Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe 7 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një përleshje të armatosur të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.
Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në zonën periferike të Krastës, pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Disa persona kanë hapur zjarr me armë automatike në drejtim të lokalit, ku për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe 6 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë pak më vonë në Spitalin e Elbasanit.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit Arnold dhe Agron Çapja, si dhe Eneo Bedalli.
Dëshmitarët thonë se ngjarja ka zgjatur pakë minuta.
Sipas tyre, para lokalit ka ndaluar një automjet tip “BMW” e zezë, seria 5, nga e cila kanë zbritur dy persona. Këta të fundit kanë hapur zjarr me breshëri ndaj personave që ndodheshin brenda lokalit, pa kursyer askënd.
Sa u takon motiveve të ngjarjes, për momentin përflitet për një hakmarrje të vjetër të nisur shumë vite më parë nga familja Çapja dhe këtu janë fokusuar hetimet.
Forca të shumta policie po kontrollojnë qytetin, kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd, si dhe kanë ngritur postblloqe në rrugët e tjera dalëse të qytetit.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e RENEA-s dhe ato të FNSH-së së Tiranës dhe Fierit, si dhe të komisariateve të Durrësit, Lushnjes dhe sërish Fierit.
Personat e plagosur kanë mbërritur me helikopter në Tiranë, për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës. Nga të dhënat e fundit rezulton se gjendja e tyre është e rëndë dhe do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike.
Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar edhe targën e automjetit të përdorur për këtë masakër, gjë që mund të përbëjë një mundësi për të arritur tek autorët.
Deklarata e policisë së Elbasanit të ngjarjen
Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Kraste ne Elbasan ku dyshohet se nga disa persona eshte qelluar me arme ne drejtim te nje lokali dhe per pasoje dyshohet se kane humbur jeten dy shtetas dhe jane plagosur 4 persona te tjere, nga te cilet dy jane ne gjendje shume te rende ne spital. Menjehere ne ndihme te policise se Elbasanit jane nisur forcat speciale RENEA, FNSH e Tiranes , FNSH e Fierit.
Jane angazhuar forcat policore te komisariateve Lushnje, Fier, Berat, Durres. Eshte krijuar perimetri rrethues ku jane bllokuar te gjitha pikat hyrese e dalese me Elbasanin. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur per hakmarrje per ngjarje te ndodhura me pare. Ky eshte informacion paraprak. Jo i plote dhe jo perfundimtar.
z:Mero Baze, te jesh mese i qarte se ne keto ngjarje kriminale me veshje policie, ka dore Ai…Doctori *BLU* me ish_et e gardes dhe policise te kohes se tij qe tashme prej nentorit 2013 merren vetem me droge, kercenime dhe vrasje, per te rritur tension ne vend me ngjarje te tilla. Kaq per momentin
Jeni mese I sakte per doren gjakatare qe orkesron terrorizmin antishqiptar te 25 vjetve te fundit.
Ky I tanishmi eshte terrorizmi i shtetit parallel te bishes ne ngordhje.
Shqiptaret e mire ,kudo qe jane,brenda e jashte Shqiperise ,duhet te behen shume te pergjegjshem per rreziqet qe po kalojme dhe per bashkepunimin e forte qe duhet forcuar me Policine e Shtetit te Shqiptareve.
Cfare dore ”magjike” e pordhe me rigone thoni,e verteta qendron ne ADN turkoshakoarbe qe vrasjet mes suniteve e shiiteve shqipfoles do te vazhdojne per shume dekada,madje perjet………….shikoni vendet arabe!
Vrasjet jane ordinere ku te githe jemi te qarte se ndodhin ne cdo vend ne shqiperi ,normalisht me protagoniste myslimon brodhers.Nese nuk pranohet nje gje e tille,ka spiegimet e veta,hajt gezuar Ramazonin.
Kurdrejtesia nuk funksionon,punen e ben vetgjyqesia.Shoqeri e traumatizuar….
nje koment per askushin dhe Loren, mbase keni te drejte, por me ngjan si pergjigje e lehte te akuzosh opoziten per te gjitha te zezat (me gjithese per kete qe ka ndodhur nuk ja ve fajin as opozites dhe as policise). Mos valle dhe Beqajn me hajdutet e tjere i ka vene opozita ne qeveri qe te ndeshkojne te ndershmin Rama ?