VIDEO/ Lokali i bërë copë nga plumbat pas masakrës së Elbasanit

4 Shkurt 2016, 09:08Politika TEMA

3 të vrarë dhe të paktën 7 të plagosur është bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në dalje të Elbasanit.

Për pasojë kanë humbur jetën: Agron Capja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Florenc Çapja, Arnold Çapja, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshkadhe Ardian Zharri.

Dyshohet se 4 persona të armatosur dhe të maskuar si efektivë policie kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të këtij lokali.

Ata janë afruar me një automjet ngjyrë gri dhe kanë hapur zjarr pa selektim ndonëse në fokus të atentatit mund të kenë qenë persona të caktuar.

Drejtoria e Policisë bëri me dije se në orët e vona janë shoqëruar disa persona te cilët mendohet se mund të japin informata të vlefshme rreth ngjarjes.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes.


NGJARJA NE ELBASAN by lapsi-al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje