Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Ermal Mamaqit ka folur edhe për të ndjerin Dr.Flori.
Mamaqi e ka pyetur Ramën nëse i mban inat Florit për këngën e tij “Zemërthyer” dhe a mund të ndihmohet familja e tij.
“Unë nuk jam njeri që mbaj inat. Inati është e zeza e atij që e mban, thoshtë gjyshja ime. Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të ndihmuar familjen e tij”, tha Rama.
Jam kurioz se si do ta ndihmojë Edi Rama familjen e Doktor Florit?
Duke i dhëne para nga xhepi i tij?
Duke inflencuar miqtë e tij biznesmenë të dhurojnë para?
Apo duke nxjerrë vendime të KM për ndihma financiare apo pension special për familjen e doktor Florit.
Nëse Edi Rama bën këtë të fundit, më së paku, mund të thuhet se ai bën një padrejtësi të madhe ndaj dhjetra e dhjetra familjeve në situata të ngjashme dhe madje, mjaft më të rënda se familja e Doktor Florit.
Por, jo vetëm këtë.
Në këtë rast Edi Rama do të shkelte parimet dhe ligjet mbi trajtimin e barabrtë të shtetasve nga shteti dhe do tregonte edhe një herë pandëshkueshmërinë e veprimeve dhe vendimeve që shkelin ligjet.
Çfarë po them nuk ka të bëjë personalisht me Doktor Florin dhe familjen e tij, për të cilët shpreh dhimbjen dhe simpatinë më të thellë për fatkeqësinë dhe situatën në të cilën mund të ndodhen aktualisht.
Komenti im ka të bëjë më shtetin dhe trajtimin e barabartë nga ana e tij e shtetasve që ndodhen në të njëjtat situata.
Perëndimi këto raste i zgjidh duke ngritur fondacione private dhe duke sensibilizuar opinionin publik të dhurojë financime private në këto fondacione. Kjo ndodh edhe kur, personat apo familjet e tyre që do të përfitonin nga këto fondacione, kanë kontribut të veçantë për vëndin apo kan kryer akte trimërie, heroike apo civile në shërbim të vëndit.
Por kurrë shteti nuk merr përsipër të dhurojë apo akordojë pensione speciale që nuk janë të përfshirë në legjislacionin aktual të vëndit.
Emocionet, njohjet dhe miqësitë personale apo influencat nga grupe shoqërore me lidhje speciale me një person apo ngjarje, kurrë nuk duhen të bëhen shkas dhe nxitje për akte dhe favore spaciale nga shteti për askënd.
Po të isha Prokuror në rang të lartë, do ta mbaja në shënjestër Kryeministrin Edi Rama pas pronocimeve të tilla, për të proçeduar ligjërisht menjëherë, nëse ai do të vepronte në kundërshtim me ligjin.
Dhe për ta mbyllur, kërkesa e Mamaqit për të ndihmuar një mikun e tij personal, ndaj kryeministrit të vëndit gjatë intervistës, duke shfrytëzuar pozicionin mediatik të tij, është një perversitet i pastër mediatik dhe një model se si trafiqet e influencës jo vetëm favorizojnë grupe apo përsona të vëçantë, jashtë çdo morali dhe etikete, por janë në shkelje të plotë të ligjit, një delikt i pastër i bërë në sy të publikut dhe organeve hetimore.
Besoj se, sensibiliteti i zotit Mero Baze ndaj mikut të tij Doktor Flori, nuk do të bëhet shkas për çensurimin e komentit tim, që mëton të përcjell një mesazh social dhe që, njëherazi, është një ftesë për debat publik për çështje të kësasj natyre që janë me bollëk në praktikat mediatike dhe të vetë shtetit tonë, shtet që pretendojmë ta bëjmë sa më ligjor dhe të pa anshëm.
po na kena ndihmu Fazllicin, pse me na ardh inat me ndihmu nje artist ?
CFARE KA BERE KY DR Flori qe duhet ndihmuar familja e tij?! Sa njerez kanepunuar e kane derdhur gjak e djerse per kete vend e jane larguar nga jeta,kush i ka ndihmuar familjet e tyre?
Dhe per me teper ky dr Flori qe i thoshte vetes kengetar s’ishte gje tjeter vecse nje zeleshues medioker, nje nga te shumtet qe po e zhysin artin shqiptar ne batakun e plehrave!
God grilling! Astute news anchor