëveshje të bëra me OSHEE për të hyrë në sistemin e pagesave të rregullta të energjisë. Reformat kanë dhimbje, kërkojnë sakrifica, imponojnë durim por japin rezultate. Kemi ecur me shpejtësi të madhe për të çelur rrugën e investimeve për shkak të një konflikti absurd të trashëguar nga keqqeverisja që rrezikonte të na çonte në një kolaps energjitik dhe financiar.Edhe ky financim ishte i bllokuar, dhe të tjera që janë çelur dhe i kemi vënë në financim ishin të bllokuara.

Gjetëm një sistem që bënte sikur ndihmonte të varfërit, sepse sa herë që ka një reformë të varfrit janë mishi për top që përdoren nga kundërshtarët e reformave.Reforma jo vetëm nuk e rriti por e uli çmimin mesatar të energjisë elektrike, së dyti mundëm të marrim në mbrojtje të gjithë ata që prekeshin nga reformave duke vënë në dispozicion 16 milion dollar.

Kjo vepër është pjesë e një zinxhiri investimesh, për herë të parë  janë 120 milion dollarë investime nga fuqia financuese e përbashkët e OSHEE-OST-KESH, kurrë nuk ka ndodhur.Do finalizojmë shumë shpejt finalizimin e një ëndrre për të lidhur përfundimisht rrugën e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës.Sikundër do bëhet realitet dhe lidhja me Maqedoninë.Energjia nga një sektor që ishte problemi dhe stresi më i madh të kthehet, në burim të ardhurash”, u shpreh kryeministri./ Ora News

1 komente në “Inagurohet nënstacioni elektrik i Babicës, Rama: Drita s’do dridhet më në poç, ik e eja”

  1. Klimax says:

    Inagurohet ne vitin 2016 nenstacioni elektrik qe zona me turistike e vendit te kete energji elektrike!!!!! Po, po, nuk flitet per nje ngjarje festive e vitit 1916, por qe “drita s’do dridhet me ne poc, ik e eja”, ne vitin 2016!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje