Shampanjë dhe kartmonedha në ajër: Ja si ‘festojnë’ ndihmën sociale në Britaninë e Madhe

3 Shkurt 2016, 16:25Lifestyle TEMA
Shampanjë dhe kartmonedha në ajër: Ja si

Një televizion në Britaninë e Madhe ka kryer një eksperiment social mjaft të guximshëm.

Duke menduar se mënyra më e mirë për të marrë ndihmën sociale, është të gjitha njëherësh, ata kanë zgjedhur tre familje për t’i dhënë paratë e një viti.

Plot 26 mijë paund, rreth 34 mijë euro, do t’u jepen tre familjeve të përzgjedhura.

Shfaqja do të transmetohet në 9 shkurt në “Channel 5”.

Siç shihet reagimi i familjarëve ka qenë i tepruar.

Ata festojnë me shampanjë dhe prishin para pa fund.

Kjo temë ka ngjallur shumë diskutime në Britaninë e Madhe, por realizuesit e programit thonë se duan të shohin reagimin e njerëzve kur bien në kontakt me shuma të mëdha.

Kritikët e kanë quajtur “pornografi e varfërisë”.

1 komente në “Shampanjë dhe kartmonedha në ajër: Ja si ‘festojnë’ ndihmën sociale në Britaninë e Madhe”

  1. Ben says:

    Po te festojne ndihmen sociale ne Shqiperi, duhet te rrine gjithe muajin pa ngrene dhe natyrisht brenda muajit do te kene shkuar ne boten tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje