Një ish-anëtar i Policisë së Los Angelesit (LAPD), ka pohuar se reperi P Diddy angazhoi një vrasës me pagesë për të vrarë Tupac Shakurin.
Shakur, 25-vjeç, u vra në vitin 1996, në kohën kur në Amerikë kishte nisur rivaliteti i rap grupeve mes Bregut Lindor dhe Perëndimor, raporton The Sun.
Detektivi tani i pensionuar, Greg Kading, ka thënë se vrasja ishte planifikuar nga Sean ‘P Diddy’ Combs, i cili në atë kohë ishte i njohur me nofkën Puff Daddy.
Kading gjithashtu ka pohuar se vrasja e shokut të ngushtë të Combsit, Christopher ‘Biggie Smalls’ Wallace gjashtë muaj më vonë, ishte bërë si shenjë hakmarrje për vrasjen e Tupacut.
Ish-polici në një dokumentar të publikuar së fundmi, ka thënë se Combs punësoi anëtarin e bandës “Crips”, Duane Keith “Keffe D’Davis” për ta vrarë Shakurin për 1 milion dollar, raporton KD.
Davis besohet se ishte paguar për të vrarë edhe menaxherin e Shakurit, Marion “Suge” Knight”.
Në vend të Knightit, ai vrau nipin e tij Orlando “Baby Lane” Anderson.
E keni iden e ketyre qe shkruani apo thjesht hajde te shkruajme. Nuk besoj se ka ndonje media ne bote qe te bej te tilla gabime. Orlando Anderson ka vdekur 1998, ndersa Tupac ka vdekur ne 1996. Orlando ishte shok i ngushte me Eazy-E, nuk kishin asnje mosmarreveshje midis grupeve, aq me teper qe ne ate periudh ishin sheshuar gjakerat.
?