Pas Berishës, edhe Basha: Reformën në drejtësi nuk e do Rama

29 Janar 2016, 19:34Politika TEMA

Pasi bënë çdo gjë për zvarritjen e reformës në drejtësi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha tashmë bëjnë përgjegjës kryeministrin Rama për zvarritjen e saj.

Një ditë pas akuzave të bëra nga Berisha në Kuvend, Basha ka akuzuar  para zyrtarëve të lartë të  Partive Popullore Europiane, kryeministrin Edi Rama si pengues i reformës në drejtësi.

Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane dhe takimeve me presidentin  e këtij formacioni politik Joseph Daul  dhe me drejtues të tjerë të lartë, Basha ka theksuar se  mazhoranca është e përçarë në dy drafte për reformën në drejtësi, pasi siaps tij, kryeministri nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë.

Basha tha se kryeministri, Rama do ta vendosë drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit, që sot, sipas tij, bëjnë ligjin në vend.

1 komente në “Pas Berishës, edhe Basha: Reformën në drejtësi nuk e do Rama”

  1. Erlind says:

    Qe njeriu tekete turp,ne fillim duhet te kete nje fytyre!

    C’ti thuash ketij,a thua ka ndonje IDIOT ne kete vend qe nuk e di kush nuk e do reformen ne drejtesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje