Ben Blushi: PS është mbushur me banditë dhe miliarderë. Në parti kemi 10 njerëzit më të pasur në vend

28 Janar 2016, 22:39Politika TEMA

Ben Blushi, deputeti rebel, ish-miku dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, tashmë zyrtarisht i del atij përballë. Ai thotë se do të dalë me një platformë të tij dhe shton se beteja e tij është parimore, por a po kërkon ai postin dhe karrigen e Edi Ramës?

Përse Blushi del kundër kryetarit dhe partisë së tij? Çfarë synon lëvizja e tij dhe çfarë do të bëjë ai nëse humbet betejën e tij në kongresin e marsit? Një parti? Apo një libër të ri?

Për t’iu përgjigjur këtyre dhe të tjera çështje të aktualitetit politik, këtë të enjte në Top Story ishte i ftuar vetë Ben Blushi, përballë një paneli me analistë.

Ai e nisi fjalën e tij duke deklaruar se kërkon mbajtjen e zgjedhjeve brenda PS-së për të risjellë demokracinë dhe kolegjialitetin dhe shprehu bindjen se nëse do të ishte në krye të partisë, do ta drejtonte atë më mirë sesa Edi Rama.

“Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci. Merkeli në maj kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme, apo fill mbajti zgjedhjet brenda partisë. Thatcherin e hoqi partia e vet, jo zgjedhësit, Toni Blair e hoqi partia e vet. Partia të heq kur sheh që nuk jep më garanci që zgjedhjet fitohen. Nuk them që jemi në këtë pikë, por, partitë janë fuqia e shtetit. Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizoheni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partisë”, deklaroi Blushi.

“Kjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për ca e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot”, shtoi ai.

Blushi u shpreh se Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj dhe nuk po qeveris si e majtë.

“Të gjithë vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament dhe ato që jjanë tërësisht personale. Të gjitha koncesionet. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë, është konfuze. Në 3 vjet varfëria është shtuar dhe ne nuk bëjmë aq sa duhet për të varfërit. Po si mund të bëjmë për të varfërit kur partia ka ose banditë ose të pasur. Si ka mundësi që në grupin tonë parlamentar janë 10 njeërzit më të pasur në shqipëri? Pse vijnë ata në një parti të majtë?”, u shpreh ai.

Blushi tha se Edi Rama ka ndryshuar dhe nuk është më ai që ka mbështetur në vitet 2003-2005, kur edhe mori kreun e partisë.

“Unë kam mbështetur idetë dhe jo njerëzit. Kam mbështetur një parti të hapur”, deklaroi Blushi.

33 komente në “Ben Blushi: PS është mbushur me banditë dhe miliarderë. Në parti kemi 10 njerëzit më të pasur në vend”

  1. liza says:

    Pse me duket e njohur kjo gju qe blushi po perdor sot? eshte njelloj si e berishes. nga fillimi debatit deri ne fund te saj!

    1. Zeus says:

      Blushi ka plotesisht te drejte:Edi Rama e sha SHKATERRUAR PS-ne me keq se Berisha PD-ne!
      Nuk ka me PS,por vetem ca miliardere qe i terheqin per hunde ca militante mjerane se kujtojne akoma qe Rama punon per interesat e tyre!
      Jam antar i PS-se nga themelimi,ish ushtarak,por sot e akuzoj Ramen si TRADHETAR DHE MASHTRUES!
      Ai me shume punon per imazhin e tij personal se elektoratin e tij!
      Edhe pushtetin e ka ndare si PLACKE LUFTE me LSI-ne,PDIU-ne etj,jo per PS-ne,por per te garantuar karrigen e tij prej SUNDIMTARI!
      Shpetimi i PS-se eshte vetem SHPORRJA e Edi Rames nga PS-ja!
      Ne se ne kongres nuk behen zgjedhje per kryetarin e PS-se do te largohem nga PS-ja familjarisht!
      Nuk dua te bej pjese ne nje parti qe e kane privatizuar horrat e pushtetit!

      1. spartaku says:

        Zeus! Rruga e mbare te qofte,Jo familjarishte te largohesh ti,por mere dhe lagjen me vehte.Edi Rama eshte kryetari me i pershtatshem dhe me i zoti per te drejtuar ps-te.Ju harroni o te mjere,se Rama e mori pushtetin dhe po drejton sote qeverine,me nje grope te zeze dhe te madhe te krijuar nga hajduti me i madhe Sali Berisha.Ju qe flisni kodra pas bregut,nuk i merrni parasysh veshtiresite e medha te lena nga qeverisja shume e keqe e Sali Berishes.I harroni ju,por nuk i harron populli.Komentues bastard.

  2. olsa says:

    cbere ti per ta rregullu PS? Apo shan PS e thu e dua PS. Aha o blush, s qeke gjo

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Po ti Ben Bloza,a je i varfer apo zengjin??
      Bej politike reale dhe mos u bej si komunistat qe sa erdhen ne pushtet e kapen me te pasurit.
      Kapiatlizmi i ka keto ndasi te thella ne tan boten.
      Trego ku çalon PS qe ajo te korigjohet ne te mire te Shqiperise.
      Thuaj shyqyro Beno qe kemi pasanik shqiptare dhe jo serbe si Fazlliqi qe na i solli Berisha .

  3. Agamemnoni says:

    Ky njeri ka nje enderr ne sirtar por sirtari nuk i hapet. Nuk jep asnje alternative zgjidhjeje. Ne ka njeri qe nuk ja ndjen per Partine Socialiste ai eshte ky. Ne zgjedhjet e vitit 2015 nuk punoi fare ne zonen ku u ngarkua. Braktisi elektoratin, braktisi Partine, braktisi socialistet.

  4. tani says:

    Ky Beni eshte bere karagjoz fare.. NUk behesh dot Donald Trump o njeri jo!

  5. bib3roni says:

    Më shumë ja ngre vlerat partisë dhe shokëve , kur bën sikur mendon ndryshe mor qerrata.
    Sa për pushtet , prit gomar-që të mbijë bar.
    Të na rrojnë shokët miliarderë, pa ne hamë dhe bar, e madje edhe e tymosim nganjëherë.
    Të na e rruaj partia e sanço pançove të kokainës.

  6. Gezim says:

    Krejte normale dhe reale , kjo fryme eshte futur ne PS qe nga largimi zotit Nano. Tani tek PS-ja jane futur bajaraktaret e krahinave, bejleret e zonave, “pronare” me pasuri te vendosura ne menyre te dyshimta, te denuar, trafikante, te pa afte , servile te cilet nuk do mungojne as njehere por jo ne keto permasa te frikshme , pasi ne demokraci nga partia krijohet qeveria. Pse trembet ai qe le postin e kryetarit ?! pse mos te lare postin e kryetarit te partise !? cfare humbet kur le ate poste !? Cdo gje eshte previzore, pse duhet te nenkuptosh “sh.p.k-ne.” me partine, sa me shume te kete levizje apo rrokata ne drejtim aq me mire eshte per shoqerin. Shembulli ministres se Drejtesise se Frances eshte per tu sjedhe ne kujtes kur debatojne ne tv duke na reklamuar standartet perendimore, ajo u largua me biciklete, pa bodigarde, pa sejmen e servil e pa makine sic kishte filluar detyren. Votohuni me lsita te hapura do merrni vlersimin real te votuesit dhe na beni te besojme se keto standarte po sidhni ne shoqerine tone.

  7. Toni fr says:

    Ben ecen vete.beni e perkrahu ramen te fitonte ne 2005 por dhe ne 2007 . Zgjedhjet I fitoi PS dhe qeverisin OJQ-te. .
    Katapultohen njerez nga hici dhe ne ndryshim nga partia e pare ku dashnoret dhe gangsteret ishin thjesht dashnore dhe gangstere , tani dashnoret dhe gangot respektohen dhe behen drejtore kete fryme futi rama.frymen e dashnoreve dhe gangsterave

  8. DarDI says:

    Keni pare ju shqiptare te nderuar qe nje parti socialiste ne Europe ka mbledhur gjithe milionieret e vendit….ju lutem,,,nuk kam gje kunder Edit por ose ta pastroje partine nga plehrat qe nuk njofin gje tjeter vec parase ose te leshoje rruge,,,,,,

  9. Shkumbini says:

    Blushi karrierist dhe karagjos, sheh ëndërra natën dhe fryhet me mburrje ditën

  10. Petro says:

    Filluan aksonin militantet e paguar.Mjere ju qe jeni.Menjehere i vini perballe Berishen, sikur nuk eshte dhe ai po nga ai kamp.Edhe nje here, mjere ju qe jeni, o injorante dhe interesaxhinje per nje vend pune per te vjedhur.

  11. jari says:

    e vertet kjo qe thote
    PIRAMIDA GJIGANDE QE ASNJE NUK FLET I SOJ SI FIRMAT PIRAMIDALE DHE N MES PIRAMDES BANGA SHTETIT PRA ARKA ne shqiperi per 23 vjet eshte ber supervjedhje dhe mafia ben kerdine kemi nje shtet e nje parti bejne kot gjoja t majte t djathte blu e kuq etj
    NJE PARTI e nje klan mafioz kemi 23 vjet.
    meruni me kta mafioz ish ministra drejtora urgjent etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .
    dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga 3 mije km e perfunduar shkelqyer 2 thas cimento te rruga u poshkatua per fondet publike po kta tanet ?
    merruni me te korruptuarit kte kancer pa fund qe ka kap shqperine kto 23 vjet .
    qeveria RAMA i soj si ato t meparshmet vetem vjedhje e korrupsion e mban piramiden mes tiranes akoma vjedhin arken e shtetit t gjith .
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrat ose kan fare pak por sa e kemi ne administraden po cudisim gjith boten ? se vendi me i vogel jemi 2 milion kujt i duhen gjith kta nepunes drejtor ministra etjetj .
    .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni drejtori etj.qe si kan as vende me mbi 250 milion banore si rusia etj .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,polici bashkiake polici ndertimore inuk kot paralele e njejta gje e plot drejtori t tjera deputet pa fund ,gjykatsa prokurore qe punojne dhe privat e shtet avokati shtetit kot meret vetme me jevgjit sa per te shty kohen zyra diskretitimit hapur per miqte e x apo y kur ate pune e ben ministria pune e dhjetra zyra kot
    avokat qe bejne dy pune kur ligji e thot qarte po pate nje pune tjeter s punon ne shtet,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte miqte etj e ber ndere .keta kan ber ministri paralele e drejtori e zyra pa fund paralele duke shperdoruar miliarda leke te qytetarve kot kjo eshte PIRAMINDA GJIGANDE e ngritur mes tiranes t tjerat jane kot per ti heq vemendjen njerzve nga kjo skem gjigande abuzive me arken t gjith vjerdhin arken me kte lloj skeme ne tirane.
    administrada e tejngopur E 20 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,deputet 150 kur dhe 3 deputet jane shume per 2 milion banore mbylleni fare ate parlament qe ha miliarda . e shikoni ku ikin leket e arkes se shqiptarve
    vende me 2 milion banore se kuptoj pse nuk i kopjoni sju intereson?kopjoni i shtet tjeter me kaq banore 2 milion ata 2 milon ne kush harxhon me shume shpenzime e institucione beni krahasimin o popull .ja ku shkojne miliardat tuaja dhe kush i ha kjo supermakine gjigande e ngritur mes tiranes
    . parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror po ashtu t gjith pushim e marrin rrogen kot univesrsitete , karburant , blerje pa fund per zyra riparime fasada kompjutra pa fund festa ku defrejne kta politikan pa fund udhetime dieta cdo muaj shpenzime gjigande etj etj etj lista eshte e pafundme dhe cdo tre muaj rinovohen hidhen poshte e blihen t tjera. me leket e popullit.
    t mbyllet urgjent . dhe kulmi ky qe do bente shtet RAMA hap dhe ministri te tjera e zyra t tjera duke rrit korrupsionin e ber ndere me arken e shtetit prap. se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .
    kaq shume leke kemi ne? po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku kta parazit administrate qe kan zen qoshe e nuk shkojne fare ne pune dhe ato miliarda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..qe tallin bythen vetem pushim.duhet shembur kjo piramd mashtruse e gjigande mes tiranes dhe kjo skeme koruptive qe abuzon me fjalen shtet
    kjo super makineri qe vjedh lekun e arken e shtetit nen emrin SHTET.

  12. Hermolina says:

    Sa te kane paguar more vule humbur Sala me shoke te besh corap se kane zanat ata perca e sundo. Cfare ke bere ti per partine tende qe del e sokollet si i ndershem. Pse nuk i thua me emer nese i di keta miliardere. Por per nje cike pushtet po vriteni me njeri tjerin.Se jo per gje po ja keni ndjere lezetin ju he mo ca po kerkon ti nje cope magazine o shoku Jovan.O vule humbur qe do te hiqesh si me i mire se te tjeret. Ik ore se nuk te beson njeri ty ore thirri mendjes ul koken dhe puno me shoket per popullin qe merakosesh kaq shume. Nuk dime a degjuar qe te kesh bere dicka ndonje veper a pune qe te lesh emer per popullin tend, vec gam gam degjojme nga goja jote budallaqe dhe pa tru. Nje thenie e populli thote fjale pak e pune me shume ti je i kunderta e kesaj thenie. Mjaft se na vjen per te vjelle kur te shohim.Ulu aty mjaft derdellise si gjinkalle e qelbur.

  13. Arber says:

    Beni eshte i ri dhe nuk e di se emrin e Partise Socialiste ia vum per demagogji, sepse vjedhjet dhe korrupsioni kishte filluar nga Ramiz Alia qe na lejoi t’i sillnim maunet me cigare Karela, Marlboro, Camel, Diamant etj. pa dogane per rreth nje vit. Partine Socialiste ia lame mashtruesit me te madh te Institutit te Studimeve gjoja Marksiste, Fatos Nanos, i cili ngritii kupolen e pare te milionereve ne Shqiperi. Edi Rama eshte demagogu i trete i gjoja Partise Socialiste, qe po ben nje shtrese miliarderesh te tjere ne pushtet. Ben Blushi e ndjen se e ka shperdoruar kohen me romane dhe tashme eshte komplet jashte loje, por vezen e Edi Rames nuk e ben dot, sikur te hidhet edhe nga kati i peste. Nese Edi Rama deshton ne aventuren e vet, ne e kemi gati Asin tjeter nen menge…por ai nuk eshte Ben Blushi.

  14. kaktus says:

    Beni ndonjë tjetër që është puntor edhe mund të pretendoj, Po ti jo një herë po dy herë ke qënë në qeveritë e Nanos dhe nuk ke qullosur gjë, vetëm ke mbushur xhepat. Sa për demokraci, në PS ka me tepriceë, se po të ishte kështu ti që flet kundër Edit dhe PS prej 10 vjetësh nuk duhet të ishe sot si deputet, mbasi nuk kontribuon për PS por për PD. Beni nuk punon dot, duhet të jesh puntor dhe ti biesh Shqipërisë cep më cep, të flesh vetëm 4 orë si Edi dhe jo të ngirihesh në oërn 10 të mëngjezit si Nano.

  15. eni says:

    Po ta zëm se Blushi fiton si kryetar i PS, në radhë të parë nuk është puntor, rri gjithë ditën nëpër lokale, ha dhe pi. Së dyti Ben blushi ka qënë dy herë në qeveritë Nanos dhe nuk ka bërë asgjë, vetëm se ka mbushur xhepat . Së treti të paktën Rama i ka rënë dhe i bie Shqipërisë kryq e tërthor, punon 20 orë në ditë dhe flë 4 orë, ky mund ta bëj këtë?!. Së katërti si thotë që ska demokraci në PS, po ai ka 10 vjet që flet si Saliu dhe e zgjedhin përsëri në forume të Ps dhe deputet. Po u ë nuk e kuptoj çfarë problemi ka Rama që nuk organizon zgjedhjet në parti, sepse ai e ka të sigurtë që fiton, sipas meje.

  16. Loni says:

    “Squadra qe fiton ,nuk nderrohet”

  17. krasta says:

    Sipas lizes me shoke
    Davane e ke te humbur
    Miljarderet Kane edhe hysmeqare
    Prandaj Lere kete muhabet
    Ky vend ka marre fund.

  18. hajduti i kombit says:

    o ben po shqupi nuk ka bandite dhe vrases drogaxhi hajduta ik o ben se na shpife do perfundosh si arben malaj edhe ti

  19. dada says:

    Ok more Bibilush, na thuaj kush jane banditet ne parlamente se bête edhe ligjin. ok tregoi,

  20. elona says:

    Mos derdellisni kot ju qe s’e keni haberin fare.Ne PS eshte bere nje skandal i vertete.Qe me zgjedhjet qe do mbahen pas 100 vjetesh,me organizimin e tyre,me caktimin e delegateve ,me “fitoren” e lloj e soj kryetaresh OS (organizate socialiste)…etj.Deputetet caktojne ata qe u mbushin xhepat,qe erdhen ne parti prill 2013 ,qe jane hajdutet qe hyne ne pune pas 2013 neper dogana e tatime,qe kane shtuar nga 40 kile per 2 vjet pune shteti me 50.000 leke rroge dhe kane fshire socialistet e vertete qe kane rrezikuar edhe jeten ne kohet e Sal kafshes.Po Rama eshte nje kryemosmirenjohes dhe nuk pyet per njeri.Ai i pari nuk eshte socialist.Se nuk mund te jesh parti e majte dhe te shpikesh cdo dite menyra per te vjedh popullin me lloj e soj koncensionesh idiote, abuzive ,skandaloze.
    Shpresoj qe keto zgjedhje te marre nje goditje ky i gjati.

  21. dada says:

    Kush jane kriminelet ne PS ? o Blush , qe mos te votoj neser PS

  22. Ay says:

    Jam me Blushin. Nje parti e majte nuk zhyt te varfrit dhe ferkon te pasurit! Nje parti e majte nuk blen Jaguara per vete, dhe rrit bileten e autobuzit per me te varfrit. Nje parti e majte nuk ferkon kriminelat me Saliun e Lulin ne balle por u tregon vendin. E majta zbut varferine dhe shton drejtesine, ku jane te gjitha keto?????????????????????????????????

    Ne te gjitha qelizat e shtetit mbizoteron modeli Rama, i gjate, drogaxhi, i pashkolle, koncensionar dhe hajdut. He se harrova edhe super arrogant e hajdut me me te dobtit!

    Duhet te gjithe te ulurasim per DREJTESI, SOLIDARITET, ZBUTJE TE VARFERISE. Gjysma e popullit ka ikur , keshtu si po punon qeverija do te iki dhe gjysma tjeter. Le ta gezojne pastaj shqiperine , e le te ftojne kineze qe te punojne per ta.

  23. Erion says:

    Sa shume i shijon i gjati ca shkruesve te rregullt te Temes! Per tu habitur, sa me shume i zgafllohet marmita e skapamentos ketyre avokateve te palodhur qe shkruajne ketu, aq me fort e duan bukshkalin…

    Per argumentin:

    Nese shalgjati vazhdon te qendroje kryetar i PS, ta keni te sigurt qe PS do ti humbi zgjedhjet pasi ne popull langaraqin nuk e do me njeri. JA KA NXIRE JETEN QYTETAREVE QE AQ SHUME E DESHEN Duhet nje kryetar tjeter ne krye te PS per te fituar mandatin e pare socialist pas 12 vjetesh (pasi aktualisht me letra PS ka pushtetin por nuk drejtojne socialistet. Administrata udhehiqet nga dashnoret e shokeve te rames dhe BQ e mjaftit dhe ish zgrrapsit e bashkise TR 2000-2011)

  24. shpresa says:

    Meqenese Blushi ka dhenje nje model te bukur shume kur drejtonte institucione, tani do t’a instaloje tek Partia.

  25. Dhelpra says:

    Vetem militantet e paguar nuk shofin gje te keqe ke Rama.
    Ore delenxjinje, eshte ber PS nga ky i gjati si nje Kartel droge ky EskoRama drejton me grusht te forte.
    PS nuk eshte me Partia qe mbron shtresen e varfer, dhe PS nuk ka me moralin te qendroj ne qeverri, sepse nuk po mban asgje nga premtimet e bera. Vet Socialistet duhet ta rrezojn kete palo qeverri, ku vetem ata qe kan karriket po pasurohen, dhe ne shtresa e varfer po behemi me te varfer tani se ku ishta Sala me banden e tij. Ky nuk mbajti premtimin e 21 Janarit, cfare prisni me juve, ky u be pale me ate qe per te cilen u shkaktua greva e21 Janarit.

    Blushi ndoshta nuk eshte i kulluar dhe e pranon qe nuk eshte ENGJULL, por ama nuk eshte me keq se ky i gjati qe eshte ber si lastar hardhie.
    Blushi nese nuk e ndjen veten mire ne PS le te bej nje mini PS te veten, dhe te dal me ne fund ne krahun evet, dhe ta shofim sa i vlen lekura.
    PS e din fort mire qe pa Blushin dhe mbeshtetesit e tij nuk i merr dot shqedhjet.

    Ne pergjithsi ne kemi fajin si popull qe lejojme ne na drejtojne gangesterra, nuk u ngopem 50 vjet nga Enveri, tani na duhet edhe Edveri.
    Nuk u ngopem ne me kafshen Sali, na duhet edhe nje kafshe e PS te na vej thika ne palce. Shqiperia nuk eshte vetem ne Tirane, por edhe ne Kruje, Sarande, Korce, Fier, Vlore, Puke, Durres, Ballsh, ose edhe ne fhsatin me te larget qe ka vendi yne, edhe aty eshte Shqiperia. Fajin me se shumti duhet ta kerrkojm ke vetja jone, sepse nuk e ngreme zerin kur behen te padrejta, kur shofim dicka te padrejte qe behet ne kurrizin tone apo ti fqinjit tone ose lagjes apo rruges sone, por edhe skemi faj, sepse edhe te ankohesh nuk gjen zgjidhje sepse aty ku ankohesh ti ata qe kan pushtetin vendor ose qendror nuk e rrujne fare ne fund te dites.

  26. qytetari B says:

    E degjova Ben Blushin mbreme dhe fliste per PS sikur vinte vete nga nje planet tjeter. E vune me shpatulla per muri gazetaret, por ai perpiqej si budalla. Ben Blushi ka ardhe ne ps nga Fatos Nano. E vuri dhe minister e beri nje vrime ne uje. Njeri dembel, tani merret dhe me thashethem se nuk permend asnje emer perveç Rames, por i ka hyp ne koke se duhet te behet kryeminister. Me vinte rende mua kur fliste ai e thoshte se une e bej me mire se Rama! Jo se Rama kushedi kush eshte , por Rama eshte puntor, vizionar, punon per perspektiven e shtetit ligjor, eshte i vendosur per ato qe ben, pavaresisht dobesive te nje shteti te shkaterruar qe mori. Beni thote qe s’ka demokraci ne PS, kur Beni duhesh te ishte larguar nga ajo parti me perpara Arben Malaj, pa le Kastriot Islami qe eshte bere lolo njeri. Beni eshte marjonete e Fatos Nanos qe nuk kane qellim ndertimin e vendit, por qysh te rrembejne diçka me pushtetin demokratik qe u a favorizoi hajdutellekun. Te besh Benin kryeminister me keto vepra qe ka bere deri me sot, do te thote qe Shqiperine ta marre lumi. Kur i thoshnin gazetaret qe ti ben opozite si Lulezim Basha, ai thoshte nuk jam Lulezim Basha. Por ata i thoshnin je opozite apo oponent, ai perpelitej. Llafollog pa asnje platforme dhe vizion, ashtu si ka vepruar deri tani si kritizier duke perfituar nga liria e fjales ne Ps dhe qe s’ka bere asnje pune konkrete per mire, veç gjithmone gur nen rrota per te prishur pune. Kur i thane ti je i vetem dhe s’ke asnje perkrahje, ngeli si i menderosur. Ta provojme ne zgjedhje thosh, mirepo Mustafa Nano i tha ne fund se ti Beni nuk zgjidhesh dot kryetar Partie se nuk konkuron dot me Ramen, duke i bere edhe nje panorame reale puneve te qeverise, por ti s’ke thene nje fjale te mire per ato pune te mira qe ka bere kjo qeveri, si mund te te mbeshtesin ty socialistet. Nuk besoj, theksoi Mustafa Nano. Ben Blushi, nje i perpelitur i fundit i Fatos Nanos, por pse dhe jo edhe i Sali Berishes, qe Kastriot Islami pret me goje hapur se çdo te ndodhe, ne fakt s’ka per te ndodhe asgje, besoj une se ne fund do te ngelet si peshku pa uje. Besoj se do merret me Arapin e Vlores, e vetmja pune qe mund te beje bashke me Preç Zogajn dhe pastaj do ta shohim per nate ne opinion te Fevziut duke bere analiza.

    1. lola says:

      Natyrisht vecese te jesh naiv te mos i japesh te drejte Z.Blushi, kryetaret e partive ne pergjithesi jane mashtruesa dhe sa behen kryetar duan te rrine aty derisa t’i nxjerri populli me shkelma. Kjo nuk eshte demokraci. Partia duhet te kete rregulla, rregulla per zhvillimin e vendit, per zgjedhjen e deputeteve, per mbajtjen ne kohe te mbledhjeve,kongreseve etj, dhe rregull per koheqendrimin e kryetarit ne krye. Vendosja ne statut se kur fiton partia zgjedhjet kryetari behet kryeminister mendoje se nuk eshte e drejte, ne rastet kur nuk perputhet kultura profesionale me ate qe kerkon vendi i punes. Do ishte shume me mire qe kryeminister te ishte nje me arsim ekonomik apo juridik dhe me grada shkencore. Blushi ka te drejte por ka nje problem se PS perfaqeson shtresene e varfer dhe shtresa e varfer nuk e ka aftesine te kuptoje problemet parimore dhe shume te drejta qe ngre z. Blushi, ndersa qasja e deputeteve te pasur drejte ps nuk e shikoje si shqetesim,perkundrazi, PS nuk mund te mbahet vetem me te varferit. Me programin per terrorizimin e shqiptareve nga rilindja pikerisht te pasurit e PS nuk ishin dakort, ndersa te varferit, per shkak te nivelit, kerkojne qe te shkojne te gjithe ne burg.Edi Rames i jap te drejte qe nuk pyet asnje nga baza, sepse realisht nuk ke cfare te mesosh prej tyre, prej nivelit te tyre, ata rrine ende me fotografin e E/Hoxhes ne xhep.

  27. Tirana says:

    Bandit je ti zoti Blushi qe me tere pasionin tend, me origjinen dhe me fletushkat qe perhap, kerkon te ndezesh nje lufte fetare ne vend duke mbjellur urrejtje midis besimeve fetare. Cdo shqiptar mund ta identifikoje kete qe po them duke lexuar librat e tu.

  28. Ale says:

    Sa cudi, si nuk po ngrihet njeri te shaje Eduart Ndocajn, konkurrentin e fuqishem nr 2 ne PS!!!!!!!!!!!!!!!! Apo si palaco oborri qe eshte nuk eshte i rrezikshem.

    Te gjithe e kane me Blushin, Dihet qe ne shqiptaret kemi nje shprehje makabre ” Pemes me kokrra i bihet me gure! Ndersa budallat ecin kollaj tek ne se buke me kos hane ata, prandaj eshte mbushur parlamenti me to.
    Ka ardhur koha qe ti leme zilite, dhe te vleresojme me te mirin dhe jo ate qe na ben te ndihemi mire thjesht se eshte shume me posht se ne!

  29. katarakti says:

    Beni per disa gjera ka te drejte dhe per disa te tjera ia fut kot. Ka te drejte kur kerkon demokratizimin e partise socialiste dhe zgjedhje te kryetarit ne menyre demokratike sipas statusit. Ka te drejte kur flet per nje politike ekonomike qe nuk ka permiresuar nivelin e jeteses se me te varferve. Por e ka gabim kur thote se PS-ja eshte e mbushur me bandite. Ne PS ka po aq bandite sa ka edhe PD-ja. Por çudia eshte se PS-ja nuk ka pasur perpara bandite dhe te pashkolluar, por ka pasur intelektualet me te mire te vendit, prandaj sot ben pershtypje kjo dukuri. Krejt ndryshe nga PD-ja e hajdarizuar qe me 1990. Po perse u mbush sot PS-ja me bandite?! Pergjigja eshte e thjeshte: Ishte e vetmja menyre per te ardhur ne pushtet. Ishte e vetmja menyre per te rrezuar nga kali kryebanditin me te madh qe ka njohur historia e Shqiperise, Saleh Berishen. A ju kujtohet kur ne çdo prag zgjedhjesh Berisha nxirrte nga burgu skalionin e tij te banditeve qe te terrorizonin zgjedhesit e PS-se?! A ju kujtohet kur i mbushte komisionet zgjedhore me bandite dhe njerez te hurit dhe te litarit qe i numeronin votat vete siç kishin qejf?! Pra kjo ishte e vetmja menyre per t’ia punuar zuzarit. Avec le malin, malin e demi, – thone francezet Qe mund te shqiperohet si: Me horrin, horr e shkuar horrit. Ja pra pse Blushi nuk ka te drejte ne kete pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje