Në garë për “Njëshin e botës”, por Putin...

29 Janar 2016, 16:15Bota TEMA

Vitin e fundit ai ka fituar shumë simpati në sajë të fushatës ushtarake në Siri.

Nga një figurë e urryer që ka qenë për shumë vende, Putin po shihet në një tjetër këndvështrim.

Shumë vende europiane kanë një qendrim më të zbutur ndaj tij, krahasuar me periudhën pas aneksimit të Krimesë.

Por në Rusi nuk ndodh kështu.

Çuditërisht popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm.

Siç raporton “Sputnik”, vetëm 45 përqind e rusëve mendojnë se Rusia është në rrugën e duhur, përqindja më e ulët në vitin e fundit.

Ndërkohë që mondedha vendase, rubla, vazhdon të bjerë dhe standartet e jetës janë ndër më të ulëtiti, ashtu është edhe mendimi i qytetarëve rusë ndja lidershipit.

82 përqind e rusëve aprovojnë vendimet e Putin, shumë poshtë krahasuar me qershorin e kaluar kur përkrahej nga 89 përqind e popullsisë.

Putin shihet si politikani i tyre i preferuar nga 58 përqind e rusëve krahasuar me 64 përqind që ishte në qershorin e kaluar.

E ndërsa Putin vazhdon kryelartë fushatën e tij ushtarake në Siri, të dhënat e sondazhit janë shqetësuese përsa i përket politikës së brendshme.

Ndoshta “Cari” duhet të kujdeset pak më shumë për qytetarët e tij.

4 komente në “Në garë për “Njëshin e botës”, por Putin…”

  1. komandant Bole ti vari says:

    Po i qani hallin Carit???ah mor pederaste perendimore vetem per car qani.

    1. tt says:

      82% aprovim keta e quajne renie krahasuar me 89% para disa muajsh – Thuaj ta dine keta pedet, sa eshte aprovimi i Obames apo kryetarve te tjere te shtetit ne Evrope sot? E kap njeri 50%?

  2. england says:

    Mos kopjoni vetem titujt dhe shkrimet e gazetave britanike per kete monstren e Rusise!Nese do shihnit programin e fundit televiziv ne Mbreterine e Bashkuar qe ben fjale per pasurine qe ka vene ky ndyresire nga pushteti qe mban me force qe nga vitet 1999-2000!Nga investigimet ne program tregohen dhe bashkepunuesit e tij biznesmene te gazit,naftes dhe ndertimeve,por qe thjesht ishin kuklla ne drejtim te kompanive pasi sipermarresi eshte vete ky xhuxhi cecen,qe drejton pothuajse gjysmen e bizneseve ne industrine e karbureve ne Rusi.

    1. tt says:

      Shko mor zhgaravine. Putin ka ringritur Rusine nga vari ku e kishte lene Yeltsin me keshilltaret e tij Prendimore dhe nuk qurravitet para SHBA-se. Ky eshte dhe mekati i Putinit – se eshte i vetmi lider ne bote qe guxon te bej politike te pavarur. Investigimeve te BBC ja pime lengun me Irakun – ku BBC-ja e leshit “ivestigoi” me sukses armet e shkaterrimit ne mase te Sadamit, te cilat pastaj su gjeten kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje