Artur Zheji shkruan sot se gjithë akuzat e muajve të fundit ndaj Ilir Metës, kanë qenë presion dhe shantazh ndaj këtij të fundit.
Por, sipas Zhejit, tashmë gjithçka është qartësuar pas letrës Clifford Chance.
Zheji shkruan se pas sulmit ndaj Metës, fshihen shumë gjëra.
“Insinuatat ndaj Metës, kanë qenë të njëpasnjëshme dhe sot, të distancuar bollshëm në kohë, vërehet, se ishin të mirëorkestruara dhe të mirëllogaritura, për të provokuar një konflikt të plotë dhe të thellë politik, me objektiv zgjedhjet e parakohshme.
Duke filluar nga akuzat libreske dhe amatoreske, për organizim vrasjesh dhe atentate të munguara, e deri më së fundmi te çështja Cez-Dia, që me deklaratën e avokatëve të Clifford Chance, sot është shndërruar në një flluskë tjetër që plas, por që deri dje ishte një bombë e mirëfilltë, mediatike dhe politike.
Një presion dhe një shantazh i pastër. Dhe ndoshta me një faturë koncesionesh, lista dhe përmbajtja e të cilave, është për ne e padukshme. Së paku, akoma deri më sot.
Hamendësimet mediatike dhe jo vetëm, ndonëse përjetohet një periudhë qetësie, përsëri gëlojnë dhe e drejtojnë gishtin nga qeveria, apo nga vëllai-armik, ose ndryshe dhe më thjesht: nga Kryeministri.
Mirëpo, mos është edhe kjo yshtje për dyshim kryeministror, pjesë e lojës? E të njëjtës Lojë, nga e cila përfitimet, në rast të shpërthimit faktik të konfliktit, janë edhe ato të përllogaritura?
Edhe në këtë rast, është e udhës të mos ngutemi. Loja politike në Shqipëri është bërë shumë e komplikuar. Dhe shumë e djallëzuar njëkohësisht.
Pasi në mes apo përfund saj, luan një Para e Madhe. Të cilën Oligarkia e Re shqiptare, kërkon ta bëjë të vetën me çdo kusht. Shqipëria sot, mjerisht për të dhe varfërinë e saj, ka ende shumë “cica” që prodhojnë qumësht të shtrenjtë, e pra shumë para. Të cilat, mëndje dhe shpirtra të babëzitura nuk ngopen dhe nuk rreshtin së rrjepuri. Ngado dhe kudo të jepet rasti.
Por në kushtet e një mjegulle konfliktuale-politike, kjo bëhet edhe më e lehtë.
Nuk do të përjashtoja pra, edhe një Pistë të Tretë. Jo thjesht politike, por kryesisht Oligarkike dhe që kishte dhe ka, si qëllim, destabilizimin emocional të Shumicës aktuale dhe si pasojë, peshkimin e bollshëm në ujëra të turbullta”, shkruan Zheji për gazetën Mapo.
Sipas tij, pas këtyre fakteve të fundit, Meta, por edhe diplomatët perëndimorë, duhet të flasin.
“Fakti që përgënjeshtrimi i akuzës së gënjeshtërt, pati më pak jehonë se sa Insinuata kundër Metës, ka edhe ajo domethënien e vet.
Mirëpo në këtë pikë, Meta po hesht.
Është kjo padyshim një heshtje politike. Ndoshta ende në pritje që zinxhiri i fakteve reale, të zëvendësojë plotësisht zinxhirin e akuzave, duke kthjelluar pamjen edhe më shumë.
Gjithsesi Meta, e ka për detyrë, që herët a vonë, ta bëjë pronë të publikut këtë mekanizëm që prodhon kaq mjeshtërisht, intriga politike të këtij lloji, që kanë efekte të mirëfillta destabilizuese duke krijuar klimë të helmuar politike, që stopon investimet, besimin e tregut ndërkombëtar te Shqipëria dhe që prodhon varfëri dhe pasiguri, për shumicën prej nesh.
Ilir Meta duhet të hedhë dritë dhe të veprojë në mënyrë transparente dhe publike. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe trupa diplomatike e akredituar në vendin tonë, që është edhe kaq aktive, “për të mirën e Shqipërisë”.
Nuk mjafton që sot, pas këtyre sprovave të rënda, Ilir Meta të ndihet sot politikisht më i fortë. Duhet që edhe sistemi të çlirohet gjithmonë e më tepër, nga qelizat konspirative oligarkike, që prodhojnë këtë informacion dezinformues me pasoja të rënda për të gjithë. Vërtet çka nuk të vret, të bën më të fortë, por nga kjo forcë, duhet të dalin në dritë porcione më të mëdha të së Vërtetës”, e mbyll Zheji.
Artur dhe gjithe soji juaj i gazetaxhinjve, anal-isteve etj. Qe nuk jeni budallenj, kjo dihet, po perse kerkoni te dukeni akoma me te zgjuar duke kerkuar t´i shisni popullit (qe sipas jush eshte budalla), analiza naive dhe pa koke e kembe. Te gjithe e dine, perfshi edhe mediat, se Ilir Meta ka pasur dhe ka monopolin e shume projekteve teresisht korruptive, sidomos ato ne fushen e energjitikes. E dine te gjithe se si punon Ilir Meta. Fakti qe ne Shqiperi nuk ka sistem drejtesie dhe asnje interes per te gerruer m…. se i del era, nuk do te thote se Ilir Meta nuk eshte koka e kucedres se quajtu korrupsion ne Shqiperi.
Zheji sic duket kerkon nje therime te kesaj paraje te madhe qe behet fjale. E pabesueshme, ose qellimisht keta shkruajtes shkrimesh i japin permbajtje pro Ilir Meta shkrimeve te tyre, se e dine qe populli e urren dhe reagon ndaj cdo mbrojtje ndaj Metes, ose Ilir Meta ja krip koken me pare ketyre dilitanteve, te ashtuquajtur kritik a gazetare te felliqur , pa moral dhe servila.
Ca tha ky se ny e mora vesh, po pse per kaq pak paguhet ky te merret me hamendesime idiote
O artur mire e ke ti qe Meta duhet te pergjigjet.Por per cilat,sepse jane shume .Do pergjigjet per vilat ,per guroret ne skrapar per kromin dhe nuk di per cfar tjeter.Ai ka fituar nje pozicion me parat e pista qe ja kane nevojen te dy palet ,sepse njeher e mbroi Sala dhe tashi Rama.Dhe ju “analistet” ne vend qe te beni verejtje i jepni te drejt.Kupo vemi vaj medet populli!!!!!!!!
O Zheji! A po mundohesh te na thuash qe Meta eshte i paperlyer?! Humbja ne Pogradec tregon se ky popull i kulturuar Pogradecar nuk e votoi Meten! A e dini pse?!Sepse sic duket e njohin Meten dhe njohin historite e LSI ne Pogradec dhe Tushemisht! Une kur kam marre vesh se Shyqyri Buzo ishte kryetar i LSI ne Pogradec jam bindur!
Po mor Turi, kerkon t’i dalesh Ilir Metes ne mbrojtje. Ky vend vuan pasojat e kompromiseve te I.Metes, vetem per te fituar materialisht, per te qene me pushtet dhe per te perfituar te mirat materiale qe rrjedhin prej saje. Me nje fjale, sic thote populli (ndoshta banale por me shume kuptim) :- Sido qe t’a mbulosh mutin, perseri era i vjen. Pra ti Artur Zeji qe s’i ngjan ne asnje drejtim babait tuaj, je nje vegel e Ilir metes qe do te perfitosh sado pak ndaj vjedhjeve qe ben Meta &company. Vetem dalja e Berishes dhe Metes para drejtesise e shpeton kete vend, ndryshe ketu do sundoje mafia politike, per rrjedhoje mjere ky popull
Ky eshte nje tjeter qe merr rroge nga Meta.
Nje tufe plot me KOT-JETUES ka kjo e mjera Shqiperi…politikane medioker e pseudogazetare…
Zheji dhe Lorenc Vangjeli: same shit; different smells.
FIX FARE
Ky Zheji ben sikur ben analiza dhe qellimi eshte mbrojtja e metes. Nga ai ushqehet dhe i ben yzmet.
Po kokrra e koqes eshte, ben si i thelle edhe as femijet e kopeshtit nuk i manipulon dot me keto qe flet
Te gjitha te keqijat vendit i kane ardhur nga Meta. Vjedhjet, korrupsioni e privatozimi per dy leke jane pjellur nga Meta e grupi i tij komplet hajdut e kriminal.
98% e vendit e ka vjedhur edhe shitur ai! Gjithe pasuria publike u privatizua ne kohe te tij.
More po te kthehen te gjitha cka dhene ai me privatizime, tendera, koncensione ne vijme pas Zvicres per pasuri.
Nuk ka kriminel me te madh.
Buken e popullit shqiptar e ha meta me jevgjit e vet.
bbnm,.
LSI= Organizat Mafioze, vetem parti nuk mund te quhet me ne krye Ilir Meten. LSI ka mbledhur vetem llumen e ketij vendi,dhe esht veshtir te lahet. Zheji eshte nje By..e lepires i Ilir metes dhe asgje me shume.
Artur, mos fol me marrina. Lere me kaq… Nuk mbrohet Meta dot nga asnje lloj analisti…, I ka dale era kesaj pune. Gjynah qe i ben fresk gjithe kohen. C’interes do te kesh?
Vajza e Metes tha “im ate eshte mbreti i shqiperise” ne kopesht. Mbreti i Shqiperise qe ka arken e Shqiperise dhe mjel cicat e parase se popullit shqiptar. Cdo popull meriton ata qe e qeverisin. Popull leshko mbaji shushunjat qe po ta pine gjakun deri ne asgjesim.
Une i njoh mjaft mire mardheniet e Metes me Kastriot Ismailajt, per here te pare te dy i kam takuar ne vitin 1995. Jam shprehur edhe here te tjera qe ata qe duhet ta dine e dine shume mire se bizneset e K. Ismailaj de fakto jane te Ilir Metes. Nuk eshte problem fakti qe Zheji te simpatizoje , te mbroje e te perfitoje nga mardheniet e tij me Meten, fatkeqesi eshte se ai, si gjoja analist i pavarur, manipulon dhe helmon opinionin aq te brishte dhe te varfer shqiptar. Fatkeqesi dhe turp per Zhein, ka patur prinder te mrekullueshem.
Zoti Zhei mendon se populli eshte qorr dhe i paditur.
Qe je injoreant,kjo ska dyshim,por ta vertetosh me shkrime te tilla kjo nuk me shkonte ne mendje! Me sa duket qenkeni pordhosur te gjithe kallep-sezet e sojit tuaj. Ti cdo gje e lidh me parat,se Ti sdi gje tjeter,as Ai brumbulli qe kerkon te mbrosh,por kuptoni o te mjere se jo cdo gje eshte para. Eh u shofte fara e races suaj more zagare!
Z Zheji.Ti sikur jeton jasht Shqiperise.Z .Meta per para shet shtepin jo me shqiperin.Kontigjenti LSI’st esht nje konglomerat qe shesin nen e bab per para dhe jo me partit.Ls i eshte vertet e keqjq e shqiperise dhe per mua ndofta me e ndyre se PD qe dihet eshte nje parti e krimit dhe e korupsionit.
Vërtet o Zheji që luan para e madhe dhe paranë në Shqipëri së pari e luan Like Floriri. Bile edhe për këtë shkrimin tënd, Likja nuk do të të lerë pa pare.
z,XHEI NE SYTE E SHUMIES DERMUSE ME KETE shkrim qe ke bere TREGON QE NE PERGJITHESI POLITIKANET TANE JANE TE KORUPTUAR QE NUK KANE GUZIM TI THONE NE SY VJEDHJET ME BLLOK VRASIET NE BULEVARD (KUR NE E KEMI PARE SYT TONE BLLOKUN 700000 euove KRIMETQE JANE BERE VRASIET NE BULEVARD GERDECIN ETJERA ) TI ATE PERSON MUNDOHESH TA NXJERSH TE PA FAJSHEM TE NA I SERVIRES SI NJE GJYNAF QAR QE I BIEN NE QAFE KOT/ SA DO TE MUNDOHESH TI SI I THONE NJE FJALE DIELLI ME SHOSHE SMBULOHET / TANI SHOKU JOT ESHTE I TREMBUR PO TA SHOHESH KA FRIKE DHE NGA ROBAT QE KA VESHUR PROBLEMI ESHTE SE PER KRIMET QE KANE KRYER DIKUSH I KA NDIMUAR NDERI LAHET ME NDER TANI LSIA I KERKON RAMES QE LLALLEN MOS E HEQIN /NDERI LAHET ME NDER VOTAT TONA QE I DHAME LSI BEN QE HAJDUTEVE KRIMINELVE MOS MARIN ATE QE MERITOJNE ( PERSONI ME BLLOK ESHTE BORXHLI EDHE ME SALEN ) DHE ZOTROTE KETU NA SERVIS NJE UJK TE VESHUR SI QINGJ QE TE SHKRETIT ME AMENDIEN TENDE DUAN TJA FUSIN / RAMEN PO E LUFTOIN LUBONJA E BEN TE CMENDUR ( JA PRISHI INTERESIN QE NE AGON TV PER DISA ARTIKUJ KOTI MERTE 10000 ero TE PISTA )KUR JU DHIMSAKA VENDI PSE SI NDAU 5000 eura ME FUKARENJTE/
Te gjith shqiptaret e dine se Ilir Meta esht kolera e kombit shqiptar.Esht hajduti nr 1 qe ka vjedhur pasurine e shqiptareve duke filluar nga ari ne Krabe. Mos ka qene dhe ky Zheji me te?
— z. ARTUR mos u ”shqetso” shum per METEN. Populli thot ; ”kush te kritikon te do”.
— Kam ven re , ne pergjithesi, figura te reja ose te ongazhuara ne politike, sa me shume qe behen objekt i varjanteve te ndryshme te luftes politike, aq me shume behen me te njohur , jo vetem per opinionin e brendshem shqiptar, por edhe per qarqe nderkombtare.
— Sa me shume qe kritikohen , pergojohen , madje ndonje dhe denohet , aq me te paster , me te kthjellet, me te pasur , me te fisem e te kulluar dalin, AQ ME ME SHUME KONSOLIDOJNE POZITAT, AQ ME LART NGJITIN SHKALLE E KAPIN POSTET
— Per ”LUFTEN E ASHPER ” ME VIDJO-STILOLAPS , E FLORI pata dhen opinionin se behet per ta bere METEN figur me te njohur e per a ngritur me lart . Dhe aktualish, ai eshte KRYETAR PARLAMENTI, CELSI I QEVERISSJES MAJTISTE.
— SOT, ”lufta ” qe beni ju, z. ARTUR, por edhe ata qe ju anatemoni , ka shume mundesi qe ”LIKE-FLORIRI apo-STILOLAPSI” ( sic e kane thirrur disa) neser DO TE JETE EDHE ME I PASTER, , dhe do te thirret = LIKE – PRESIDENTI, du ke qene se eshte nder te paktit , ne mos te vetmit STUDENTE DHJETORIST qe i ka hecur me shume ne karjeren e politikanit.
— Duke e ZHVILLUAR FANTAZINE me tej ………. pse mos te jete edhe KRYETARI I MAZHORANCES SE ARDHESHME ME EPIQENDER = LSI — -Sic mund te parashikohet qe PS , nen drejtimin e RAMES dhe e lojes BLUSH etj, ka munesi gradualisht te dale ne minoranse, ne mos dhe fare nga skena politike ( me qe ne biografi ka ” PULLEN E KUQE -PPSH”) . PO KESHTU, TE NJEJTIN FAT DUHET TE KETE EDHE PD. mbasi mbart mbi vete NJOLLEN E ZEZE TE NJE TRANZICIONI SHKATRRIMTAR , e cila edhe ashtu ne minorance krijon alergji . DO TI DUHEN VITE ME SHUME SE PS , PER TE HEQUR NJOLLEN E ZEZE E PER TU RIFUTUR DENJESISHT NE SKENE, Cdo loje e sforcuar eshte me pasoja tallavitese.
— Ah…mor z, ARTUR.. Populli popull mbetet. — KA 25 VJET QE KA HEQUR DORE NGA ZBORI USHTARAK …,TANI AI , E KA ZEVENDESUAR ME
ZBORIN POLITIK, i cili , i eshte bajalldisur me shume, shume me shume se ai ushtarak, Keshtu dhe ti , me gazeten –MAPO– vazhdoi ti besh zbor se pak e ka.. … Mos valle dhe kjo gazeta eshte shkurtimi emrave; -M-eta , A- rtur , P-rec ose PO-llo ?????…