FOTOT/ Të jetosh si “Kumbari”: Jeta sekrete e Brando në ishullin përrallor

4 Shkurt 2016, 15:31Lifestyle TEMA

Ai ka qenë ndër aktorët më popullorë dhe më të dashur në botë, por jeta e tij private ishte tejet sekrete.

Shumë pak njerëz e dinin se ku ishte “strofulla” e tij sekrete ku shijonte qetësinë dhe bukurinë e plazhit.

Gjatë kërkimeve për të xhiruar një fuilm në vitin 1962, Marlon Brando zbuloi ishujt e Tetiaroa në Polinezinë franceze.

Ai e bleu atë disa vite më vonë.

Bëhej fjalë për një zonë me 12 ishuj të vegjël përrallorë.

Aktori legjendar i “Kumbarit” jetoi për shumë kohë aty duke shijuar peizazhin magjepsës.

Për blerjen e tij Brando pagoi rreth 200 mijë dollarë dhe e ktheu në një fshat të vogël turistik dhe më vonë ndërtoi një hotel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje