John Kerry viziton Tiranën më 14 shkurt

4 Shkurt 2016, 21:06Politika TEMA

Sekretari amerikan John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.

Lajmi bëhet me dije nga Departamenti i Shtetit.

Kerry do të takojë drejtuesit kryesorë të shtetit.

Ndalesa e sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.

Në këtë ndalesë, ai do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.

Më tej në Tiranë, sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas Shqipërisë, kryediplomati amerikan do të rikthehet në SHBA, ku në Sunnylands, Rancho Mirage, të Kalifornisë do të bashkohet me Presidentin amerikan, Barack Obama, në samitin mes SHBA-ve dhe ASEAN (rajoni Azi-Paqësor), më 15 dhe 16 shkurt.

 

9 komente në “John Kerry viziton Tiranën më 14 shkurt”

  1. e verteta says:

    prandaj spo ndihet Lu Lu….!?


    Kerry ka ca merret , po meqe shqiperia eshte bere han ben nje xhiro te rradhes, si Hillary, nje fjalim te bukur me duartrokitje ne parlament dhe buzeqeshje servile nga pushtat ne pushtet…..
    E perse sherben kjo vizite?………te dali zedhenesi I ministries se jashtme ta prese dhe qaje hallet…por jo, duhet vete lartmadnija e tyne, Like-Edrama patjeter ta pershendesin…
    I shkreti shqiptar , ngeli akoma ne pritje te cekut te bardhe…..

  2. Bardhi Tolabi says:

    Mos more!
    Po tani cfare do te na thote opozita,kryetari de fakto i saj,Sali Berisha,sipas te cilit kjo maxhorance dhe Edi Rama,jane braktisur nga komuniteti nderkombeta?
    Jepini keto lajme,por me pare jepini ilacet doktorit,para se te dalen lajme te tilla.Mos na lente perendia pa doktorin se,nuk kemi me ke te qeshim pastaj…

  3. Amerikan says:

    Po ky, do dali me Teresen nga liqeni per Shen Valentin?

  4. faikonica says:

    kapeni ne dore kte milet,se po behet antiamerikan e pro ISIS

  5. Ramo Mezini says:

    ESHTE NDER E PRIVILEGJ I MADH TE VIZITOJE SHQIPERIN JOHN KERRY JO SE ESHTE KRYEMINISTER I BOTES POR SE ESHTE JOHN KERRI. SHFRYTEZOHENI KETE RAST DHE KERKONI KESHILLAT E TIJ PREJ SUPER NOBELI.

  6. babai i Bariut says:

    e more vesh o Qelbesira i Vicidolit ? Usa po ta jep sinjalin e forte qe kufoma tende e ka vendin ne burg

  7. Arber says:

    Sinjal i mire per Ramen!

  8. Muli says:

    Mos i duhen gjë, ushtarë për në Siri, Amerikës…???!!!

  9. hajrie hom'ni says:

    Hajde mor zoteri e mblidhja njehere rrup-sup ketyre jashteqitjeve, te cilet kane ne dore ket’ popull, se kane 25 vjet qe po torturojne bashkekombesit e vet.

    Nje grusht popull, as 3 milion banore, vuajne per buken e gojes, perballen me korrupsionin, vrasjet, drejtesine matrapaze, shendetesine kriminele …. etc.

    O mortja si nuk j’u ha!!!!!! Imagjino te ishte me dhjetra milion banore Shqiperia, do ishte nje Kalkute ne mes te Europes. Jemi vetem nje grusht popull, 3 milion. Nje Shtet me kuptimin e plote te fjales, ose Gjermania, n’a rregullonte per 6 muaj.

    Hiqni dore nga drejtimi i Shqiperise, o jashteqitje te kombit!!!! Lereni Shqiperine te jete koloni, do jete me mire per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje