VIDEO/ Pamjet me dron: Ja si është shkatërruar Homsi nga lufta

4 Shkurt 2016, 14:20Bota TEMA

Agjencia ruse Russianworks.ru, ka lëshuar një dron mbi qytetin Homs të Sirisë, ku shihen për herë të parë nga lartësia pasojat e luftës.

Në këtë video shihet gjithçka e shkatërruar në qytet. Nuk ka shpëtuar asnjë shtëpi apo banesë pa u goditur nga sulmet. Madje edhe xhamitë janë shkatërruar, transmeton lajmi.net

Homs ka qenë një nga strehët e rebelëve. Në dhjetor të vitit të kaluar, u deklarua një armëpushim, gjë që i hapi rrugë autoriteteve për ta marrë sërish nën kontroll qytetin.

Gjatë këtij armëpushimi megjithatë u vranë dhjetëra njerëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje