Lajme nga "perëndimi i egër" i shqiptarëve të Zvicrës

2 Shkurt 2016, 09:46Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Nëse më 28 shkurt votuesit zviceranë përkrahin një iniciativë radikale të një partie populliste, atëherë çdo i huaj që kryen një deliket relativisht të lehtë dhe vuan dënimin, mund të dëbohet automatikisht. Rasti i tij nuk do të shqyrtohet nga asnjë instancë gjyqësore. Autoritetet vetëm do të zbatojnë Kushtetutën, e cila – nëse miratohet iniciativa – do të përmbajë automatizmin e diskutueshëm. Momentalisht opinioni është i ndarë 50 me 50: iniciativa mund të miratohet po aq sa edhe të dështojë. Të dy palët po mobilizohen drejt finales. Në katër javët e ardhshme do të harxhohen qindra-mijëra franga për të zhvilluar fushatën për apo kundër iniciativës për dëbimin e «kriminelëve të huaj».

Në këtë situatë të acaruar politike në Zvicër, shqiptarët sërish luajnë një rol të keq, madje fatal për imazin e tërë komunitetit shqiptar. Vetëm pak ditë pasi një gazetë zvicerane solli disa shembuj të integrimit të shqiptarëve në Zvicër, në mediume përsëri dominojnë lajmet e këqija – lajme me protagonistë shqiptarë. Ata bien në sy për krime të rënda e të lehta, për mashtrime e marrëzi të llojllojshme. Disa shembuj në vijim ilustrojnë këtë situatë.

Dashuria e rrejshme dhe e shtrenjtë: Javën e kaluar para një gjykate në Luzern doli një shqiptar, i cili ia kishte «fshirë» 190 mijë franga një plake 75-vjeçare. Shqiptari, tani 55-vjeçar, e kishte njoftuar plakën në vitin 2009, ishte dashuruar në të (ose së paku i kishte thënë se ishte dashuaruar) dhe – me gjasë – ende pa u puthur për herë të parë i kishte kërkuar asaj para. Dashnori i rrejshëm kishte thënë se do të blinte patundshmëri në Kosovë dhe do të bëhej i pasur, rrjedhimisht do t’ia kthente borxhin plakës. Dhe plaka, e verbër nga dashuria, i kishte dhënë atij para. Për t’ia plotësuar dëshirat dashnorit madje kishte marrë kredi dhe kishte shitur patundshmëri. Me kalimin e viteve gënjeshtrat dolën në fushë. Shqiptari nuk kishte punuar që nga viti 2002, ai jetonte nga pensionin i gruas së tij, investimet në Kosovë duket se ishin gënjeshtra, sepse shumicën e parave ai i kishte harxhuar nëpër kazino. Para gjyqit ai shprehu keqardhje, tha se e kishin mashtruar disa njerëz në Kosovë sa i përket blerjes së patundshmërive. Dënimi pritet të shpallet në javët në vijim. Prokuroria ka kërkuar dy vjet e gjysmë burg dhe një afat provues prej tri vitesh.

Verë, raki dhe mashtrim: Pas plaçkitjes së bodrumit të tij në një qytet në kantonin Aarau një kosovar deklaroi se aty kishte pasur verë e raki në vlerë prej 202 mijë franga. Këtë shumë ai e kërkonte nga sigurimi. Gjatë hetimeve të autoriteteve u konstatua se vlera e alkoolit të vjedhur nuk kalonte 53 mijë franga. Nga një gjykatë lokale kosovari u gjobit me kusht me 1000 franga për shkak të përpjekjes për mashtrim. Këtë vendim e mbështeti edhe gjykata kantonale. Në përpjekje për të fituar këtë betejë ai iu drejtua Gjykatës Federale. Por, edhe ajo tani i mbështeti vendimet e instancave paraprake.

Një familje e parehatshme: Gazeta «SonntagsBlick» në numrin e fundit sjell shembullin e familjes Kastrati: «Kur bëhet fjalë për dëbimin e të huajve kriminelë, vazhdimisht shfaqet mbiemri i të njëjtës familje: që nga vitet 90-të Kastratët nga (qyteza) Klingnau e detyrojnë drejtësinë të veprojë. Kjo familje shtatëanëtarëshe ra në sy për herë të parë kur iu refuzua pasaporta zvicerane. Gjatë tubimit të qytetarëve për dhënien e shtetësisë u bë e ditur se kreu i familjes vetë e kishte renovuar shtëpinë e tij në Klingnau, ndonëse merrte pension invalidor. Bijtë e tij Burimi (29) dhe Vetoni (25) u dënuan me shtatë, përkatësisht tre vite burg për shkak të një sulmi brutal në festën e verës në Döttingen në vitin 2008. Pak më vonë Vetoni kreu një plaçkitje me armë dhe pritej dëbimi i tij. Kjo nuk ndodhi: më 2010 ai iku nga burgu dhe që nga atëherë gjendet në arrati. SVP (partia më e madhe dhe populliste e Zvicrës) e ka quajtur këtë familje shembull të praktikës së dobët të dëbimit nga Zvicra. Pas përzënies nga Zvicra Burimi u kthye fshehurazi në Zvicër në vitin 2015 dhe po ashtu kreu një plaçkitje. Ai është kapur dhe po vuan dënimin. Pastaj ai për të dytën herë do të dëbohet në Kosovë».

Klane dhe krime – nga Peja në Zvicër: Familjet Elshani dhe Kelmendi nga Peja prej vitesh zhvillojnë një betejë të përgjakshme. Gjurmët e gjakut shtrihen nga Kosova në Zvicër. Autoritetet zvicerane theksojnë se kjo ngatërresë deri më tani u ka kushtuar me jetë 26 personave. 30 njerëz janë plagosur. Më 11 maj 2003, pak para mesnatës, kosovari Selim Elshani po kthehej me familjen e tij në shtëpi në Frasses, një lokalitet në kantonin e Freiburgut në Zvicër. Sapo Elshani doli nga vetura, dy persona hapën zjarr kundër tij. Ai u vra me 15 plumba dhe para syve të së fejuarës dhe katër fëmijëve të tij. Javën e kaluar Gjykata e Qarkut në Glane i dënoi dy të dyshuarit për vrasje me burg të përjetshëm. Gazeta «Freiburger Nachrichten» njoftoi se tribuna e shikuesve ishte plot me njerëz ditën kur u shpall gjykimi. Ky proces gjithsesi do të ndikojë që edhe në Zvicrën perëndimore, e cila është tradicionalisht më tolerante ndaj të huajve, të shtohet disponimi për miratimin e iniciativës së ashpër për dëbimin e të huajve.

Kafshimi shpëtues: Ditë më parë mediumet zvicerane njoftuan për një rast të dhunës familjare në Winterthur afër Zürichut. Një grua ishte akuzuar nga burri i saj dhe nga vjehrri se nuk ishte treguar sa duhet e dëgjueshme. Dy burrat kishin tentuar ta hidhnin atë nga ballkoni. Gruas i kishte dalë në ndihmë fëmija i saj, duke kafshuar të atin. Pastaj viktima e kishte paraqitur rastin në polici. Gjatë gjykimit që u mbajt javën e kaluar dy shqiptarët nga Kosova hodhën poshtë akuzat. Prokurores kjo nuk i bëri fare përshtypje. Burri 33-vjeçar u dënua me 11 muaj burg me kusht, duke llogaritur edhe 170 ditë paraburgim. Gjatë një afati provues trevjeçar ai duhet të marrë pjesë në një program kundër dhunës në familje. Babai i tij u dënua me tetë muaj me kusht dhe pas kthimit në Kosovë mbase do t’i ndalohet hyrja në Zvicër. Të dy burrat duhet të paguajnë një gjobë prej 400 frangash, 1000 franga dëmshpërblim për viktimën dhe disa mijëra franga për shpenzimet e procesit gjyqësor. Gjykatësja e lavdëroi fëmijën 9-vjeçar, i cili ndërhyri për të shpëtuar të ëmën. Duke iu drejtuar të akuzuarve ajo tha: «Duhet t’i jeni mirënjohës birit dhe nipit tuaj. Pa ndërhyrjen e tij ne sot do të flisnim për tentim-vrasje».

Dialog Plus

7 komente në “Lajme nga “perëndimi i egër” i shqiptarëve të Zvicrës”

  1. sali berish says:

    sunite kriminela!

  2. Fotaqi says:

    Temen e semes cpunojne keta Alvano… me falni Norvegjezet desha te thesha. Vetem krime bejne ne Zvicer keta Norvegjezet. Por Zvicra eshte raciste e i debon ne Norvegji kur bejn krime

  3. spartaku says:

    Keta maskarenje shqipetare nuk duhet te mbahen asnje dite ne zvicer,por te debohen nje sahate e me pare per ne vendiin e tyre.Keta qe u permenden nuk jane njerez por kafshe,qe u bejne keq edhe shqipetareve te ndershem.Keta e kane vendin ne burg qe te lene rehat te tjeret.

  4. Klimax says:

    Kur nje shtet te hap krahet, te mbeshtet, te bene pjese e familjes se tij, minimumi qe duhet te behej per te do te ishte respektimi i ligjeve te shtetit! Por, kur turko-arabo-shqiptaret e quajne “imoralitet” dhe “zhdukje identiteti islamik” integrimin e tyre ne shoqerine perendimore dhe kur mbi te gjitha shkelin ligjet e shoqerise civile ne keto vende, atehere c’fare duhet te bejne shoqerite civile te vendeve perendimore? Te integrohen dhe ato ne “moralitetin” turko-arabo-shqiptar, ne “identitetin islamik me ligjet e sharise”, apo te mbrojne me c’do kusht ligjet e demokracise perendimore?
    Kujt nuk i pelqen liria demokratike perendimore, kujt nuk i pelqen civilizimi perendimor, kujt nuk i pelqejne ligjet perendimore, fare thjesht, te marri valicet dhe te shkoi ne vendlindjen e tij apo te prinderve te tij!
    Europa nuk mund te behet kurre Kosovistan, Somalistan, Afganistan, Turqistan, Arabistan apo Albanistan!

    1. Dervish Malluta says:

      ……kujte nuk i pelqejne ligjet perendimore dhe s´don t´i kethej borxhet qe ka, fare thjeshte, le t´i mledhi zhelet e dhjera dhe te kethehet ne Yunanistanin e dhjere, ok Klimax Kanacki me hunden krrute? Tash ta futa, te bofte mire, hahahahahahahaha, kuuuuuuuuuuuuuku, kopa tu kesh!

  5. dorela says:

    Kujt i sherben ky lajm? Po fqinjet tane neper dhera nga kane emigruar te mos kene bere gje fare thua? Pa vini verdalle ne europe e cthuhet per greke e italiane… dhe pjesen tjeter te ballkanit, pastaj nxirrni veten si delen e zeze.

  6. pidhari atomik says:

    edhe zvicerrant kriminela jan
    por jan kriminela soft.
    te bute pra ne krim.
    ata bejn krime “te buta”,kurse shqiptaret bejne “kavaljer delikt”
    kjo ka te beje me karakterin kombetar qe perfaqson individi.
    ketu diskutohet karakteri I krimit dhe jo krimi. sepse zvicerranet friksohen nga nji shqiptar qe per nji veshtrim shtremet ta fut m grusht dhe per nji fyerje te vret. por nuk friksohen nga krimi djallzor ndyrnon zvicerran, duke fillu qysh nga krimi kombtar bankar,fshehje taksash,larje parash. strehim pasurish parash te diktatorve dhe kriminelve e mafjozve nderkombtar…..
    nuk ju bo pershtypje zvicerranve fakti qe shumica e popullsis zvicerrane eshte perdoruese permanente e drogerave te t gjith llojeve,heroin kokain hashash,marijuan,ekstazy….. por,nese ndigjojn qe shqiptari I shet keto drogera “terbohen” dhe marrin pozat e te nershmit.
    nderkaq mezi presin sa te vij darka qe t shkojn ne shtpi me mush hundet dhe me konsumu racjonin drognor te rradhes.
    “mos I shiko tjetrit qimen ne syrin e tij kur ke qimen ne syrin tend” porosit bibla.
    nderkaq zvicerbythqiret perpiqen te sajojn nji qime te syri I shqiptarit,ndersa kan trarin perpara syrit te tyre”! dobellmorali eshte kthy ne Dobell-gjykim Dobell-ligj,dhe nese votohet behet Dobell-ligjshmeri kushtetuese…
    kush e rregullo zvicren nga kto marrzina fashisto nazisto racisto shkerdhatnore! e rregullo vec nji usta. ustai amerikan. nese amerika ja prish ligjet mafjoze bankare qe lehtsojn dhe nxisin krimin mafjoz global dhe pasurojn bankat zvicerrane
    ,pra pa ato ligje bankat zvicerrane vdesin,zvicra gjunjzohet,shumica e tyre voton per europ me referendum.,parlamenti nuk voto ligje raciste dhe populli nuk del kundra te hujve. ky esht zingjiri lidhs sesi duhet ti behet “teapija e shoku” shtetit zvicerran.
    hiqjani fuqin bankave te tyre duke ju demolu ligjet kriminele dhe zvicrra do gjunjzohet si bythqi lulishtesh para hajdarit atomic amerikan.
    qijini bankat e tyre qe te shkaperdhehen ata komplet si popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje