Një dekadë vrasje; historia e konfliktit që nisi për një grindje mes dy shokësh

4 Shkurt 2016, 15:58Politika TEMA

Masakra e 3 shkurtit në Elbasan e ka zanafillën një dekadë më parë, kur mes anëtarëve të dy familjeve nisi një seri ngjarjesh me plagosje dhe vrasje të pamëshirshme. Zanafilla është viti 2005.

Dhjetor 2005. Sherri në një klub nate në Elbasan mes dy miqve, Sokol Çapja dhe Dritan Sheme u ndërmjetësua të shuhej nga ish-shefi i policisë rrugore Fadil Mema dhe dy familjet u takuan. Por në dhjetor 2005 Sokol Çapja ekzekutohet brenda një lokali në Elbasan nga një person i maskuar. Policia identifikoi si autor shtetasin Dritan Sheme. Familja Çapja akuzoi atëherë ish-policin Fadil Mema se i kishte prerë në besë.

Janar 2006. Ish-shefi i qarkullimit rrugor Fadil Mema plagoset në këmbë me armë nga shtetasi Florenc Çapja, i sapokthyer nga emigracioni. Florenci është nipi i Sokol Çapjas.

2006. Në lagjen “11 Nëntori”, në një fast food u ekzekutua me armë zjarri Ardian Ibrahimi, 34 vjeç, burri i motrës së Fadil Memës. Edhe pse ky person nuk kishte lidhje me ngjarjet e ndodhura, një person e qëlloi atë brenda në lokal. Policia arrestoi edhe autorin e vrasjes, Saimir Bako, i cili dyshohej se ishte vrasës me pagesë. Bako u dënua me 20 vite burg dhe aktualisht po kryen dënimin.

2006. Në një lokal në Tiranë, Dritan Sheme, 32 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes së Sokol Çapjas, qëllohet dhe vritet. Ai qëndronte i fshehur në Tiranë prej tre muajsh. Vrasësit e gjetën pranë banesës dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi. Autorët nuk u zbuluan asnjëherë.

Gusht 2012. Gentian Beqiri, ose Ardian Meta, ekzekutohet në banesën e tij. Ai ishte paralizuar pas një rrëzimi nga lartësia në përpjekje për t’i ikur policisë në Sarandë dhe mbahej në arrest shtëpie si i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005. Atentatorët i hynë në banesë në momentin kur policët që e ruanin ndërronin turnin dhe e vranë në gjumë, ndërsa i dhunuan edhe të atin, i cili vdiq më pas në spital. Policia nisi hetimet dhe akuzoi për këtë vrasje Florenc Çapajn, por ky i fundit kishte alibi pamjet e tij në Doganën e Qafë Thanës në momentin e vrasjes.

Mars 2015. Ish-polici Fadil Mema jetonte si emigrant në Torino, duke shitur gazeta. Më 13 mars të vitit që kaloi, kur kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën. Media italiane komentoi se vrasja ishte larje hesapesh mes mafias shqiptare./ TCH

4 komente në “Një dekadë vrasje; historia e konfliktit që nisi për një grindje mes dy shokësh”

  1. ANASTAS SYKO says:

    VITE ME PARE,NA PATEN MESUAR NE SHKOLLE , QE KAPITALIZMI ESHTE I EGER.ATA QE REALIZUAN NDRIMIN E SISTEMEVE FUTEN EGERSINE PERPARA KAPITALIZMIT,PRANDAJ KETO VRASJE JANE LINDJET E MBARSJEVE TE 1991-1997….ANKO

    1. Kujtim says:

      Jane armet e Sali Qenit qe le per dit skaturp plak i cmendur.

  2. Toni1976 says:

    Po kjo sqeka version gjakmarrje…ketu del qe nga familja capja qeka vrar ky sokoli ne fillim pastaj gjithe keto vite eshte familja capja qe vret cti dal para…familja tjeter apo familja e policit…shume mire qe vajti keshtu ather…kur ska drejtesi duhet me gjete rrugen e te besh vete drejtesi…

  3. A says:

    Keshtu eshte kur nga mender drejtuesit tane te ketyre 25-se viteve si nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA u fut fryma me negative, me keqe dhe e perdale tek individi, familja dhe shoqeria shqiptare i sistemit KAPITALIST te EGER, PRIMITIV, SKLLAVOPRONAR dhe FEUDAL.
    Duke marre keto praktika, teori nga vendet dhe shtetet me te mbrapambetura, me te pa zhvilluara te botes, ne nje kohe qe jemi vend dhe shtet evropian.
    Keto ndodhin sepse keto gangser te politikes shqiptare nuk moren shembujt me te mire nga vendet dhe shtetet me te zhvilluar te botes dhe te evropes me mireqenie te larte si vendet skandinave ose nga 10-te vendet dhe shtetet pozitive te botes dhe te Evropes dhe ne kete menyre sot do te kishim ndertuar sistemin KAPITALIST SOCIAL DEMOKRAT MODERN te provuar, te sprovuar te zbatuar si te teori dhe ne praktike nga shtete dhe popuj te tjere.
    Sot SUEDIA e uli orarin e punes 6-te ore ne dite, ZVICRA po ben pagen e nje papuni ne muaj 2250 Evro ne menyre qe asnjeri te mos kete stres.
    Sa persona nga keto vende te zhvilluara shkojne eksod ne vendet e pjerdhura islamike dhe mprambetura, asnje. Sa persona shkojne nga vendet arabe, islamike neper shtetet e Evropes me miliona. Kjo eshte e verteta.
    E verteta eshte qe gjate vitit 2015, 200’000 persona nga Shqiperia kane bere Llotarine Amerikane, sikur ti dalin te gjitheve, menjehere kjo shifer shumezohet me 3(TRE) PERSONA qe ka familja me e vogel shqiptare dhe behet 600’000 shqiptare qe jane te gatshem te ikin nga syte kembet. Rreth 80’000 vete kane ikur shqiptare eksod ne vitin 2015 neper Evrope.
    Dihet qe nga Llotaria Amerikane dalin 50’000 personave ne vit nga e gjithe popullsia e botes.
    Por, ne beme te kunderten qe me vrap, me shpejtesi u anetaresuam ne ORGANIZATEN e VENDEVE ISLAMIKE nga menderet SALI BERISHA dhe ALFRED SERREQI.
    Cfare shembujt te marrish nga keto vende islamike, ja ku jane sot, megjithe pasurite e tyre marramendese qe kane ne territoret e tyre ne vend qe te zhvillohen, te rrisin mireqenien ne maksimumet e mundeshme, emancipimin te shkoje atje ku duhet. Shohim popullsi dhe territore te shkatarruara dhe varferi ekstreme. Por mbi te gjitha nuk duan te mesojne, te emancipohen dhe te ecin perpara ne begati, qyteterim, kulture. Nga njerezit pervers nuk ke se cfare te mesojsh dhe te marrish shembuj kur jane si ne jeten e perditeshme dhe ne drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje