Kush është Eno Bedalli, bosi i kokainës i vrarë në Elbasan... Ja kush ishte shënjestra e atentatit

4 Shkurt 2016, 09:13Politika TEMA

Eno Bedalli, 38 vjeç, është njëri prej tre viktimave të masakrës së të mërkurës që tronditi vendin. Në ngjarjen e Elbasanit humbën jetën edhe Agron Çapja dhe Ardit Sanikolli.

Po kush është Eno Bedalli?

Miku i Agron Çapjes rezulton që të jetë arrestuar në Itali, në qershor të vitit 2013 për trafik droge, në një vlerë prej 10 miliona eurosh, raporton Panorama.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.

Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezultonte se në tërësi Eno Bedalli së bashku me disa shqiptarë të tjerë trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Sipas policisë italiane, droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut.

Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

Ja kush ishte shënjestra e atentatit, u akuzua për vrasjen e biznesmenit

Florenc Çapja një nga personat e mbetur të plagosur në atentatin e të mërkurës në Elbasan, u akuzua rreth katër vite më parë për vrasjen e biznesmenit, Gentian Beqiri. Dyshohet se i riu ishte dhe shënjestra kryesore e atentatit.

Ekzekutimi i biznesmenit 40-vjeçari erdhi në një kohë kur ku i fundit ndodhej në arrest shtëpie dhe rruhej me punonjës policie. Bashkë me të u vra dhe babai i tij 78 vjeç.

Çapja edhe pse u akuzua për kryerjen e vrasjes së dyfishtë, prokurori nuk arriti ta faktonte me prova një gjë të tillë. Kurse vetë ai akuzuari pretendonte se ditën e ngjarjes ndodhej në Maqedoni.

Gentian Beqiri, ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapjes, i cili u ekzekutua në Elbasan me 30 plumba në vitin 2005.

8 komente në “Kush është Eno Bedalli, bosi i kokainës i vrarë në Elbasan… Ja kush ishte shënjestra e atentatit”

  1. ilia says:

    Drejtesine e mohuar nga ato qe duhet te bejne drejtesi, qe paguhen me taksat tona dhe qe rrjepin e ndukin ku te munden, e ben nje drejtesi tjeter, me e heshtur, me e ftohte, e quajtur “kallashnikov”

    1. Prec Ulaj says:

      Bejani varrin te madh, qe te mari edhe Hotelin, Servisin, atje ku do veje.
      Mbase e bejne Brigadjer atje poshte.

  2. Illyrian says:

    Biznesmen Sokol Çapja, biznesmen Gentian Beqiri biznesmen….. po ç’biznesmen kri ishin keta? Ishin trafikante droge dhe prostitucioni. Ishin per aty ku jane. Shpresoj qe edhe keta “biznesmenet” e tjere t’u bashkohen se shpejti.

    1. Porta says:

      Edhe ne Elbasan keto si familje kane qene llumi i qytetit edhe para ardhjes se demokracise (lirise se egersirave).

  3. gjini says:

    Po si rruhej ai me punonjesin e policise????Rruhej me brushe apo me furçe?Mesoni te shkrueni shqip TEMA! Jo rruhej ,por ruhej! me nji R.

  4. ben says:

    tere turq te pjerdhur…

    1. tt says:

      Te q…turqit maman kembeleshe greke se shqiptaret ta kane q.. qe ta kan q…

  5. Tt says:

    He mo ju lumte,heren tjeter mbajani nga parlamenti drejtimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje