Ndryshimet në statusin e PS-së ‘shuajnë’ pretendimet e Blushit

3 Shkurt 2016, 12:01Politika TEMA

Në Kongresin e marsit, delegatët e Partisë Socialiste do të miratojnë edhe ndryshimet statutore.

Ndryshimet synojnë t’i japin fund debatit të iniciuar nga Ben Blushi, i cili kërkon zgjedhje brenda partisë.

Në modelin e ri që pritet të miratohet, në rast se partia fiton zgjedhjet, mandati i kryetari rikonfirmohet automatikisht dhe kryetari i Partisë është automatikisht edhe kryeministër i vendit, raporton Dita.

Statusi pritet të ndryshohet në 6 pika, ndërsa degët e partisë do të jenë 61, aq sa është edhe numri i njësive vendore në vend.

Ndryshimet do të prekin edhe mandatin e kryetarit të partisë së degës, i cili do të paguhet nga të ardhurat e partisë me rrogë të plotë, ndërsa nuk do të mund të angazhohet në një pozicion tjetër në administratë.

Hartuesit e draftit të ri të drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe disa deputetë të tjerë të PS-së, kanë përkthyer disa drafte nga partitë si motra në Evropë, ndërsa rasti i laburistëve britanikë është më i preferuari.

Në statutin aktualisht të partisë në nenin 30, pika 2 parashikohet: “Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. jep dorëheqjen; b. partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c. humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP).

19 komente në “Ndryshimet në statusin e PS-së ‘shuajnë’ pretendimet e Blushit”

  1. neritani says:

    Nese behen ndryshime ne status per kete pune, i bie qe Blushi deri tani ka pasur te drejte. Pa ndryshime ne status rama s’duhet te ishte kryetar.

    1. ana says:

      Epo futja pordhes i thone kesaj o Neritan Me bo derr derr kot tani me nit me u marr me zgjedhje ne parti. 2 pale zgjedhje i fitoi Edi Rama, e tani te thuash qe nuk eshte ky rikonfirmim, eshte si te thuash qe dielli nuk ben drite.

    2. Gertjan says:

      E drejte! Eshte e pakuptimte te mos rikonfirmohet ne krye te Partise Socialiste z. Rama per aq kohe sa eshte votebesuar nga anetaret e Partise Socialiste, te majtet por jo anetare te Partise Socialiste, dhe nje pjese tjeter. Te rikonfirmohesh me 1 milion vota padiskutim qe deshmohet mbeshtetja ndaj z. Rama si nga anetaret e Partise Socialiste edhe me gjere.

      1. neritani says:

        Rregullat shkruhen dhe s’behen sepse ka apo ska kupti. Nese ne status nuk shkruhet kjo gje shume e kuptimte per shume nga ju, duhet te behen zgjedhje. Mua me duket llogjike shume e thjeshte. Kuptimetia eshte koncept qe ndryshon nga njeri te tjetri, per kete shkruhet rregulla dhe statuse, qe njerzit te ndjekim cfare eshte vendosur dhe jo se cfare mendojne ata se ka kuptim.
        Mua sme intereson fare nese behen apo kane kuptim zgjedhjet, e vetmja gje qe ka kuptim per mua eshte se nese ne status shkruhet specifikisht se kur fitohen zgjedhjet e pergjithshme nuk behen zgjedhje ne Parti, atehere s’behen zgjedhje. Nese nuk shkruhen detyrimisht duhet te behen zgjedhje. Nese shumica mendon qe kjo qe thoni ju eshte me e kuptimta atehere ndryshohet statusi dhe shkruhet qe ska nevoje per zgjedhje… qe do te thote qe keto tre vjet NaltGjatesia e TIJ ka qene kryetar i pazgjedhur.
        Llogjika ime eshte e thjeshte.. o shkruhet, o nuk shkruhet.

        1. MIRI says:

          Po si mendoni ju se Blushi po te kandidoje do te fitoje kundra Rames!!!! Blushi thjeshte do ta percaje Ps,bene lojen e Berishes dhe te Nanos,prandaj dhe Rama po i pergjigjete Lojes.Blushi deri tani ka bere lajme se shane ps,tani na dele shume i majte.Partia eshte bashkim vullentare po ste pelqen beje parti tjete ose shko tek preri i Sales si Kace Islami.

          1. neritani says:

            Miri,
            Un nuk pretendoj kush fiton..
            Un pretendoj vetem nje gje:
            Nese ne status nuk shkruhet qe kur partia fiton zgjedhjet legjislative, kryetari konfirmohet automatikisht, atehere behen zgjedhjet.
            Nese kjo shkruhet atehere nuk behen zgjedhjet.

            Eshte kaq e thjeshte zoterinj, se kush fiton sme intereson hic.. me intereson vetem nje gje te di. Nese dikush shkel rregullat e partise apo organizates se vet, nuk e ka problem te shkeli edhe rregullat apo ligjet e shtetit.

  2. tregolf says:

    PO Rama mori 1 milione vota nga socialiste dhe jo vetem. Sdi per ca m… Blushi ben gamm gam kot. Blushi tu shit libra eshte dhe tu i bo vetes reklame falas eshte kuptohet. Plus qe duuket sikur ka lidh kontrate me saliun

  3. asd says:

    Bythelepirsa te shitur, jeni qe jeni, ndryshoni edhe kushtetuten; Bejeni mbret.

  4. Gerti says:

    Ne tere boten ndryshimet e rregullave aplikohen ne zgjedhjet e ardhshme, jo ne ato qe pritet te zhvillohen. Ashtu si KQZ nuk mund te shpalle nje zgjatje mandati nje muaj para 2017, ashtu edhe PS nuk mund te ndryshoj statutin ne mes te mandatit.

  5. zekthi says:

    Ky ndryshim rregulli quhet ADPERSONAM ( i bere enkas per ate person ) dhe eshte i jashteligjshem

  6. feniks says:

    Paska patur te drejte edhe Sali Berisha apo Fatos Nano qe qendruan per 15-20 vjet kryetare!
    Keto nderyshime ne Statutin e PS-se jane DIKTATORIALE dhe vertetojne se PS-ja eshte vene nen diktsatin e nje njeriu te vetem!
    Ketu del qe PARTIA eshte me pak e rendesishme se qeveria,kur duhet te jete e kunderta:
    m -Partia drejton,udheheq dhe kontrollon qeverisjen!
    Per kete arsye NUK KA ASNJE TE MIRE qe te lidhet fitorja ne zgjedhjet shteterore me ato te partise!
    Si do qe te trezultojne zgjedhjet,PARTIA gjuthynje duhet te jete EFIKASE qe te ANALOZOJE SITUATEN,TE KONTROLLOJE QEVERISJEN DHE TE BEJE NDRYSHIMET E NEVOJSHME KUDO!
    E kunderta duhet te ndodhe:
    -NE SE NE ZGJEDHJET NE PARTI KRYETARI HUMBET VOTBESIMIN ATEHERE AI DUHET TE HIQET EDHE SI KRYEMINISTER!!!
    PS-ja fitoi 2 here ne zgjedhje,por per shume arsye!
    Se pari njerezit votuan masivisht jo se donin pa tjeter Edi Ramen,por se URRENIN Sali Berishen!
    Se dyti,pa koalicion me LSI-ne kurre nuk do fitonte PS-ja!
    Se treti fitorja u arrit edhe ne saje te votave te koalicionit!
    Se fundi:
    -Llogari dhenia ne Kongres nuk behet vetem per nje njeri,qofte edshe kryetarri,por per te vleresuar arritjet,percaktuar gabimet dhe fajet, percaktuar alternativat mme te mira te mundeshme per te ardhmen etj!
    KONKLUZION:
    Fakti qe ndryshohet STATUSI per te mos lejuar Blushin te votohet per rizgjedhje,tregon se ai KA PLOTESISHT TE DREJTE:PS-ja KA MBARUAR SE QENI PARTI PROGRESISTE!
    Une familjarisht heq dore nga antaresia ne PS dhe NUK VOTOJ ME PER ATE!!!
    Shtohet doza e ketij vendimi qe marr edhe per arsyen se Edi Rama ka mbajtur nje qendrim KRIMINAL DHE ANTI KUSHGTETUES ndaj PADREJTESIVE qe na jane bere per 25 vjet per PENSIONET E ISH USHTARAKEVE!!
    PS-ja NUK ESHTE ME PARTIA IME,por e ish te burgosurve ,politike,hajduteve,spiuneve,diversanteve,vrasesve,pederasteve etj.

  7. lola says:

    Z.Blushi, une i kuptoje perpjekjet e tua, formimin tend demokratik e ne interes te gjithe shqiptareve, por keta zoteri vijne nga blloku i kuq, qe e kane sunduar kete vend mbi 45 vjet, dhe do ja gjejne menyren per ta anashkaluar kete problem, qe ne thelb eshte kryesori per nje demokraci, dhe nga ana tjeter elektorati i PS eshte nje elektorat i varfer,i pa arsimuar, aspak demokrat, dhe te gjitha keto e te tjera e veshtiresojne punen. Alarmi kesaj u duk qe me listat zgjedhore qe i bente kryetari,pra do bente deputet ate qe donte kryetari qe ta ndihmonin me pas ne sundimin e vendit, por edhe deputetet duke qene se ne thelb jane zgjedhur nga kryetari dhe jo nga populli, anojne nga kryetari. Une e kuptoje qe ky eshte nje problem i madh ne vendin tone dhe pikerisht keto gjera vendin po e mbajne penge qe jo vetem nuk zhvillohet por po ecen mbrapa. Me korrupsion merret pushteti dhe keta te korruptuar e kane shtrir korrupsionin ne cdo qeliz te jetes se vendit

  8. mondi nga Vlora says:

    mos u hidhni ne zjarre o te uruar se Blushi mund te kete 1000 mekate Po ne kete raste nuk e ka keq.Rama ka kthyer PS ne korporate multimiliardre ku nje grushte njerzish medioker kontrollojne gjithçka ne PS dhe Shqipëri.

  9. qyetari B says:

    Ore, po Blushi nuk e ka keq, keq e kane ata qe duan te merren me Blushin se ai e ka perjashtuar veten nga ajo parti se ka mbi 10 vjet kunder saj. Mos e merrni serizisht Ben Blushin as per librat qe shkruan. Ato qe flet Blushi jane llogo bulevardi, ose anes Lanes. Nje njeri parazit si ai, nuk ka te drejten as te diskutoje e jo me te dirigjoje nje parti me te madhe ne Shqiperi. Le te shkoje tek Kastrioti se ja, veshet ngrehur i mban ai te behet zvkryeminister i qeverise ne hije.

  10. Ermiri says:

    Po pse nuk thoni qe Edi Rama pa votat e LSi nuk vinte dot ne pushtet..PS nuk ka 66 deputet Keshtu qe z Rama duhet te kanditoj serish per kryetar partie

  11. SHQIPE says:

    Ed Rama pervec shume te mirave do te mbahet mend edhe per pershtatjet qe i ka bere kushtetutes e statutit sic behet me nje kustum te vjeter qe e pershtat me tegela rrobaqepsie ne menyre qe te mos te valavitet ne trup ose te vije nje tjeter neser e te thote qe ky kostum eshte qepur per te .Jam i sigurt qe nuk do te jete i vetmi ne historine politike te Shqiperise .DAEMONES NON OPERANTUR NISI PER ARTEM,djalli vec me hile punon(pershtatur) thenie e pershtatshme per shume si une qe besuan se Rama ishte i sinqerte e beri nje sakrifice (listen e kriminalizuar,aleancen me nje pjese te ish pushtetit)thjesht per te frenuar berishizmin e evituar totalitarizmin .Jo vetem qe nuk e frenoi por duket se institucienet e kapura nga Berisha sikur po ipershtaten gjithmone e me teper,shet imazhin e nje europjanisti perendimor e mbahet me bemat e rinise per te mballosur perlyerjen ne balten e trashe te berishizmit qe tashme mund te thuhet me plot gojen RAMBERISHIZEM.Me keto bema perpara syve tane nuk mund te mos ndjesh keqardhje per keqkuptimin ndaj atij qe i terhoqem zvarre e i thyem permendoren ne mes te Tiranes e bustet ne cdo shkolle ku kam vene edhe vete dore.

  12. Bazar says:

    Ky titull qe i keni vene ketij artikulli eshte sa absurd aq edhe keqdashes. Pse? Nuk ka asnje kuptim te thuhet ne keto momente qe ndryshimet ne statut “shuajne” pretendimet e Blushit. Se çfare do ndodhi ne kongresin e Marsit, kjo mbetet per tu pare, ndersa Blushi aktualisht pretendon qe eshte shkelur statuti egzistues dhe kjo eshte mese e vertete. Ne PS ka shtat vjet qe nuk behen zgjedhje, dhe kjo eshte shkelje flgrante e statutit. Ne statutin aktual eshte e parashikuar gjithashtu qe kryetarit te partise i nderpritet mandati kur partia humb zgjedhjet e pergjitheshme. Kjo ndodhi ne 2013-en kur PS-ja i humbi zgjedhjet dhe kryetari i saj jo vetem qe nuk dha doreheqjen, por e futi PS-ne dhe gjithe vendin ne qorrsokak per te vetmen aresye vjedhjen e mandatit te kryetarit te PS-se. Edhe sikur ta marrim per te mireqene qe PS-se ja vodhen votat ne 2013-en, ne asnje paragraf te statutit nuk thuhet qe kryetari nuk e jep doreheqjen ne rastin kur pretendon se ja vodhen votat. Perderisa partia e tij mbeti ne opozite kater vjetet pasardhes, Atij automatikisht duhet ti nderpritej mandati i kryetarit.
    Ndryshimi i statutit ne mars, nuk eshte gje tjeter veçse çelja e rruges per kryetarin aktual per privatizimin e partise , per faktin se gjasat jane qe ne kongres nuk do kete votim per te zgjedhur kryetarin e PS-se, por vetem votim per konfirmimin e kryetarit aktual. Privatizimin e partise “de fakto” ka kohe qe e ka bere, tani pritet qe ta beje kete edhe “de jure”. Mbasi tja arrije ta privatizoje partine edhe “de jure” do hidhet ne “aksion” per privatizimin e gjithe vendit dhe pse jo ne nje te ardhme jo te larget ta shpalli veten mbret i shqiptareve. Deri sot ja ka arritur te beje çfare ka dashur me partine dhe me shqiptaret ne teresi. Nqs shqiptaret nuk do zgjohen nga gjumi letargjik, nje pjese e tyre, nje mengjes te bukur do e shohin veten ne burg per agjitacion e prapagande. Paisja e policise se shtetit me kamera trupi, ka qellime shume te dyshimta. Prisni se nuk keni pare asgje akoma!

  13. korcari says:

    Nuk vijne emigrantet me te votojne ramen,u zhgenjyen.300 mije emigrante votuan,per te futur saliun ne burg,jo te benin ramen diktator;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje