Një ngjarje tejet e çuditshme ka ndodhur në Australi.
Një mashkull ka paguar dy persona që t’i vrasin bashkëshorten, por ka përfunduar në burg pa ia arritur qëllimit të tij.
Noela Rukundo ishte nisur për një udhëtim disaditor në Burundo, nga kishte edhe origjinën.
Bashkëshorti, nuk dihet për çfarë arsye, ka paguar dy persona që të shkonin në Burundi dhe ta vrisnin.
Ata shkuan dhe pasi i vunë pistoletën në kokë e morën me vete dhe e çuan në periferi për ta vrarë.
Por, ironia e fatit, një prej vrasësve kishte miqësi me vëllain e Noelës.
Ata e lëshuan atë duke i raportuar të shoqit se e kryen detyrën dhe ky i pagoi.
Por menjëherë pasi bëri pagesën u përball më gruan e xhindosur.
Mëgjithëse i kërkoi falje, ajo e denoncoi dhe australiani u dënua me 9 vjet burg për tentativë vrasje.